Mbështetja e strukturave të krimit nga Serbia në veri të Kosovës do të ndëshkohet shpejtë nga reagimi i ashpër me forcë  nga ana e NATO-s

Mbështetja e strukturave të krimit nga Serbia në veri të Kosovës do të ndëshkohet shpejtë nga reagimi i ashpër me forcë  nga ana e NATO-s
Mbështetja e strukturave të krimit nga Serbia në veri të Kosovës do të ndëshkohet shpejtë nga reagimi i ashpër me forcë  nga ana e NATO-s

Dardan Grapci

  • 26 December 2022 - 15:54

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci 

 

Kur shihet hapur se si fjalorit luftënxitës i është bashkuar edhe kryeministrja  Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se Serbia është në prag të një konflikti të armatosur, duke u bërë thirrje edhe organizatave joqeveritare, të cilat janë pjesë e Konventës Kombëtare, të flasin sipas saj,  për “torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, atëherë perëndimi nuk ka çka të pret, Serbia përfundimisht duhet paralajmëruar se do të jetë vend i distancuar, izoluar dhe ndëshkuar me të gjitha masat politike dhe demokratike nga Evropa e Bashkuar.

 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq me  deklaratat e saj për kinse terrorin e shqiptarëve në Kosovës kundër pakicës serbe, duke lutur edhe organizata të shoqërisë civile për ta bërë një fushatë të tillë, ka dalë tërësisht nga binarët e normale në sjellje politike dhe diplomatike. Thirrja e saj është thikë me dy tehe sepse në njërën anë  rrejshëm sulmon shqiptarët kurse në anën tjetër përpiqet ti frikëson serbët duke krijuar huti e pasiguri.

 
BE-ja dhe SHBA ndoshta janë duke e ledhatuar dhe duke e marrë me të mirë akoma , Presidentin Serb, por çështja është se, nëse Serbia tenton apo vetëm e futë një ushtar serb në Veri të Kosovës, të  Mitrovicës, SHBA-ja dhe NATO me të parën do të veprojnë  kund me masa  të kundërvënies  ushtarake, me sulmet më të ashpra. Sa ju përket deklaratave të ambasadorit Gjerman, Zoti Rode e ka bërë këtë sa për ta paralajmëruar Vuçiqin dhe Bërnabiqin, se nëse Barrikadat nuk hiqen, do ti heq KFORI më dhunë, por kjo do të pret edhe një kohë, do të analizohet dhe do të veprohet pastaj. Unë mendoj se përfundimisht është duke  u ledhatuar së tepërmi presidenti serb Aleksandër Vuçiq nga perëndimi, BE dhe nga SHBA-të me sjelljet e tij jo vetëm destruktive, por edhe kërcënime të hapura ndaj politikës që këto vende po e ndjekin në raport me zhvillimet e fundit në Kosovë, bllokimin e jetës dhe lirisë së lëvizjes nga bandat serbe  në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovës. Është një absurd i madh  kur në thirrjet për heqjen e barrikadave që  janë drejtuar nga KFOR-I, EULEXI dhe diplomatët ndërkombëtar në Kosovë, përfshirë edhe ambasadorin gjerman, Aleksandër Vuçiqi ka reaguar duke kundërshtuar një kërkesë të tillë. Presidenti serb nuk ka hezituar por e ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, i cili ka thënë se barrikadat në Kosovë duhet të hiqen deri në Krishtlindje. Deklarimi i Vuçiqit se Zoti Rode [ambasadori gjerman në Kosovë] është i njohur për deklaratat e tij anti serbe”, është skandal i madh diplomatik dhe kundërvënie ndaj politikës paqësore. Madje për ambasadorin Rode, Vuçiq tha se “përfaqësuesi gjerman mendon se mund të përcaktojë se çfarë lloj fasule mund të hahet në Mitrovicë dhe çfarë nuk mund të hahet në Zubin Potok, e ky është edhe një provokim plus të cilit ja shton konstatimin e tij se kinse ky  deklarim i diplomatit gjerman është një kërcënim për popullin serb! Arroganca e Vuçiqit shkon aq larg sa  që ai pretendon se ambasadori gjerman,  me politikën dhe ndikimin e saj Gjermania   në rajon dhe për Kosovën, dëshiron dominim të plotë në Ballkan.  Kur shihet hapur se si fjalorit luftënxitës i është bashkuar edhe kryeministrja  Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se Serbia është në prag të një konflikti të armatosur, duke u bërë thirrje edhe organizatave joqeveritare, të cilat janë pjesë e Konventës Kombëtare, të flasin sipas saj,  për “torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, atëherë perëndimi nuk ka çka të pret, Serbia përfundimisht duhet paralajmëruar se do të jetë vend i distancuar, izoluar dhe ndëshkuar me të gjitha masat politike dhe demokratike nga Evropa e Bashkuar.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".