Ultra nacionalisti serb Aleksandër Vuçiq po na kërcënon me luftë tek pragu ynë! 

Ultra nacionalisti serb Aleksandër Vuçiq po na kërcënon me luftë tek pragu ynë! 
Ultra nacionalisti serb Aleksandër Vuçiq po na kërcënon me luftë tek pragu ynë! 

Agim Bajrami

  • 28 December 2022 - 16:47

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

 

Sipas informatave që po qarkullojnë në qarqet e brendshme serbe , sulmet ushtarake serbe do të përqendrohen përnjëherë, nga forcat tokësore dhe ajrore. Nga kufiri i Podujevës, në drejtim të Prishtinës,nga kufiri i Kamenicës në drejtim të Gjilanit dhe Graqanicës e Prishtinës. Forcat serbe, e kanë të përgatitur planin e sulmit ushtarak në detaje, për tërë hapësirës e Kosovës, duke vlerësuar se forcat e Kosovës janë të përqendruara në barrikadat në veri të Kosovës, ndërsa nga anët tjera të kufirit të Kosovës, do të mund të lëvizin lirshëm, dhe të marrin nën kontroll brenda një afati të shkurt territorin e Kosovës.

 

Lufta me Serbinë po duket e  pa pashmangshme por  pyetja është, a po përgatitemi të mbrohemi? Dëgjohet nga 'zyrtarët qeveritar' të deklarohen, se kemi kapacitete të afta për mbrojtje, dhe pyes ekspertët e sigurimit përgjegjës për vlerësimin e aftësive tona mbrojtëse, cilat janë ato kapacitete të afta për rezistencë ndaj një agresori të tërbuar kundër shqiptarëve? Të jem real, ndaj vetë vetës. Kemi një polici deri në 10,000.- pjestarë ,shumica mbi moshën 40 vjeçare,me sëmundje kronike, dhe me një pagë prej 400€, me armatim të pistoletës së tipit 'gllok' dhe 30 fishekë.  Një njësi më e përgatitur fizikisht, por për nga numri i prestarëve që nuk e kalon 500veta, me pagë me 400€ ,ndërsa nga armatimi mund të kenë edhe 'snajper' por sa do të mund ti bënë ballë, një sulmi nga brenda dhe jashtë, nga një ofensivë e armatimit të rëndë dhe u fuqishëm me qëndrueshmëri në kohë dhe hapësirë të gjerë. FSK-ja, mund të jetë më e përgatitur, për nga përgatitja fizike, por numerikisht që sot ka rreth 5000 prestarë, a do të mund ti përballoj sulmet e Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, e që ka një shtrirje të gjerë tokësore dhe ajrore. Dihet se Serbia forcat e veta elite dhe armatimin e vetë të rëndë luftarak e ka të përqendruara për rreth kufijve të komunave të Kosovës,si; Podujevës, Keqekollë/Prishtinë, Kamenicë,Gjilan, Mitrovicë, Zubin Potok. Sipas informatave që po qarkullojnë në qarqet e brendshme serbe , sulmet ushtarake serbe do të përqendrohen përnjëherë, nga forcat tokësore dhe ajrore. Nga kufiri i Podujevës, në drejtim të Prishtinës,nga kufiri i Kamenicës në drejtim të Gjilanit dhe Graqanicës e Prishtinës. Forcat serbe, e kanë të përgatitur planin e sulmit ushtarak në detaje, për tërë hapësirës e Kosovës, duke vlerësuar se forcat e Kosovës janë të përqendruara në barrikadat në veri të Kosovës, ndërsa nga anët tjera të kufirit të Kosovës, do të mund të lëvizin lirshëm, dhe të marrin nën kontroll brenda një afati të shkurt territorin e Kosovës. Shumë kush do të pyet, çka do të bëjë KFOR-i? KFOR-i , nuk do të përfshihet në konflikt/luftë së paku në fazën e parë, sikurse në skenarin e Ukrainës. Nëse, Kosova do të arrin të bëjë rezistencë ndaj sulmeve të agresorit ,në faza të më vonshme, mund ti mbështet forcat mbrojtëse të Kosovës, me armatim dhe forma tjera...por kurrsesi mos të lajthitim vetën, se KFOR-i do të vritet për neve,së paku, ky është qëndrimi i pa shpallur publikisht, nga NATO-ja. Atëherë,Kosova, me shpejtësi,duhet të përgatitet për një luftë të gjatë ,ndoshta duke u mbrojtur përmes formës 'guirele' siç ka bërë në fillim luftën UÇK-ja. Duhet të përgatitet popullata, edhe për  strehim,rezistencë,qëndrueshmëri,e durim...Por jo, duke e vë në gjumë, se KFOR-i është këtu dhe do të na mbroj.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".