Përveç bandave serbe që operojnë në veri të Kosovës, shteti po rrezikohet edhe shërbimet e spiunazhit të instaluara brenda institucioneve të shtetit

Përveç bandave serbe që operojnë në veri të Kosovës, shteti po rrezikohet edhe shërbimet e spiunazhit të instaluara brenda institucioneve të shtetit
Përveç bandave serbe që operojnë në veri të Kosovës, shteti po rrezikohet edhe shërbimet e spiunazhit të instaluara brenda institucioneve të shtetit

Gani Qarri

  • 01 January 2023 - 09:45

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Akti më i ri, i alarmit për vendosjen e mjetit eksploziv në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari “ në Prishtinë, dëshmon se Kosova, përveç grupeve kriminale serbe në veri, po kërcënohet seriozisht edhe nga grupe të rrezikshme të ekstremistëve islamik, të cilat duket se tash e mbi dy dekada kooketojnë ngushtë me kriminelët serb, për shkatërrimin e shtetit të Kosovës.

 

Vendimi i marrë për lirimin nga  paraburgimi dhe dërgimin në arrest shtëpiak të serbit të akuzuar për terrorizëm Dejan Pantiq, ka krijuar të gjitha kushtet, që nëse nuk hiqen barrikadat e ngritura nga bandat kriminale, të intervenohet nga KFOR-i së bashku me policinë e Kosovës, për heqjen e të gjitha barrikadave të vendosura nga bandat serbe për plot 19 ditë, të shoqëruara me kërcënime të përditshme edhe për ndërhyrje ushtarake nga Serbia fashiste në Kosovë! Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e drejtësisë e kanë vlerësuar vendim të gabuar dhe të kundërligjshëm vendimin për arrestin shtëpiak të Dejan Pantiqit, derisa  zyrtarët evropianë, me njëherë pas publikimit të vendimit kanë filluar të kërkojnë heqjen e menjëhershme të barrikadave nga serbët lokal dhe grupet e organizuara që i kanë vendosur ato. Një vendim të tillë të institucioneve të drejtësisë e ka mirëpritur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila  përmes një reagimi në Tvitter ka kërkuar që ky hap i institucioneve të drejtësisë të përcillet me largimin e barrikadave në veri. Prandaj kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri dhe de-përshkallëzimin e plotë të gjendjes në veri. Reagim të ngjashëm ka publikuar edhe  deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, i cili ka thënë se tash është koha që të hiqen barrikadat. “Dejan Pantiq është liruar nga paraburgimi dhe pritet të dërgohet në arrest shtëpiak, ndaj tani është koha për të hequr të gjitha barrikadat nën mbikëqyrjen e KFOR-it dhe EULEX-it. Dhe përfundimisht tani është momenti vendimtar, që të rikthehet liria e lëvizjes në Kosovë, gjë që duhet të kërkohet më me ngulm edhe nga faktori ndërkombëtar, që pa hezituar ti bëjnë presion qeverisë serbe në Beograd dhe ti detyrojnë serbët e komanduar nga Serbia fashiste që të heqin dorë nga barrikadat, ose të njëjtat të largohen me masa të dhunshme nga KFO-ri, EULEX dhe policia e Kosovës. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".