Ligjin Vetting duhet përshpejtuar për ta pastruar urgjentisht sistemin e drejtësisë nga gjyqtarë prokuror në shërbim të krimit të organizuar

Ligjin Vetting duhet përshpejtuar për ta pastruar urgjentisht sistemin e drejtësisë nga gjyqtarë prokuror në shërbim të krimit të organizuar
Ligjin Vetting duhet përshpejtuar për ta pastruar urgjentisht sistemin e drejtësisë nga gjyqtarë prokuror në shërbim të krimit të organizuar

Dardan Grapci

  • 02 January 2023 - 09:24

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci 

 

Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu duhet të kërkon me procedurë të shpejtë në Kuvend që të  votohet Ligji i Vettingut, sa më shumë që shkon duke i vonuar, shkon në interes të ri pozicionimit të krimit të organizuar. Nuk duhet toleruar kjo situatë që është duke vazhduar me vendime skandaloze dhe aktgjykime qesharake që po shqiptojnë gjyqtarët e korruptuar. Vetë ministrja duhet ta sheh se si para syve të saj po amnistohen keqbërësit dhe keqpërdoruesit e pozitave nëpër vende kyçe të cilët po shkojnë deri në ekstrem sa që po e shkatërrojnë  edhe natyrën.



Prokuroria Themelore në Prizren duhet të ankohet dhe të kërkon  urgjentisht nga KGJK-ja  që  ta suspendoje dhe të merr masa kundër atij/asaj gjyqtari/e i cili i/e ka sjellë këtë situatë deri në këtë pikë, kurse ish- inspektorin e ujërave në Komunën e Prizrenit, Avdullah Gashi duhet të dënohet me gjobë nga 10 mijë euro deri në 20 mijë euro, si dhe me  së paku 3 vite burgim. Investitori Hashim Kryeziu duhet me i ndërpre punimet, dhe të kërkoj nga komuna e Prizreni një lokacion tjetër, e jo të shkatërrohet Lumbardhi. Kjo që ka ndodhë në rastin konkret është skandaloze, shpërfaqje pa fije turpi abuzimit me ligjin, e pa i dhënë përgjegjësi askujt. Kjo tregon hapur bashkëjetesën e   sistemit të drejtësisë me krimin e organizuar, duke e mbrojtur, amnistuar atë edhe atëherë kur gjendet në bankën e të akuzuarve me fakte për ty gjykuar sipas ligjit, me dënimin më të ashpër të merituar. Nuk është ilustrim i menduar për analizë por fakt që ka ndodhur dhe është identifikuar e raportuar në media, rasti i freskët që ngjallë dyshimin e bazuar për lidhjen e gjyqësorit me krimin, është  vendimi I Gjykatës Themelore në Prizren,  e cila ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Avdullah Gashi, ish- inspektor i ujërave në Komunën e Prizrenit, duke e dënuar atë me 2 mijë euro gjobë. Dyshimi për lidhje korruptive ka të bëjë me faktin se Gashi akuzohej se i ka mundësuar investitorit Hashim Kryeziu ndërtimin e objektit në rrjedhën e lumit “Lumbardh” pasuri shoqërore, duke uzurpuar një sipërfaqe prej 84 metra katrorë dhe se ka lejuar që objekti të ndërtohet pa u respektuar largësia e përcaktuar me ligj nga brigjet e lumit.  Fillimisht, Kryeziu ishte  dënuar me 6 muaj burgim efektiv, mirëpo me propozimin e të akuzuarit dënimi me burgim prej 6 muajve është zëvendësuar me 2 mijë euro. Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës, 24 dhjetor 2021, të akuzuarin Gashi e kishte dënuar me  gjashtë muaj burgim, por Gjykata Supreme e Kosovës, më 12 shtator 2022, ka kthyer çështjen në rigjykim me aprovimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë,  me pretendimet se aktgjykimi i shkallës së parë është përfshirë në shkelje të dispozitave të procedurës penale, duke tejkaluar aktakuzën me të cilën i kishte shtuar edhe një vepër tjetër penale dhe se për këtë prokuroria nuk e kishte bërë precizimin e aktakuzës e as zgjerimin e saj. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 22 gusht 2019, Avdullah Gashi akuzohet se më 3 tetor 2017, në cilësinë e personit zyrtar, si inspektor i Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin. Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me dashje shkel ligjin lidhur me detyrat e tij, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 48 të Ligjit për Ujërat e Kosovës dhe nenin 12 pika 1.3 të udhëzimit administrativ, nr. 04/2016, për kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e brigjeve të rrjedhave dhe akumulacioneve, dhe pa fakte konstaton në procesverbal se investitori Hashim Kryeziu ka respektuar pikat kadastrale. Sipas aktakuzës, thuhet se në bazë të këtij konstatimi në procesverbal, investitorit Hashim Kryeziu, i është mundësuar ndërtimi i objektit B+P+2, në parcelën shoqërore “Ujërat” në rrjedhën e lumit “Lumbardh”, duke uzurpuar një sipërfaqe rreth 84 m2, të pasurisë shoqërore. Me këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. Edhe qytetari më i pa informuar dhe i pa mësuar në interpretimin dhe analizën e çështjeve gjyqësore e heton në këtë rast abuzimin dhe amnistimin e qëllimshëm të krimit. Praktikat e tilla po tregojnë amnestimin e krimit nëpërmes zbutjes maksimale dhe të pa drejtë të dënimit, sepse bëhet fjalë për lidhje të ngushtë ashiqare dhe me pazare të mëdha të gjykatësve dhe prokurorëve me njerëz të krimit.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".