Paralajmërim  i hareshëm për gjenocidin e ri serb mbi shqiptarët,  i  lejuar me gënjeshtrat fantastike dhe   patriotike serbe që trullosin   “miqët” tanë perëndimor!

Paralajmërim  i hareshëm për gjenocidin e ri serb mbi shqiptarët,  i  lejuar me gënjeshtrat fantastike dhe   patriotike serbe që trullosin   “miqët” tanë perëndimor!
Paralajmërim  i hareshëm për gjenocidin e ri serb mbi shqiptarët,  i  lejuar me gënjeshtrat fantastike dhe   patriotike serbe që trullosin   “miqët” tanë perëndimor!

Halim Hyseni

  • 02 January 2023 - 15:52

Shkruan: Halim Hyseni 

Kujdes o njerëz ndërkombëtarë dhe vendorë- kosovarë  sepse nga mos dija, mungesa  e informacioneve valide ; por edhe nga gjeshtrat dhe mashtrimet e diktatorëve të djallëzuar e të bashkuar jeni duke e ndjellë apokalipsin/përmbytjen botërore!

Para pak ditësh në  gazetën online  “Kosova Sot”  botova  një shkrim për diplomacinë mikluese- ledhatuese ndërkombëtare, e cila në vend të qetësimi të situatave konfliktuale  po i përshkallëzon tej mase ato duke i ledhatuar demonët, sa që një ditë, jo të  largët, do të dalin jashtë kontrollit, meqë  e keqja, padrejtësia,  imoralja bashkë me amoralen  do ta mundin të mirën, të drejtën dhe moralen. E mora shembullin Vlladimir Putinin, i cili   vetëm pamjen e ka  të njeriut, por objektivisht, ai nuk është njeri. Është  demon apo thënë në gjuhën popullore  dreq. Shumë kohë diplomatët dhe burrështetasit kryesor të botës kanë  biseduar me të. Shumëkujt i  është  dukur simpatik, inteligjent, hareshëm, i vendosur, i drejt dhe moralshëm. Ish- kancelarja e Gjermanisë,    zonja shumë e nderuar e pranoj  se ishe mashtruar  nga ai. Nuk  është e çuditshme sepse demoni është mashtrues, gënjeshtar, shumë fytyrës, gjakësor, i pa shpirt, brutal i dhunshëm.  Nga ledhatim që me kohë iu bë  demonit Putin, sot  po vuajmë të gjithë. Por tmerrin  janë duke përjetuar vëllezërit dhe motrat tona në Ukrainë. Shkenca ka vërtetuar se gjithnjë  ku e keqja, padrejtësia, amorali,  imorali dhe anti vlerat  e mundin  mirën, drejtësinë dhe vlerat, ndodhin përmbytjet, apokalipsi    dhe kiametet.  Këto ditë demonët po bashkohen. Rusia  përmes  demonit  Vagner po thuhet se bleu arme nga demoni në Korenë e Veriut. Demoni  Putin e ftoi  demonin e Kinës XI-n për të bashkuar forcat demokratike në botë.  Haptazi e nxit  Kinën të atakoi Tajvanin, shëtitin tjetër demokratik. Demoni tjetër, në Ballkanin Perëndimor, me  mjeshtri të jashtëzakonshme është duke përdorë gënjeshtra patriotike, duke   ndezur vet dhe fikur zjarre me qëllime taktike luftënxitëse. Fjalën e kam për krye-demonin Aleksandër Vuçiq, presidentin e Serbisë. Ky sa herë që flet, gënjen. Kur ndez zjarre, flet për paqe. Ky këtë  e bënë për të mashtruar. Lista Serbe është dora  e zgjatur e tij. Barrikadat janë vendosur me urdhër të tij. Po ashtu, largimi policëve serbë, deputetëve, gjyqtarëve serbë, është bërë me urdhër tij. Bandat e armatosura dhe të kriminalizuara  udhëhiqen nga ai. Populli serb, në veri as një të keqe nuk e ka nga shqiptarët dhe pushteti, përkatësisht  Qeveria e Kosovës. Serbët e veriut janë në hall të madh nga bandat serbe, sepse u digjen veturat, shtëpitë, nuk guxojnë të dalin në votime, vend votimet shkatërrohen, duke u vendosur trotil. Policia e Kosovës, e EULEKSIT dhe KFOR- it janë objekte  shënjestre me  armë zjarri nga ata. Me urdhër të krye-demonit Vuçiq kanë ardhur   bandat tjera   nga Serbia dhe Rusia.  Krye- demoni Vuçiq, Kosovën e kërcënon  me ushtri. Ky solli  afër kufiri të veriut të Kosovës ushtrinë  serbe  me forcat ruse të Vagnerit.  Kërkoi që në një shtet sovran i shpallur  plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të  konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë më 22 korrik 2010, të dërgoi 1.000 ushtarë. Kishte arritur ta bind për këtë dhe kërkesa tjera  kundër Kosovës ambasadorin Hill, ani pse SHBA-ja  është arkitekti kryesor i pavarësisë së Kosovës. Ky krye - demon së bashku me demonët tjerë (Ivica Daçiqin, Aleksandër Vullinin)   që të përshkallëzojnë gjendjen me urdhra të Putinit në veri të Kosovës. Pasi e fikin zjarrin e ndezur vet në veri të Mitrovicës dhe  pas fitores me mashtrimin e SHBA-ve, NATO-s dhe Bashkimit Evropian , arriti ta   ndëshkojë   Kosovën, duke i dhënë  favore strategjike Serbisë dhe tepër disfavorshme  për Kosovën. Ivica  Daçiq në mënyre triumfale i raporton ambasadorit rus.

Si  i mashtroi krye demoni Vuçiq SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Evropian? 

Në këtë analizë do bazohem në Bibël librin e shenjët duke huazuar një thënie të shenjtë të Gjoni i cili thoshte: “Djalli... ishte njeri vrasës që nga fillimi dhe s’ka  të bëjë gjë me të vërteten, sepse  në te nuk ka një të vërtetë. Kur thotë gënjeshtra, flet nga vetja, sepse  është  gënjeshtar dhe i ati i gënjeshtrës ”( Gjoni 8:44128). Pushtetet diktatoriale, e sidomos ai  serb dhe rus, janë  pushtete vrasëse nga fillimi dhe s’ka të bëjnë me të vërteten, sepse te  ato nuk ka një të vërtetë. Ata janë gënjeshtar dhe i ati i gënjeshtrës. Këtë e thonë dhe vërtetojnë edhe vet. Ai i cili më së miri e thotë dhe vërteton këtë është ati shpirtëror i serbëve Dobrica Qosiq. Këtë e kam thonë edhe në një rast dhe shkrime të tjera, andaj dua ta përsërisë edhe një herë sepse e ka thënë bukur dhe  shumë sinqertë. Ja çka thotë ky shkrimtar i madh serbe  për gjeshtrën serbe:

“ Gënjeshtra përbën interesin shtetëror serb. Ne gënjejmë për  të lartësuar vetën dhe për të ngushëlluar të tjerët. Gënjejmë nga vetëkënaqësia,  gënjejmë edhe  nga ligësia, për  t’u trimëruar, për të fshehur turpin tonë. Gënjejmë edhe në shenjë respekti, gënjejmë edhe për lirinë. Gënjeshtra  përbën thelbin e patriotizmit serb, dhe kjo  vërteton inteligjencën tonë të lindur. Gënjejmë në sensin krijues, në sensin e imagjinatës dhe të inovacionit. Në  Serbi çdo gënjeshtër behet e vërtet. Serbët, falë gënjeshtrës, kanë mbijetuar gjatë historisë “.  

Për gënjeshtrën serbe ka studime  të shumta. Kështu, mitropoliti i Kishës Ortodokse malazeze, Mirash Dedeić, me 11 janar 2019,në Cetinjë me rastin e  Ditës së Pashkëve, Serbinë e quan  “vend i rrenësve” duke thënë:”... një komb të ndërtuar në gënjeshtra”. Ai citon Dobica Qosiqin. Me  fenomenin e gjeshtrave serbe është  marr edhe Erna Paris. autore kanadeze në librin: Long Shodaws truth, lies and Histrory”. Kroatja  Dubravka  Ugreshiq po ashtu është marr me gënjeshtrat serbe. Kjo autore në mes tjerash thotë: ”Nëse dikush ka dashur që t’i bëjë nder Dobrica Qosiqit... me siguri se këtë  e ka bërë për shkak të deklaratës:  Rrena është formë e patriotizmat tonë dhe vërtetim i inteligjencës sonë të lindur”. Për gjeshtrat serbe  ka shkruar studiuesi shqiptar Mahmut Bardhyli, në librin e tij shkencor:  Mashtrimi i madh.  Me fenomenin e kulturës së gënjeshtrave jam marr edhe unë ne botimet e mia. Ajo që është e  saktë,  fenomenin e  gënjeshtrave dhe  gënjeshtrat  serbe i gjen në çdo fushë të veprimtarisë serbe: në art figurativ, në histori, në letërsi, në krijimtari shkencore dhe artistike, me mediume dhe mjete informative, e sidomos ne tekste dhe libra shkollore. Kjo ka bërë, siç thotë me të drejtë Dobrica  Qosiqi: “Në këtë vend (Serbi- H.H.) secila rrenë në fund bëhet e  vërtetë”. Falë aftësive diabolike të Vuçiqit, Ivica Daçiqit, Mirko Gjurqit, Bernabiqit, Goran Rakiqit e të simfonisë magjike të gjeshtrave, SHBA dhe Bashkimi Evropian,  janë   bindur se populli më i privilegjuar në botë (nuk paguajë rrymën, ujin, marrin nga dy paga, nuk njohin dhe nuk zbatojnë ligjet e shtetit në të cilin jetojnë)janë të rrezikuar nga shqiptarët, andaj merren në mbrojtje  nga vendet të cilat promovojnë gjoja respektim të vlerave demokratike( zbatim te  ligjeve, respektim te drejtave të njeriut, shtetin ligjor, edukimin multikulturor etj.), Nuk ka dilemë ( nëse kjo nuk është një diplomaci e thellë që nuk e besoj)  diplomacia e SHBA-ve  e NATO-s dhe  Bashkimit Evropian)  keq kanë ra në kurthin e  gënjeshtrave serbe  dhe gënjeshtarëve serbë, prandaj   e ndëshkojnë Kosovën,  krijesën e tyre që të mos dënojnë dhunën, të mos e ndjekin krimin, që një vend  multietnik i shpallur me kushtetutë të ndahet në vija  etnike, duke harruar se në Serbi ekziston një etni, më e diskriminuar ne Evropë ( kjo është etnia shqiptare, me numër më e madhe se etnia  serbe në Kosovë). Po del haptazi  se etnia serbe duhet të favorizohet pse gënjejnë, mashtrojnë, ndezin zjarre dhe konflikte, zbatojnë urdhrat e Putinit, e në anën, shqiptarët tjetër duhet të ndëshkohen vetëm pse heshtin dhe durojnë.

Të nderuar diplomatë të SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian kështu nuk ndërtohet  paqja, kështu ndillet apokalipsi apo kjameti. Quajeni  si të doni. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".