Ambasadori Hill nuk mund të dali kundër politikes zyrtare të SHBA-ve

Ambasadori Hill nuk mund të dali kundër politikes zyrtare të SHBA-ve
Ambasadori Hill nuk mund të dali kundër politikes zyrtare të SHBA-ve

Muhamet Kelmendi

  • 03 January 2023 - 16:24

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Ka kohe dhe jo verem tash, por edhe para bombardimit te shtetit serb, si dhe ne vazhdimësi, qe Ambasadori Hill, ka treguar një neutralitet, qe mund te vlerësohet edhe si afërsi me Serbinë. Para bombardimit duke mbajtur qëndrim neutral,madje edhe te përafërte me shtetin serb. Kishte raste qe kishte qëndrime te çuditshme ndaj UCK-se. Si rrjedhojë ishte neutralizuar nga Sekretarja Ollbrajt, duke e larguar nga ndërmjetësimi midis UCK-se, përkatësisht Kosovës dhe shtetit serb.

Ndërsa, ne Rambuje as qe ishte vizitor. Pas luftës mbeti ne pasivitet.

Ne këtë administrate dhe si njohës i Ballkanit u dërgua ne Beograd si Ambasador. Ne pozitën e tille vazhdimisht mbajti qëndrime te paqarta.

Kishte raste qe anonte nga ana e politikes se Beogradit.

Te përkujtojmë këtu qëndrimin: "Serbia është konstruktive ne krahasim me Kosovën", ose " Ne Bruxel u ndërprenë bisedimet me fajin e Prishtinës",

ose tash" " Me vjen keq qe u bombardua Serbia". Kuptohet se për çdo njeri qe logjikon drejte i vjen "keqe" pse u bombardua shteti serb. Heshtjet qe mund te zgjidhen ne mënyre paqësore nuk duhet te lejohet forca për te arritur rezultatin e njëjtë. Kjo është e qarte. Ne deklaratën e tille dalin dy qëndrime:

1. I tërhiqet vërejtja shtetit serb për te bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar ne zgjidhjen paqësore te raporteve me Kosovën, sepse përsëri mund te bombardohen.

2. Me te vërtetë i vjen keq pse u bombardua shteti serb.

Sidokudo është Ambasador i shtetit mik dhe kërkohet te respektohet.

Besohet se jashtë politikes zyrtare te SHBA-ve nuk del.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".