Kosova po e fillon një vit të ri me plotë sfida serioze të brendshme politike dhe agjendë vendimtare për shtetin në angazhimet diplomatike

Kosova po e fillon një vit të ri me plotë sfida serioze të brendshme politike dhe agjendë vendimtare për shtetin në angazhimet diplomatike
Kosova po e fillon një vit të ri me plotë sfida serioze të brendshme politike dhe agjendë vendimtare për shtetin në angazhimet diplomatike

Dr. Hysni Aliu

  • 04 January 2023 - 07:45

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Viti 2023 ka filluar me një qetësi relative dhe shpresojmë shumë që kështu të vazhdon, edhe pse parametrat janë të tillë që kompleksiciteti i gjërave, jep më tepër mundësinë dhe gjasat që të ketë shumë sfida vështirë të kalueshme, sesa të vazhdon çdo gjë qetësisht dhe paqësisht. Kemi një antagonizëm 100% në mes të asaj çka presim ne dhe ndërkombëtarët, dhe të situatës dhe sjelljeve në teren.

-Gjersa flitet për marrëveshje deri në mars të këtij viti, në teren kemi përgatitje për luftë dhe në të njëjtën kohë edhe opinioni publik përgatitet për luftë, nëpërmes të medieve të caktuara, kjo vlen për Serbinë. Serbia përgatitet për largimin e njohjeve që ka Kosova, mban në fioka shantazhet që tenton të ja bëjë Kosovës e faktorëve ndërkombëtar, duke i kërcënuar që sot ose nesër do të tregojmë se cilat vende kanë tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës, metodë që e ka përdorë për ti shantazhuar me dosje ish krerët e luftës dhe përdor edhe më tutje gjykatën speciale për të njëjtat qëllime.

Sa na përket neve si Kosovë, kemi një qeveri që po bënë maksimumin e mundshëm për të dal fituese në këtë betejë që po zhvillohet në dhjetëra fronte, që nga toka, ajri, diplomacia gjeostrategjike e deri tek sfidat e brendshme që fatkeqësisht janë aq të mëdha sa që i zvogëlojnë përgjysmë mundësitë dhe kapacitetet e kësaj qeverie për të pasur suksesin e dëshiruar në arenën ndërkombëtare e sidomos në çështjet e dialogut me Serbinë dhe sfidat në veri të Kosovës. Kemi një opozitë, që është inekzistente sa i përket shërbimit të mirë për vendin në raport me Serbinë dhe faktorin ndërkombëtar dhe kemi gjithashtu një qeveri që për arsye që unë nuk i di po heziton ti zgjeroj radhët e veta udhëheqëse me njerëz të ri që kanë dinjitet dhe dije e trimëri për tu ballafaquar me gjithë këtë uragan që ka përballë.

Kemi problemin e të menduarit të gabueshëm që në start, e ai është besimi që individi i caktuar është i pazëvendësueshëm, si rrjedhojë gjithmonë i njëjti duhet të jetë qelës për zgjidhjen e çështjeve të caktuara. Kjo mënyrë e të menduarit dhe kur kësaj i shton armiqësinë totale të opozitës në raport me qeverinë, dobëson shumë pozitën tonë negociuese të Kosovës, edhe në raport me Serbinë edhe me ndërkombëtarët si tërësi.

Emërimi i fundit i ministrit të shëndetësisë nga z. Kurti, e vërtetoj edhe njëherë dobësinë e kësaj qeverie, ku edhe kryeministri Kurti për të cilin kam respekt të madh, ju nënshtrua klaneve brenda partisë apo klaneve më të gjëra që ndërlidhen me udhëheqjen e shtetit, duke mbetur rob i asaj teorisë që vlen vetëm për naivët ose klanet e caktuara se individi është i pazëvendësueshëm.

Emërimi i një ministri të shëndetësisë për herë të tretë nga i njëjti kryeministër, jep së pari pasqyrën tepër të keqe për z. Kurtin, por tregon edhe më shumë edhe për ministrin i cili pranoj të bëhet mjet pune i z. Kurtit, pra shërbëtor, rrogëtar apo thuaj ndash edhe skllav i tij. Kur një individ ka dinjitetin e atillë që pranon të bëhet vegël pune e dikujt, atëherë ajo tregon që ai njeri ka probleme të mëdha me egon, dinjitetin, dhe moralin njerëzore, si rrjedhojë nuk të jep shpresa që një njeri i tillë do të sjell diçka të mirë apo të moralshme apo të lakmueshme. Hyp zhdyr, hyp zhdryp, kjo më shumë i ngjan një kalorsi që i hyp kalit e zhdryp sesa një raporti normal të një kryeministri me një ish ministër apo anëtar partie.

Ne si popull duhet të mësojmë që raportet zyrtare e profesionale nuk mundemi ti shndërrojmë në diçka si raporte burrë-grua e as prind-fëmi, por ato duhet ti përcakton ligji, rregullat e funksionimit, performanca, meritokracia, dhe ajo që është më e rëndësishmja, që secili duhet ta kupton që secili është i zëvendësueshëm. Unë jam ndjerë tepër i fyer me këtë emërim, sepse është fyer një komb i tërë, sepse duke emëruar të njëjtin njeri tri herë e një herë për kryetar komune, kombi ynë u trajtua si një komb me mungesë katastrofale kuadrosh, duke ditur që ka me mijëra njerëz brenda Kosovës e Shqipërisë pa e futur këtu diasporën që do e kryenin atë funksion në mënyrë perfekt. Këto gjëra nuk guxojnë të përsëriten përndryshe kalorësi rrezohet së bashku me Kalin.

Sa i përket opozitës, unë ju bëj thirrje që të ju kthehen fakteve, si ky fakti që e potencova më herët e jo tendencave të vazhdueshme për ta shtrembëruar ose keq interpretuar të vërtetën, sepse ajo është mënyra më e mirë për ti ndihmuar vendit të vetë. Mohimi i qeverisjes së mirë të z. Kurti, nga opozita po shkon në dëm të tyre, në vend të mohimit të gjërave të mira, opozita duhet të largoj nga publiku dhe funksionet por edhe ndikimet indirekte njerëzit që populli i njohin si robërues dhe të sjell në vetvete kuadro të ngritura që konkurrojnë me mendje dhe që kritikat i bazojnë në fakte. Po ua thjeshtësoj opozitës" nëse dikujt i thoni në pikë të ditës që tani është natë, jam i sigurt që individi që ke pranë do të mendon ose që je i çmendur, ose që je mashtrues patologjik" andaj mbani këmbët në tokë, sidomos në këtë vit 2023 që është viti më i vështirë e sfidues për botën e në këtë kuadër edhe për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".