Serbia ndalet vetëm me forcë, 25 mijë ushtarë të rregullt në mbrojtje të shtetit të Kosovës

Serbia ndalet vetëm me forcë,  25 mijë ushtarë të rregullt në mbrojtje të shtetit të Kosovës
Serbia ndalet vetëm me forcë,  25 mijë ushtarë të rregullt në mbrojtje të shtetit të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 04 January 2023 - 22:51

Shkruan:ANALISTI:Muhamet Kelmendi

Veriu është një çështje e pa zgjidhur.

Komunat me shumicë serbe në veri dhe brenda në Kosovë janë vende nga Serbia do të krijon çerdhe shoveno nacionaliste serbe, në mënyrë që Kosova të mos stabilizohet dhe ta realizon ripushtimin e vendit.

Fakti se Kosova në Kushtetutën serbe sanksionohet si territor i shtetit serb, sikundër edhe në politikë, nga përkufizohet Kosova si krahinë e jugut të Serbisë, me emërtimin “Kosovo i Metohija”, tregon synimin ripushtues. Politika në Beograd nuk ka hequr dorë nga Kosova. Nëse nuk e ripushton, atëherë synon Beogradi të ndaj e të copëton Kosovën.

Këtë pikësynim e ka Serbia. Në këtë gjendje dy rrugë ka Kosova:

1. Forcimin e ushtrisë së vetë me njerëz dhe me mjete luftarake moderne, nga mundet vetëm për vetëm te mbroj Republikën.

Këtu lypset të rritet numri i ushtarëve, jo në 4 mijë a 5 mijë veta, por në 25 mijë ushtar të rregullt, veç të rezervës që kërkohet të jetë mbi 10 mijë veta.

Veç kësaj, lypset të nxirret ligji mbi shërbimin ushtarak prej 1 viti.

2. Rritja e numrit të ushtarëve të KFOR-te, sidomos atyre amerikanë, anglez e gjerman, ndikon në ruajtjen e sovraniteti dhe të tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës.

Shikuar gjendjen, priten veprime kriminale nëpër komunat serbe. Në veri aksione luftarake, bllokime të rrugëve dhe kundërshtim të shtetit, ndërsa në komunat me shumicë serbe brenda Republikës, mos dëgjueshmëri dhe ndërtim të mekanizmave të shtetit serb, në mënyrë që të godasin Republikën. Këto masa kriminale pritet që të ndërmerren nga shteti serb. Serbia ndalet vetëm me forcën e armëve. Beogradi nuk tërhiqet nga qëllimet ripushtuese pa një goditje të ashpër.

Forca amerikane, angleze dhe gjermane, përkatësisht e NATO-s,e ndal shtetin serb. Nëse kështu nuk veprohet mbetet që Republika të forcohet ushtarakisht dhe vetë ta mbron territorin dhe sovranitetin.

Pa këto mjete të dhunës ushtarake nuk ndalet Serbia.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".