Kosova e rrezikuar nga Shqipëria, qarkullon droga me tona e kultivuar nga narkomafia  

Kosova e rrezikuar nga Shqipëria, qarkullon droga me tona e kultivuar nga narkomafia  
Kosova e rrezikuar nga Shqipëria, qarkullon droga me tona e kultivuar nga narkomafia  

Dardan Grapci

  • 05 January 2023 - 16:24

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci 


Shteti i së drejtës në Kosovë  është  duke u sfiduar  seriozisht nga modeli i njëjtë i shtrirjes në rritje  të trafikut dhe tregtisë me drogat që ka marr hov e nuk ka të ndalur në Shqipëri, kurse rrjetet e këtij krimi kanë instaluar edhe celulat e degëve të veta gjithandej edhe në territorin Kosovës. Shifrat e publikuara në fund të vitit, nga vetë kreu I Qeverisë, për aksionet antikrim janë alarmante dhe flasin seriozisht për një rrezik që duhet të merret seriozisht dhe me shumë shqetësim. 

 

Në aksionet e policisë  për  luftimi i krimit dhe kontrabandës, gjatë vitit të kaluar është raportuar se janë  arrestuan tre mijë persona në mesin e tyre 288 zyrtarë publik. Vetë kryeministri Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë, për vitin që mbeti pas, ke treguar se  në vitin e kaluar janë kryer 850 operacione kundër krimit dhe kontrabandës, me një  fokusim të diferencuar dhe përqendruar edhe në veri të Kosovës, për dallim nga amnistia në vitet e kaluara, dhe në tërësi në këtë fushatë vjetore antikrim   janë shkatërruar 69 grupe kriminale dhe janë konfiskuar  rreth dy tona  substancë narkotike, saktësisht 1.9 ton  të substancave të  tilla. Kur ju referohemi këtyre shifrave, edhe qytetari më i thjeshtë do ta shtronte pyetjen se sa flet ku fakt alarmanti  zbulimit  të shifrave me tona të konfiskimit të substancave narkotike, të drogave, për lidhjet ndërkufitare me Shqipërinë  të  rrjeteve të kthimit. Gjithsesi që ky fakt zyrtar i zbuluar është shumë për tu shqetësuar. Ky  fakt  është vetëm edhe një element shtesë që duhet shfrytëzuar akoma më shumë nga  të gjitha strukturave të sigurisë, duke  mobilizuar jo vetëm ekipet e policisë antikrim por edhe  shërbimet e AKI-së dhe të inteligjencës financiare, për të  hetuar dhe  bllokuar korridoret trans nacionale të tregtisë me droga, përmes territorit të Kosovës, por edhe për të hetuar nga inteligjenca financiare fenomenin e pastrimit të prasë së fituar nëpërmes të krimit, pastrim që po merr hov kryesisht në fushën e ndërtimit.
Një fakt është shumë i pa diskutueshëm dhe i pa mohueshëm. Sado që te luftohet droga në Kosovë, përsëri nuk mundë të ndalet  100% kontrabandimi i tyre nga shtetet fqinjë për në Kosovë dhe anasjelltas.  Ajo se çka duhet të bëjnë policia e Kosovës,  duhet sa më shumë ta pakësojnë kontrabandimin
dhe shitjen e drogës në Kosovë, sidomos tek të rinjtë.

Unë mendoj që duhet të instalohen gjithandej në vendet publike mini-kamerat e vëzhgimit, brenda dhe jashtë objekteve publike më të frekuentuara, sidomos atyre  të arsimit, shkollave si dhe të njëjtat zona të  monitorohen e vëzhgohen nga  personeli i policisë  civile, duke vizituar  e  patrulluar përreth shkollave dhe institucioneve të tjera publike që më së shumti frekuentohen e shfrytëzohen nga të rinjtë që janë viktima të abuzimit nga rrjetet e krimit. 
Pika dytë,  ajo se çka duhet të ndodhë është ndalimi ose kontrolli i ashpër i   klubeve të natës që po  punojnë nga ora 23 deri në orët 4 apo 5 të mëngjesit. Madje  nga njësite të specializuara do të duhet të aplikohet edhe një mënyrë e përgjimit të  telefonave direkt përmes  shfrytëzimit të komunikimit përmes numrit, e jo përmes aplikacioneve
 të rrjeteve  të ndryshme sociale, siç  janë Viberi apo  Vhatsappi. Institucionet e inteligjencës  dhe të hetuesisë duhet të fillojnë dhe përgatitin e  angazhojnë  në punë hakerat që duan të kontribuojnë për shtetin në luftë kundër mafio krimit, që kanë dije dhe mundësi të zbulimit. E këtu AKI-ja duhet ta luaj rolin kryesor, ndryshe do ishte mirë që ta lejojnë dhe stimulojnë  bashkëpunimin e policisë së  Kosovës, së bashku me qytetarët që ta zbulojnë dhe  luftojnë këtë dukuri negative që po e shkatërron synon dhe fokuson ta shkatërron pjesën më vitale të popullatës,  rininë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".