Regjimi kriminal serb po abuzon edhe me fëmijën e plagosur aksidentalisht në Shtërpcë të Kosovës
Agim Bajrami
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Të miturin e plagosur serb në Shtërpcë, po e keqpërdorin mediet, politika dhe presidenti serb Vuçiç. Me konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve,ndalohet rreptësisht, që fëmijët të abuzohem, nga mediet, nga politika e sidomos, nga presidenti i një shtetit në rastin konkret, Vuqiç në rolin e presidentit të shtetit serb. I mituri, nuk guxon të ekspozohet, publikut ,si pasojë e përfitimeve politike as të ndonjë përfitim tjetër nga të rriturit, pasi që ndaj tij, ndikohet, në dëmtimin e zhvillimit, formimit,dhe edukimit të personalitetit të fëmijës.
-Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, duhet të ndërmarrin veprimet ligjore , duke ngrit padi ndaj medieve, dhe shtetit serb, si dhe presidenti të këtij shteti, ngase me veprimet e tyre duke ekspozuar fëmijën nëpër media dhe televizione, kanë dëmtuar rëndë shëndetin psikik të fëmijës, zhvillimin e integritetit dhe mirëqenies së fëmijës 11 vjeçar, dhe kërkohet me urgjencë që, Gjykata në Strasburgut , të trajton rastin e fëmijës 11 vjeçar,si dëmtim flagrant i shëndetit dhe mirëqenies së fëmijës nga mediet,dhe përfaqësuesi i shtetit serb, në rastin konkret, presidenti i shtetit serb.
Sidoqoftë, duket qartë se më në fund edhe vetë serbët , po vetëdijesohen, nuk u besojnë rrenave shtetërore serbe, kundër shqiptarëve! Kush, shtiu , me armë në serbët në Shtërpcë? Aludohet në skenarin e shtetit të Vuqiçit! Nikola Sanduloviq, fajëson drejtpërdrejtë kriminelin serb Vuqiç, që ka dorë mbi plagosjen e një fëmije, dhe një të riu serb në Shtërpcë. Ai thotë, se Vuqiçi i çmendur e bëri krimin në ditën e festës ortodokse serbe, ku po e përsërit ' skenarin e kafiterisë "Panda" në Pejë' të vitit 1999, ku 'shërbimi shtetëror serb' vrau fëmijët serb, dhe fajësonte shqiptarët. Edhe në rastin e vrasjes së politikanit serb kosovarë, Oliver Ivanoviq,i cili ndiqte politikat e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë, jashtë qëllimeve politike të shtetit serb,dhe i cili disa herë kishte deklaruar; "se jam i rrezikuar nga shërbimet sekrete të politikës së Vuqiçit" , dhe i njëjti Vuqiç, fajësonte shqiptarët , edhe pse të gjitha provat dëshmonin për vrasjen e Ivanoviqit nga kriminelët serb të paguar e dirigjuar nga presidenti serb Vuqiç.
Dhe me të drejtë Sanduloviq shton se: "as shqiptari më i çmendur" , nuk do të bënte këtë! Dhe a është skenari serb, rasti i gjuajtjes me armë në civilët serb, duke festuar festën e tyre, këtë duhet të sqaron, hetuesia gjatë hetimit në detaje të të dyshuarit dhe sqarimin, kush qëndron mbrapa tyre, dhe motivi e interesi i vrasjes, edhe pse, motivi të çon në skenarin e shtetit serb. Vetëm shqiptarët, nuk kanë interes dhe as motiv, të gjuajnë në serbët e pa fajshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".