Serbia nuk duhet lejuar të anëtarësohet në BE pa u pastruar nga hipoteka e përgjakshme e kri*mit dhe gjen*ocidit

Serbia nuk duhet lejuar të anëtarësohet në BE pa u pastruar nga hipoteka e përgjakshme  e kri*mit dhe  gjen*ocidit

Hajrullah Tërnava

  • 11 January 2023 - 15:46

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

 

Politikat botërore që udhëhiqen në tërë botën, nga ata më të fortit e botës, i kanë përvojat dhe prapavijat e tyre të situatave si politike njashtu edhe luftarake, dhe ata  vendosin e kujdesen për politikat që duhen ti arrijnë, për ato qëllime që i kanë si finale për arritjen e atyre qëllimeve, e në situata çfarë ata i parashohin. Rasti i përvojës së NATO-s, kur u vendos që të intervenoj  në mënyrë humanitare për ta ruajtur një popull të pafajshëm që sistemi shfarues i Millosheviqit donte ti zhdukte shqiptarët në tërësi në vitin 1999, prandaj në OKB u mor vendim që sipas rezolutës 1244 NATO të intervenoj, gjë që bilanci i atij intervenimi tani është i njohur, prandaj politikat diplomatike janë të tilla që udhëhiqen në mënyra të qeta, por edhe ato politika të tilla e kanë fundin sikur që u dëshmua në vitin 1999 sikur u intervenua dhe u çlirua Kosova.

 

Të fortit e botës në këtë rast Amerika me miqtë e sajë që janë anëtare të NATO-s, në bashkëpunim të afërt me shtetet e BE-së, ata i ndërmjetësojnë ato politika të tyre me ato shtete që krijojnë kriza acaruese duke e përdorë diplomacinë në ato bisedime, dhe diplomacia në këto raste nëse jep rezultate të premtuara, e që ato premtime gjithsesi se e kanë afatin kur duhet të realizohen, kurse ato premtime si në kohëzgjatje njashtu edhe në realizimin e tyre, vendosin ata të fortit e botës, por edhe ata që duhet t’iu përmbahen premtimeve të dhëna, si në këtë rast Serbia, ndaj të cilëve të fortit kërkojnë përgjegjësi duke ia imponuar që të pajtohet me atë çfarë kërkojnë të fortit e botës, prandaj tani është e kuptueshme se faktori ndërkombëtar e ka në këto aspekte tolerancën e sajë të afatizuar, dhe momentin kur do ti realizoj ato qëllime për të cilat është duke u angazhuar , edhe që situata e krijuar po na e imponon ne si popullatë që ta dimë se deri kur do të vazhdon të sillet faktori ndërkombëtar me aq tolerancë, me lutje dhe komoditet ledhatues ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq, me vartësit e tijë, dukje anashkaluar qëllimisht të kaluarën e tij të inkriminuar në të gjitha luftërat e zhvilluara në këto hapësira, për të cilat është bashkëpërgjegjës me të gjitha krimet që janë zhvilluar, dhe tash po mbetet figura qendrore edhe në storjen e fundit më rastin e Kosovës në përpjekje të gjetur zgjidhje të njohjes dhe normalizimit, por duke lënë anash të kaluarën e gjenocidit dhe të krimit. Tani është koha dhe ka ardhur momenti i fundit që në tavolinë të dialogut të nxirret para të dyja delegacioneve fatura e krimeve të luftës në Kosovë, pasi që edhe njohës të shumtë ndërkombëtar të zhvillimeve të tmerrshme në këto hapësira vazhdojnë të mbajnë përgjegjës Vuçiqin për të gjitha viktimat dhe krimet të cilat janë zhvilluar dhe vuajtjet me të cilat një popullatë e tërë është ballafaquar derisa ish regjimi i Millosheviqit zhvillonte luftën më të egër, të pabarabartë, me makinerinë e tij të fundit ushtarake për zhdukjen e tërësishme të një populli me synimin për ta pushtuar. Historiani zviceran dhe profesori në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, e ka kritikuar BE-në për mungesë presioni ndaj Serbisë, e cila, sipas tij, vazhdon të mbetet akoma faktor negativ dhe destruktiv, edhe në procesin e dialogut për normalizim, duke konstatuar se Serbia është ajo që shkakton ngatërresa në Ballkan, kurse presidenti i saj Vuçiq mbetet, po ai që ishte në vitet 90-ta ministër i propagandës së Millosheviqitit, por tani ka një lidhje të ngushtë ndikimi dhe koordinimi me Rusinë. Në një intervistë dhënë gazetares Adelheid Völfl të gazetës austriake “Der Standard”, historiani i njohur Oliver Jens Schmitt ka akuzuar Serbinë për eskalim të situatës në Kosovë, duke theksuar se edhe kriza në veri të Kosovës nuk mund të shihet jashtë kontekstit të sulmit rus në Ukrainë. Ai kërkoi që BE ta vë Serbinë para zgjedhjes: të heq dorë nga loja e dyfishtë mes Perëndimit, Rusisë dhe Kinës dhe të vendosë për apo kundër integrimit në BE. “Fundja Serbia nuk mund ta ndryshojë gjeografinë: ajo është e rrethuar me shtete të BE-së dhe NATO-s. BE nuk e ka shfrytëzuar deri më tani fuqinë e saj dhe nuk i ka bërë presion Serbisë”. Gjithsesi se është koha e duhur tani që në finale të dialogimit, Aleksandër Vuçiqit dhe qeverisë së tij ti nxirret kusht edhe fatura e krimit, sepse ndryshe nuk mundë të bindet për pajtim, për njohje dhe normalizim, pa ju përplasur dosja në tavolinë duke e kushtëzuar dhe kërcënuar edhe me izolim. Në këto situata kur çështja konfliktuoze mes Serbisë dhe Kosovës, është intensifikuar që të vije deri te pajtimi, dhe njohja reciproke, apo s’paku mos pengesat mes këtyre dy shteteve që të ecet pa pengesa drejtë shteteve të BE-së si dhe anëtarësimi në OKB nga ana e Kosovës, dhe Ballkani si i tillë ti bashkëngjitet BE dhe njëherë e përgjithmonë të zhduken ato konflikte ballkanike shekullore që kanë ekzistuar deri më tani, dhe Evropa në të ardhmen të bashkohet me të gjitha shtetet e saja, e ngjashme si Amerika. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".