Të gjithë ata të cilët e mbështesin bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë ose janë injorantë total ose antikosovarë

Të gjithë ata të cilët e mbështesin bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë ose janë injorantë total  ose  antikosovarë
Të gjithë ata të cilët e mbështesin bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë ose janë injorantë total  ose  antikosovarë

Halim Hyseni

  • 12 January 2023 - 13:30

Shkruan: ANALISTI - Halim Hyseni

 Nuk  është me rëndësi a janë vendor apo ndërkombëtar,  a  shtiren si miq të  Kosovës apo  jo, të gjithë pa përjashtim, ata të cilët e  mbështesin  këtë casus belli  të formimit  të Serbisë të  Madhe  dhe  Homogjene, apo të Botës  Serbe e përcaktuar me projektin  RASTKO të  Vuk Karaxhiqit, që në vitin 1836, janë,  ja janë  injorantë, sepse  nuk   dinë asgjë për gënjeshtrat  serbe  dhe  ruse, të mos them budalla, ja janë serbofil dhe  rusofilë.  E treta nuk  ekziston. Do tu referohem fakteve.

Në  Memorandumin e  Akademisë Serbe  të vitit 1986, me të cilën  filloi  gjakosja e tmerrshme  e dekadës të fundit të shekullit XX, me të cilën ishin paraparë të vriten  86 mijë jo serbe(shqiptarë, kroate, boshnjake -  myslimanë) është paraparë krijimi i Serbisë se Madhe dhe  Homogjene, demek serbë qe ndjehen  si serbë, ani pse nuk janë serbë. Në këto luftëra të iniciuara  nga  Serbia të bazuara  në kultin e gjakut,  u vranë,masakruan dhe u përdhunuan 56.714 civilë te pafajshëm (fëmijë, pleq, plaka, civilë të pafajshëm dhe  ushtarë  çlirimtarë  në  Kroaci, Bosnje  dhe  Kosovë).

Në këto  tri  vende  janë vrarë dhe  masakruar 49.474 civilë jo serbë si dhe  47.428 çlirimtarë ( boshnjakë- myslimanë, kroate dhe   shqiptarë).Në tri luftërat e  nisura  të Serbisë, për krijimin e  Serbisë së Madhe  dhe  Homogjene,janë vrarë 34.478 serbë nga të cilët  7.241 civilë serbë dhe 27.237 militar  dhe paramilitarë të armatosur serb. Për  krijimin  e Serbisë së Madhe  dhe  Homogjene janë  vrarë 131.379  qytetare  të  ish-Jugosllavisë ( nga  ta  56.714 civilë dhe  74.665 ushtarë, policë dhe paramilitare). Nga këto shifra  bëhet e qartë  se nuk janë vrarë  86 mijë jo serbë si ishte  parapara  me  Memorandumin  gjenocidal serb, por shumë.

Sipas studimeve të cilat i kam bërë unë, janë vrarë  mbi 104 mijë jo serbë, apo më   shumë se 18.000 jo serbë se sa ishin parashikuar me  skenari  e gjenicidal  të Akademisë serbe.  Me gjithë të këtij numri kaç të madh të viktimave jo serbe,  drejtpërdrejti  të nxitura  nga kriminelët  Millosheviq, Vuçiq, Daçiq, Vullin e shumë të tjerë në Serbi epigonet e Millosheviqit  akoma janë të  uritur për gjak të shqiptarëve.  Këta edhe  sot  ndezin zjarre, fabrikojnë incidente, nxisin konflikte  si është ai Gotovushës,  për  të viktimizuar popullatën serbe dhe për t’i paraqitur shqiptarët si  agresivë dhe torturues të serbëve. Për këtë propozoj që për  këtë rast të përfshihen në hetime  edhe ndërkombëtarët.  

Raste  të këtilla  të  inskenuara të serbëve ka me mijëra. Por unë përmendi  rastin  e Martinoviqit,  Restorantin “Panda”, Rasti në Grackë, Gorazhdec , Kleçkë etj. Rast i  restorantit “PANDA”dhe i Martinoviqit janë sqaruar. I ka  bërë vet pushteti serb për t’i  fajësuar dhe diskredituar shqiptarët para  faktorit ndërkombëtarë. Po ashtu, propozoj  që të rihapen, me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve hetime për rastet: e fshatit Grackë (vrasa e fshatarëve serbë),  autobusit të Nish – Ekspresit dhe  fëmijëve  të vrarë serbë në Gorazhdec.  Jam qind për qind i bindur se shqiptarët këtë nuk e kanë bërë sepse në kodin etik të shqiptarëve  fëmijët dhe të pafajshmit nuk vriten.  Në Kosovë, pos serbëve jetojnë  dhe etni të tjera. Pse shqiptarët  po i torturuakan vetëm serbët.  Të gjitha  këto bëhen me qëllim  për t’i  çuar përpara idetë Sllobodan Millosheviqit dhe  Memorandumit  të vitit 1986,  për krijimin e Serbisë Madhe.

Një ndër nxitësit   kryesor të luftërave të dekadës së fundit  në ish- Jugosllavi ishte Aleksandër Vuçiq, i cili me   aftësinë tij  satanike,  të mashtrimit dhe të gënjeshtrave të panumërta,  po e loz në mënyrë fantastike  argatin  e djallit, duke  manipuluar me  serbët e  Kosovës  dhe  diplomacinë perëndimorë.  Ky ka gisht të drejtpërdrejtë  në vrasjen e qytetarë amerikan, vëllezërve Bytyçi. Nuk dua të flas  me  shumë, por për injorantët,  liderët  e deridjeshëm dhe opozitën e mjerë  shqiptare, aleate    e Listës Serbe, e cila është e kriminalizuar dhe  dorë e djathë e Putinit, ka organizuar rastin e Gotvushës, vetëm që të vajtojë para Gabriell Escobarit dhe  z.Derec për  pozitën tepër  të rëndë të pakicës  serbe, edhe pse është pakica më e privilegjuar në Evropë.

Me këtë rast vetëm   do të citojë një pjesë nga   Memorandumi i vitit 1986, me të cilin  filloi tmerri  mbi  qytetarët jo serbe në Bosnjë dhe  Hercegovinë,  Kroaci dhe  Kosovë. Në këtë   dokument gjenocidal  shkruan:

“Serbia e Madhe është tepër e vogël dhe e ngushtë dhe  ata  (serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madhe  e më të madh  apo bashkësie më të madhe territoriale (jo vetëm për shkak të zgjerimit territorial të popullit serb, por edhe për shkak të rolit të Serbisë ( OPEN BALLKAN  - OPEN SERBIA E MADHE -H.H.)në Ballkan”.

Në  Memorandumin   thuhet: “... rendësi do t’i jepet  të ashtuquajturës “LIDHJES VERTIKALE SERBE”(jo vetëm lidhjes horizontale - bashkimit të komunave  me   shumicë  serbe- H.H. ). Sipas kësaj  lidhjeje, në Jugosllavi serbëve  duhet t’u bëhet e   qartë se cila është qendra e tyre (Republika e Serbisë) dhe çfarë është periferia (krahinat   serbe apo territoret brenda  Serbisë”).

Shpresoj se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, alter egoja e tradhtarit Enver Hoxha, është  lumturuar pa masë, sepse sot mori edhe një përkrahje të fuqishme, hiq ma pak se nga një ish – kryetar i Serbisë, Boris Tadiq, i cili tha: “... Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, porse e fton atë në Ballkanin e Hapur”- demek Serbinë e Madhe.

 Injorantëve vendorë dhe ndërkombëtarë, këtë po u thotë shumë qartë Aleksandër Vuçiqi, në biseda  dhe  në thirrjen e serbëve për rebelim në  Kosovë, sikurse në vitet e 90 në Bosnje, Kroaci  dhe  Kosovë, mu ashtu  siç   që po bën Vlladimir Putini, në  Ukrainë. Aleksandri  nuk po angazhohet për paqe, por  për një  casus beli të  ri të Serbisë,   e cila  si në  korrik të vitit 1914, e kalli   botën me   Luftën e Parë Botërore, serish  do ta kallë Evropën  me  Borelin, Lajçakun si  përkëdhelës i tyre. Shpresoj  të mos jenë bashkëmendimtarë i tyre  z. Escobar dhe  z. Derec

Serbia   me   skenarë   të luftës  e ka  fituar  Republikën  Serbe (Janë bashkuar horizontalisht 14 komuna me shumicë serbe  formalisht janë brenda Bosnjës dhe Hercegovinës, por natyralisht dhe de facto janë territore  brenda Serbisë H.H.). Serbia  e  mençur e ka krijuar kufirin e Serbisë Madhe në Bosnjë,  ndërsa me  themelimin e Asociacionit me ingerenca dhe pa to nuk është me rëndësi do ta përcaktojë kufirin e ardhshëm të Serbisë së Madhe me “ndihmë:” e miqve tanë të ShBA.  E fundit i mbetet pushtimi i Mali të Zi. Edhe  atu e kanë kryer 60 për qind të punës E kanë kryeministrin Driton Abazo(viqin), cili  familjen e ka në Beograd, andaj s’ka çka humb. Bravo bre  krimineli – demoni Vuçiq! Puna  po të shkon për mrekulli. Mirë me  Putin, mirë me Bajdenin! Mirë Rusinë dhe Kinën; por mirë edhe me ShBA- dhe BE-en. Është një shqipe që të përshtatet pak:” Mirë me vjehrrën, mirë me burrin”. Në ketë rast dihet kush është për Vuçiqin. Putini, kush tjetër!

Kosova të vetmin mundësi qe e ka   për te  qenë shtet funksional, demokratik  dhe përparimtar  është  që me  Serbinë,  në çdo fushë të zbatojë reciprocitetin, sepse projekti për  bisedime në Bruksel, është projektuar,  jo për të    rregulluar raportet Kosovë -  Serbi, por për ta kthyer  Serbinë edhe një herë në Kosovë. Këtë e kanë thënë hapur: “Po shkojmë në Bruksel, jo për të marrëveshje  për normalizim të raporteve Kosovë – Serbi,  por për  ta aneksuar  për herë të katër Kosovën”.

Zoti i vraftë të gjithë ata  shqiptarë që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje sepse Serbia vetëm me këtë kusht  e  robëron sërish Kosovën, duke   shndërruar  Kosovën përsëri në koloni  serbe.

Nuk e di pse  edhe tani  harrohen   vëllezërit  Bytyqi, qytetarë amerikan; harrohet  Ukshin Hoti; harrohen  Pokleku, Reçaku,  Krusha e Madhe  dhe e Vogël, Makoci, 1379 fëmijë të vrarë shqiptarë, 20.400  femra  shqiptare të dhunuara seksualisht; pse  harrohen 1001 fshatra të garantuar,   Restoranti Panda;  Branimir Gjokiqi, i cili u vrarë   nga  polici serb,pse kundërshtonte  masakrimin e shqiptarëve.

 Zotërinj  Escobar,  Boreli  dhe  Lajçak  nuk sigurohet  paqja me kriminel dhe  duke  mbështetur aktet kriminale. Perëndimi taktizoi me   Putinin, por  e pësoi bota. Me  shtyrjen  me tre muaj  të targave  dhe të vendkalimeve  kufitare, ju  jeni duke inkurajuar  Serbinë terroriste  dhe  duke  ia rritur namin  autokratit dhe kriminelit  Aleksandër Vuçiq. Pse zotërinjtë  Escobar dhe  Lajçak nuk e vizitojnë  Poklekun,kur është vetëm 30 minuta  larg  Prishtinës. Zotërinj, besoni  në Zot,  se me marrëveshje me  demonë nuk  evitohet,por thirret apokalipsi.

Unë aq sa e njoh Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, jam i bindur se ai nuk do ta nënshkruaj kurrfarë asociacioni, sepse  ai nënshkrim do të casus belli për një luftë përgjakshme jo të në Evropë, sepse  Serbia dhe Rusia janë pangopura me territore dhe me gjak. Po bëj përpjeke të gjej argumente për  instalimin e një aparteidi gjeografik në shtet multi etnik të cilin e krijuat  ju( ShBA- ja dhe BE-ja) por kurrsesi nuk po gjej argumente. U futa në filozofinë Kombeve të Bashkuara at gjeta thënien i ish – i dërguari special i Sekretarit të Kombeve të Bashkuara për Kosovë  Hans Hakerup deklaronte: “... ekzistojnë njerëz në  Beograd, por edhe  në Kosovë, të cilët  haptas angazhohen për “lloje ndarjeje sipas vijave etnike, e cila është plotësisht në kundërshtim me Rezolutën 1244”. Le të më lejohet edhe një mendim i Bill Klintonit ish- Kryetar e ShBA- ës i cili pat deklaruar: “Ne të gjithë duhet të jem  të vetëdijshëm se forca e jonë e madhe qëndron në shumëllojshmërinë e popujve të Shteteve të Bashkuara “ ( Hysne , H.(2010) Edukimi   Multi/Ndër/Kulturor,. Doracak për mësimdhënës, KEC &dVV internationaln f.124.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".