Statistikat zyrtare për policët e inkriminuar, suspenduar e të arrestuar, janë alarm serioz për nevojën urgjente të pastrimit gjeneral nga krimi i organizuar

Statistikat zyrtare për policët e inkriminuar, suspenduar e të arrestuar, janë alarm serioz për nevojën urgjente të pastrimit gjeneral nga krimi i organizuar
Statistikat zyrtare për policët e inkriminuar, suspenduar e të arrestuar, janë alarm serioz për nevojën urgjente të pastrimit gjeneral nga krimi i organizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 12 January 2023 - 15:23

Shkruan: ANALISTI- RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

 

 

Po u fut VETTINGU që po kërkohet, nuk do të kesh polic, prokuror, gjyqtar të mjaftueshëm se nuk do i zënë burgjet, por një gjë e mirë do të  ndodhë për Kosovën, do shtohen barinjtë, do shtohen pylltarët "shumarët", pra, do vijnë në zanatin e tyre që e meritojnë. Kjo është edhe njëra nder arsyet se përse po e kundërshtojnë futjen e VETTING-UT, se janë të vetëdijshëm se si dhe me çfarë kriteresh janë punësuar.

 

 

Në sistemin e kalbur të drejtësisë, dhe jo vetëm aty, por edhe ne dikasteret tjera që janë të veshur në xhaketën e shtetit, jo vetëm që duhet domosdoshmërish të përdoret fshesa e pastrimit por më besoni dhe mos më zini për të madhe, por duhet ra sakicë këtyre se nuk thuhet kot se peshku kalbet nga koka. Pra, kur kemi hallakamë dhe sallamadi në organet e larta shtetërore ç´pret pastaj të mirë në popull. Kjo është dëshmuar publikisht në shumë raste se kanë qenë të lidhura shumë ngushtë me kanalet e nëntokës kriminale, janë dëshmuar se kanë pasur bashkëpunim miqësor dhe të ngushtë edhe me kriminelët serbo-çetnik, vetëm për interesat e tyre personale. -Po, a nuk flet më së miri kur shikon statistika se sa polic jo vetëm që janë suspenduar nga puna ,por edhe janë arrestuar. Kur jemi te arrestimi i policeve fatkeqësisht unë, personalisht njoh disa prej tyre që ishin të këputur dhe sa ju futën kësaj zeje të dukurive negative, nuk e njihnin zotin për zot dhe zoti ja theftë qafen. Nuk ecnin me këmbë në tokë, nuk kishin gomar për të shkuar në mulli dhe sa hap e mbyllë sytë vozitnin XHIPA PIS. Para haram duke e vjedhur qytetarin, bashkatdhetarin, buxhetin e shtetit, duke menduar se nuk do i del harami, e mos e gëzofshin, aq hajvan ishin sa që mendonin se e kanë kapur Zotin për ..... Për mendimin tim jo që duhet të lihen të lirë ,por, do të ishte mirë që duhet shkuar deri në fund, se a kanë pasuri të fshehur, sepse dikur moti kur i mbante plaku im bagëtitë ishin në gjendje më të mirë se disa milic po ju them e jo polic, tani me ryshfete dhe hajni e ndihen "VIÇIN GJALLE" dhe filluan të shqelmojnë. Përpos kësaj dhe shumë me rëndësi është, për disa që i njoh personalisht dhe ju garantoj se nuk dinin të shkruanin as emrin e vet, u futën aty dhe u bën "ZABIT" dhe aq me rëndë që nuk kishin kurrfarë sjelljesh dhe kulture qytetare, por zanatin e hajnisë dhe korrupsionit e kishin ushtruar për mrekulli, taman si ata banditët sicilian, ndonëse ishin shumë naiv e për faqe të zezë. Për këtë që po shkruaj asgjë nuk është sa që keni për tu habitur kur të dalin publikisht se si e kanë vjedhur bashkatdhetarin që është shkokërdhuar duke punuar në mërgim dhe këta i numëronin parat në terr dhe tërë jeta ka për t´iu shkuar në terr dhe kjo çka do të thotë për familjet e tyre që kanë mbetur me damkën e zezë të HAJNISE që vidhnin ata që akoma nuk i´u kishte thare djersa e kurbetit dhe ky soj hiqeshin si cuba dhe ecnin me salltanet. Përse thash se PESHKU KALBET NGA KOKA? Sepse, nga krerët e majave të larta të shtetit futen me një thes, se këta minj të xherizeve morën yrnek nga derrat që dolën nga stanet e atyre që e kishin pushtetin në dorë, nuk futen disiplinë fare, se nuk u interesonte kjo marrëzi, sepse ata vidhnin vet, ata bënin kontrabandë bashkë me serbianët që na vranë e na dhunuan , na dogjën për se gjalli, ata bashkëpunonin për tokat, për arin e zi, jepni trojet tona dhe nuk kishin kohë të merreshin me këta minj të xherizave ose ka të ngjarë se kanë ndarë pazarin bashkërisht, pre kjo që ishte ajo që po e them të lidhura me kanalet e nëntokës kriminale. Po u fut VETTINGU që po kërkohet, nuk do të kesh polic, prokuror, gjyqtar të mjaftueshëm se nuk do i zënë burgjet, por një gjë e mirë do të ndodhë për Kosovën, do shtohen barinjtë, do shtohen pylltarët "shumarët", pra, do vijnë në zanatin e tyre që e meritojnë. Kjo është edhe njëra nder arsyet se përse po e kundërshtojnë futjen e VETTING-UT, se janë të vetëdijshëm se si dhe me çfarë kriteresh janë punësuar. Nuk duhet harruar se përse i kemi punët kështu dhe kush i ka fajet që popullata po e vuan me kurriz këtë idiotizëm që e mbollën idiotet dhe vagabondët që rrahin gjoks se ne jemi dikush, që janë me tru gomari që vetëm pallin kohë pas kohe. Megjithatë jam i sigurt se së shpejti do vihet ngadalë secila në vendin e vetë, se s´bënë. Çdo gjë që fitohet pa meritë, me hajni, tradhti, me haram do e paguaj në këtë botë, në botën tjetër nuk e di se akoma nuk kam qenë atje, ndaj atë e di vetëm i madhi Zot, që do të përgjigjen këta zullumqar e mos e gëzofshin për jetë e mot.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".