Atentatet janë pjesa me e zymtë e historisë së një kombi, e provuam ne shqiptarët

Atentatet janë pjesa me e zymtë e historisë së një kombi, e provuam ne shqiptarët
Atentatet janë pjesa me e zymtë e historisë së një kombi, e provuam ne shqiptarët

Skender Mulliqi

  • 14 January 2023 - 13:26

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Atentatet si nocion janë bërë modeli më i keq në këtë botë. Atentatet janë ritual që i përcakton dikujt vdekjen inekzistente . Ata janë përcaktuesit e kufomave të tyre! Ju përcaktojnë vdekjen sipas dëshirës së tyre !.Këta janë kategori njerëzish që nuk i ka dërguar Zot, por i ka falur djalli për të kryer vepra makabre . Ata që i mbajnë frenat e krimit janë pjesë e historisë së erret . Aty do të mbesin përgjithmonë .Atentatet e tilla nëse kanë ndonjë kuptim për ta , nuk kanë asnjë kuptim për të gjithë njerëzit normal. Ata janë zemër errët , të kufomave të tyre.

Ata janë njerëz të cilat gjithë jetën I mban frika nga viktimat e tyre . Atyre vrasjet ju shërbejnë si fakt së ekzistojnë , si fakt së janë vrastarë! Njerëzit atentatorë janë shembull më eklatant i njerëzve të retarduar psiqikisht. Ata janë njerëz të rrezikshëm të laboratoreve te ndryshme , të cilët mbijetesën e shohin duke i eliminuar të tjerët. Shumë njerëz tashmë i dinë historitë e atentatorëve.

E dinë së janë rrenacak , së janë huligan...! Këta janë piroman të cilët mbajnë lartë flakadanin vrastarë. Këta janë turmë e njerëzve paranojak të humbur mendërisht në këtë botë . Ata janë fatkeqësia e të tjerëve . Nuk kanë mundësi gjatë të shpëtojnë prapanicat e tyre . Nuk kanë ku të fshihen nga turpi që nuk i lanë as deti. Atentatorët gjithmonë e kanë pasur përfundimin e tyre të mbuluar më vellon e zezë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".