Kryeministrin e votoi mbi 50% e popullit,sa i përket qëndrimit për asociacionin e ka përkrahjen e 99% të popullit

Kryeministrin e votoi mbi 50% e popullit,sa i përket qëndrimit për asociacionin e ka përkrahjen e 99% të popullit
Kryeministrin e votoi mbi 50% e popullit,sa i përket qëndrimit për asociacionin e ka përkrahjen e 99% të popullit

Dr. Hysni Aliu

  • 15 January 2023 - 08:59

Shkruan: Dr. Hysni Aliu 

 

Kurti nuk është vetëm një individ, dhe VV ja vetëm një parti, por z. Albin Kurti është një kryeministër i një shteti të pavarur dhe demokratik, dhe VV e votuar me mbi 50% e popullit, ashtu siç është presidenti i SHBA-së  një individ, dhe Partia  demokratike një parti, por që vendos për çdo gjë  në SHBA dhe madje edhe në botë.

 

Vizita e fundit e delegacionit të lartë amerikan në krye me z. Sholc veç sa e përforcoj bindjen se kemi të bëjmë me një situatë tepër të komplikuar në Ballkan, ku lufta në Ukrainë dhe një fazë e re e raporteve në mes të Serbisë dhe SHBA-së po rrezikon thelbësisht edhe vetë ekzistencën e shtetit te Kosovës.  Ne pamë disa deklarata më diplomatike të zotit Sholc, i cili në Kosove pothuajse  nuk tha asgjë të re, përveç se  nuk doli me urdhër sikurse z. Eskobar, ndërsa në Beograd kishim deklarata që e elaborojnë më gjerë atë që mendon ky delegacion i lartë nga SHBA.  Dukej që Vuçiq kishte marr garancitë e delegacionit nga SHBA-ja që Kosova do ta formoj asociacionin  me çef a me zor, për këtë Vuçiq dukej i buzëqeshur, duke folur edhe për fillimit e një dialogu për një marrëveshje të re strategjike në mes të Serbisë dhe SHBA-ve.  Serbia nuk i ka përdorur të gjitha kartat në raport me perëndimin, ka disa që lidhen me Rusinë, disa me Kinën, e disa me NATO-n që nuk janë përdorur ende. Është mirë  që shkrimet e mia me vite arkivohen, nga ata që i lexojnë dhe analizojnë. Jam krenar që nuk jam duke keq orientuar publikun, por edhe i mërzitur që atë që e kam parashikuar  po realizohet dhe po del në pah herët a vonë. Njëra prej rreziqeve që e pata parashikuar ishte mundësia e përdorimit nga Serbia  të kartës së fundit  që do ndërlidhej me anëtarësimin e tyre në NATO, ose një federatë/ konfederatë ballkanike në këmbim të lëshimeve në raport me Kosovën. Pa hy në detaje të gjërave që nuk i di por vetëm mundem të spekuloj, mundem të konkludoj që buzëqeshja e Vuçiqit do të thotë vaj për Kosovën. Kishim edhe një deklaratë të z. Eskobar, i cili tentoi ta sqaronte se çka ka dashtë të thotë kur e ka kërcënuar z. Kurtin që nëse nuk e formoni ju asociacionin atëherë do e formojmë ne me të tjerët. Kërcënimin e materializoj edhe më tutje duke thënë kësaj herë që një  asociacioni nuk mundë të jetë peng i një individi apo një partie, duke aluduar në kryeministrin Kurti të cilin e votoi mbi 50% e popullit e sa i përket asociacionit, Kurti e ka përkrahjen e 99 % të popullit, përjashto këtu disa që e kanë shit dinjitetin e vet për para. Unë nuk mundem ta kuptoj këtë naivitet të një diplomati. Kurti nuk është vetëm një individ, dhe VV ja vetëm një parti, por z. Albin Kurti është një kryeministër i një shteti të pavarur dhe demokratik, dhe VV e votuar me mbi 50% e popullit, ashtu siç është presidenti i SHBA-së  një individ, dhe Partia  demokratike një parti, por që vendos për çdo gjë  në SHBA dhe madje edhe në botë. Nuk mundesh ta quash një individ, kryeministrin e një shteti më demokratik në Ballkan, dhe kryeministrin e vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është i korruptuar e as i shantazhueshem apo manipulueshëm.  Një individ mundesh ta quash z. Putini, pore as atë ndoshta s’ mundesh sepse ka përkrahjen e një pjese të popullit për të këqijat që po i bën. Në shtetet diktatoriale mundë të flasim për një individ, siç ka qenë Enver Hoxha, apo presidenti i Kores së Veriut, por jo kryeministrin e një shteti demokratik. Por çka të bëjmë tani? Së pari duhet të ofrohemi me shtetet që po i qëndrojnë besnike Kosovës, dhe këtë është duke e bërë z. Kurti.  SHBA-së duhet ti tregohet që ekzistojnë vijat e kuqe të cilat nuk do kalohen( ashtu siç po guxon të ua tregon Vuçiqi vijat e kuqe të vetat), jo sepse nuk e duam SHBA-në ( sepse është e kundërta e asaj, pra e duam sa vetveten) por sepse vlera e individit apo postit të caktuar , apo dashurisë ndaj dikujt  bëhet inekzistente, kur është në pyetje ekzistenca e shtetit. Në çdo situatë  të jetës, kemi katër  raste kur njeriu i dinjitetshëm  flijohet, e ato janë: atdheu, drejtësia, fëmiu, dhe miku i mirë, e në këtë rast SHBA-të.  Kjo do të thotë që, ne si njerëz dhe z. Kurti si individ, do flijohej për atdheun e vet por edhe për mikun tonë SHBA-në , vet si individ, të njëjtën do bëja edhe unë, por vija e kuqe në raport me vetveten dhe miqtë tanë si SHBA- ja është flijimi i atdheut për vetveten ose për SHBA-të, atë nuk do e bëja as unë kurrë as nuk duhet ta bënë kryeministri Kurti. Dikush mundë të thotë që SHBA-të nuk po kërkojnë flijimin e atdheut nga z. Kurti, por në realitet, Asociacioni në mënyrën dhe formën e sidomos hapat dhe kohën që po kërkohet të formohet do të thotë de jure e de fakto flijim i atdheut në afat më të gjatë, e këtë nuk duhet ta bëjmë.  Tani Kosova, është në një situatë sikurse në kohën e formimit të gjykatës speciale, ku pas shpifjes  që gjoja UÇK -ja është marr me trafikim organesh, ish presidenti e ish kryeministri i atëhershëm  erdhi para një alternative, ose formoje Gjykatën Speciale ose do e formojmë ne në OKB, ku z. Thaçi bëri gabimin dhe e formoj atë gjykatë duke ja  rezervuar paraprakisht vetes një dhomë atje, e bëri këtë me vetëdije apo pa të, nuk ka rëndësi, por e bëri, e tani z. Kurti është në të njëjtën pozitë, edhe ktij po i thuhet ose formoje asociacionin ose do e formojmë ne me disa organizata joqeveritare, pra shtet brenda shtetit, duke zëvendësuar qeverinë legjitime të një vendi.

  Unë besoj që gabimin që e bëri Thaçi atë botë, së bashku me deputetët që i detyroj ta votojnë atë gjykatë, (e tash po i hajn gishtat e vet se pse e bëmë), nuk duhet ta bënë z. Kurti.  As atëherë VV  nuk e votoi atë Gjykatë  Speciale, e as tani VV e kryeministri Kurti, nuk duhet ta formojnë  Asociacionin ashtu siç po i kërkohet, edhe me çmimin që të rrezohet nga pushteti me ndonjë grusht shteti modern siç e bëri atë botë Grenell me Qeverinë Kurti 1, por ti qëndroj stoik vendimit të tij që për asociacionin të bisedohet si pjesë e fazës finale të dialogut në kuadër të planit franko gjerman.  SHBA- të janë të forta, munden ta formojnë asociacionin edhe vetë, por atëherë në e dimë që ai është formuar me dhunë dhe në histori hyn si i tillë, ose SHBA-të  munden ta gjejnë një Avdullah Hoti 2, i cili do e formonte, dhe prapë është në rregull, i forti të rreh edhe s’ të len me qajt, por prapë z. Kurti do i qëndronte besnik fjalës dhe premtimit të tij, se atdheu është mbi të gjitha. Nëse z. Kurti e formon asociacionin parasë me fillua bisedimet për planin franko gjerman, aj do e humb investimin personal që e ka  bërë qe 25 vite për shtetin e Kosovës, dhe do e humbë edhe mundësinë që të mbetet në histori  si një kryeministër i pa thyeshëm kur janë në pyetje interesat e shtetit të vetë, por do e humbte mundësinë që edhe në të ardhmen ti shërbej këtij populli, i cili ka aq shumë nevojë për një kryeministër të tillë.

Unë besoj shumë që z. Kurti nuk duhet të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit, dhe nëse duan të fortit le ta rrëzojnë nga ky post sikurse herën e fundit.  Në atë rast, do të testohej dinjiteti i presidentes Osmani, e cila me të njëjtën kauzë fitoj zgjedhjet së bashku me Kurtin, dhe fitoi postin e presidentes, pra shkarkimi i Kurtit nga posti i kryeministrit për mendimin tim duhet ta nxit edhe dorëheqjen automatike të presidentes Vjosa Osmani, dhe krye parlamentarit Konjufca, në mënyrë që vendi të ju dorëzohet atyre që nënshkruan marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, dhe ata do duhej edhe ta formonin këtë asociacion ashtu siç po e kërkon SHBA-ja.   

Tani që nuk kemi opozitë, sepse janë të shantazhuar nga Vuçiqi e Gjykata Speciale, kriminaliteti ekonomik i së kaluarës, nja VV në opozitë në këtë fazë me presionin gjithë popullore, do e ndihmonte  madje edhe Avdullah Hotin 2 , që së paku të nxjerr  një rezultat më të mirë, si rrjedhojë e frikës nga revolta mbarë popullore.  SHBA-së nuk i mbetet tjetër veç se ta futë edhe z. Kurtin në listën e zezë të SHBA-së, ashtu siç e futi z. Berishën, ndërsa e la jashtë kësaj liste z. Ramen, një kryeministër të cilit i ateronin avionët përplot drogë në bregdetin shqiptar.   

Gjëja më e rëndësishme në këtë botë është të jetosh, të punosh dhe të vdesësh si një njeri i dinjitetshëm. Si i tillë historia kurrë nuk do të harroj, ashtu siç nuk e harroi kur Skënderbeun, Ismail Qemailin, Hasan Prishtinën,  Adem Jasharin, Adem Demaqin, Ibrahim Rugovën. Por historia i mban mend edhe Enver Hoxhën që robëroj vendin e vetë për 50 vite,  e edhe Rrahman Morinën që shiti vendin e vetë për një karrige. Është në dinjitetin e individit të vendosë se a do të jetë në historinë e një kombi si udhërrëfyes e shembull për të mirë apo e kundërta.   

Unë besoj që Albin Kurti do jetoj, veproj  dhe mbetet në histori si njëri i dinjitetshëm dhe udhërrëfyes për të mirë që atdheun e ka vendosur mbi gjithçka e edhe mbi vetveten, e edhe mbi kërkesat ultimative të miqve që mendja ime nuk mundet ti arsyetoj.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".