Asociacionin nuk e donë seriozisht as Serbia e Vuçiqit dhe as minoriteti serb i Kosovës, ripushtimin dhe duan ndarjen!

Agim Bajrami

  • 16 January 2023 - 07:29

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Serbia, është e ndërtuar mbi mitin e shpirtit sllav; të urrejtjes, pushtimit ,dhe luftërave kundër popujve tjerë ,e sidomos ndaj shqiptarëve, prej kur sllavët serb u vërsulen këndej lumit të Danubit mbi tokat shqiptare dhe kulturën shqiptare. Serbia e Vuqiçit, nën formimin e miteve sllave, beson , se rrethanat në vitet në vijim, rrjedhin në favor të qëllimeve pushtuese serbe, që edhe Kosova të mund të ripushtohet!

-Rrethanat gjeopolitike , dhe bestytnit e kishës sllave serbe, e favorizojnë bindjen e politikë bërësve serb, në përjashtimin e formimit të Asociacionit të komunave të Kosovës me shumicën e banorëve serbe. Serbia në bisedat zyrtare jo publike, me zyrtarët ndërkombëtarë, e kundërshton formimin Asociacionit për serbët e Kosovës, sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.

Edhe minoriteti serb, nuk e donë Asociacionin ,

dhe të gjithë së bashku,serbët , e donë ndarjen e Kosovës.

Politika serbe, beson, në 'bestytnit e kishës sllave ruso-serbe' , se rrethanat gjeopolitike, do të zhvillohen në favor të Rusisë,siç besojnë predikuesit fetar serb rreth zhvillimeve aktuale botërore,me besimin se lufta po zhvillohet ndërmjet të mirës, dhe të keqes, dhe e keqja sipas tyre identifikohet me "satanizmin Perëndimor" , ndërsa, e mira globale, sipas predikuesve ruso-serb, identifikohet me dritën- engjëllore, me bindjen e tyre,se 'ortodoksizmi sllavo ruso-serb' do të fitoj mbi të keqen e përgjithshme, dhe bota do të udhëhiqet nga "vlerat sllave.

Dhe nën këtë bindje të bestytnive të kishës ortodokse sllave në Rusi e Serbi,kundërshtohet ,çdo iniciativë e aleancës perëndimore, kundër agresionit rus në Ukrainë, dhe përpjekjeve të aleancës perëndimore/ euro- amerikane për arritjen e marrëveshjes paqësore ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në rajon apo Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kuptim, dhe me këto bindje ,Serbia dhe serbët në përgjithësi, nuk e donë paqen e rajonit, e veçmas marrëveshjen paqësore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Serbia, është e ndërtuar mbi mitin e shpirtit sllav; të urrejtjes, pushtimit ,dhe luftërave kundër popujve tjerë ,e sidomos ndaj shqiptarëve, prej kur sllavët serb u vërsulen këndej lumit të Danubit mbi tokat shqiptare dhe kulturën shqiptare. Serbia e Vuqiçit, nën formimin e miteve sllave, beson , se rrethanat në vitet në vijim, rrjedhin në favor të qëllimeve pushtuese serbe, që edhe Kosova të mund të ripushtohet!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".