Cilat janë të vërtetat e çnjohjeve të Republikës së Kosovës?!.

Cilat janë të vërtetat e çnjohjeve të Republikës së Kosovës?!.
Cilat janë të vërtetat e çnjohjeve të Republikës së Kosovës?!.

Ismail Muçiqi

  • 18 January 2023 - 14:55

Shkruan gazetari: Ismail Muçiqi

Opinioni Kosovarë është shumë i shqetësuar me lajmet më të ndryshme propagandistike që po vijnë nga serbia, në dëme të Republikës së Kosovës. Ministri i punëve të jashtme të serbisë ditëve të fundit në vazhdimësi u prononcua para mjeteve të informimit në Beograd se 17 shtete të Botës të cilat më parë e kanë njohur Pavarësinë e Shtetit të Kosovës tani i kanë tërhequr njohjet. Daqiqi tani ka filluar edhe ti përmend se cilat janë ato shtete të cilat më nuk e njohin Shtetin e Kosovës. Derisa propaganda serbe shpërndahet gjithandej Botës përmes diplomatëve dhe misionarëve të serbisë kundër Kosovës, Ministria e punëve të jashtme përkatësisht Ministria Gërvalla po hesht vazhdimisht sikurse nuk po ndodh asgjë. Kjo heshtje është e pa justifikueshme dhe po krijon hapësirë ne manipulimin e qytetareve nga propaganda serbe. Globalizmi në Botë në sajet e zhvillimit të teknologjisë informative ka bërë që komunikimi me të gjitha shtetet e Botës mund të arrihet brenda një ore apo një dite. Ministria Gërvalla duhet të komunikojë përmes kanaleve diplomatike me të gjitha shtete të cilat dyshohet se  e kanë ç 'njohur Shtetin e Kosovës. Ajo patjetër ka obligim që ti informojë institucionet e Shtetit të Kosovës dhe qytetarët për numrin e saktë të shteteve të cilat në mënyrë të rregullt sipas normave të marrëdhënieve ndërkombëtare duhet ta dijë saktësisht se cilat janë ato shtete me të cilat Republika e Kosovës ka krijuar marrëdhënie diplomatike dhe miqësore duke bërë njohje reciproke. Heshtja dhe pasiviteti i shërbimit diplomatikë të Kosovës herë pas here po krijon dilema të cilat po e dëmtojnë integrimin dhe imazhin e Republikës në mekanizmat ndërkombëtarë. Ministria Gërvalla duhet të njoftojë opinionin se cilat janë ato shtete të cilat po përfolet se njohjen e Kosovës e kanë bërë përmes korridoreve dhe paradhomave te hoteleve dhe metropoleve biznesore duke kontrabanduar kumtesa më shumë të karakterit biznesor sesa diplomatikë të karakterit shtetëror. Duhet theksuar se asnjëherë që nga Shpallja e Pavarësisë Republika e Kosovës nuk arriti ta ndërtoj shërbimin diplomatikë të jashtëm. Ministria Gërvalla nuk duhet të hesht por duhet ti tregoj shkaqet dhe pengesat me të cilat do po ballafaqohet Shteti i Kosovës për arritjen e njohjeve të reja. Kjo sjellje anemike e Ministrisë të punëve të jashtme po i shkon përshtati serbisë dhe rusisë shtete këto të cilat në vazhdimësi kanë lëbuar dhe po lëbojnë kundër Shtetit të Kosovës. Ministria e punëve të jashtme duhet të jetë simbol, pasqyrë e imazhit të një shteti normal i cili pretendon të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare ku bëjnë pjesë shtetet e Botës e sidomos Kosovës i duhet integrimi sa më shpejtë në Aleancën e NATO-së dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo është detyrë dhe interes i të gjitha partive politike pozitë dhe opozitë të cilat asnjëherë nuk e kuptuan këtë mision shtetëror dhe kombëtarë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".