Mashtruesit e pa turpshëm uzurpojnë ulëset e Kuvendit të Kosovës të veshur me mandat deputet

Mashtruesit e pa turpshëm uzurpojnë ulëset e Kuvendit të Kosovës të veshur me mandat deputet
Mashtruesit e pa turpshëm uzurpojnë ulëset e Kuvendit të Kosovës të veshur me mandat deputet

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 20 January 2023 - 07:29

Shkruan: ANALISTI- RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Duhet len inatet dhe duhet përveshur punës për të cilën janë zgjedhur dhe jo vetëm të dalin para kamerave të pispillosur dhe të tregohen si bibani në pleh. Popullit i vyen punë dhe për të zgjedhur problemet, vetëm shikoni se 50 projektligje të viteve të fundit nuk janë zgjedhur dhe kjo është krejt në saje të dembelizmit të tyre dhe inateve që kanë në mes tyre.

-Kuvendi i vitit të kaluar, i Republikës së Kosovës, nuk i përngjante aspak një Kuvendi, ishte një meslisht dhe i turpit që shpesh herë ishte bërë arenë dhe hallakamë e faqes së zezë, dembelizëm i paparë me fjalor tepër banal, që aspak nuk janë marr për të përmbyllur dhe mbushur ashtu si ishte paraparë në letër agjenda e programit legjislativ. Ky mezlisht dhe ata deputet i thënçin përse nuk e quan në vend fjalën e votuesit për të cilën kishin premtuar me premtime boshe dhe në fund të fundit, duhet ditur se edhe për atë paguhen.

Ata nuk kishin qëllim dhe synim që të zgjidhen projektligjet, por ata kishin synim dhe ishin bërë bllok për ta rrëzuar Qeverinë, dhe i kishte kapur inati i "kaurrit" dhe lëshonin Kuvendin duke mos kryer punën e tyre, ndërkaq, merrnin rrogën dhe kjo nuk ka ndodhur pak herë. Dhe, tani merreni me mend për arsye të këtyre të pafytyrëve i bartin projektligjet e para dy viteve dhe i grumbullojnë për t´i zgjedhur për këtë vit.

Por, dihet botërisht vetëm përse i kanë ikur ta zëmë Projektligjit për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë. Kësaj ata i kanë bërë bisht me qëllim se do të dilnin në shesh dhe do të zbardheshin shumë hajni, shumë pasuri e vjedhur dhe me këtë pasuri haram ata u bënë super milioner , ata që deri para lufte nuk kishin as bukë të mjaftueshme për të ngopur barkun. E kjo as që ka për të ndodhur edhe këtë vit sepse pengesë do bëhen pikërisht ata që e kanë mizën nën kapuç. Në qoftë se, shkohet me dembelizmin e vitit të kaluar dhe për inate personale të atyre bandave, mendoj se duhet zënë derën populli për të cilët i kane votuar dhe i kanë premtuar.

Dua të them se assesi nuk duhet lejuar që të përsëritet ajo e këtyre viteve të fundit që merrni rroga të majme dhe beneficione tjera dhe të mos përmbushen dhe të mos përmbyllet agjenda që është parapare për të zgjedhur dhe miratuar ligjet. Duhet len inatet dhe duhet përveshur punës për të cilën janë zgjedhur dhe jo vetëm të dalin para kamerave të pispillosur dhe të tregohen si bibani në pleh.

Popullit i vyen punë dhe për të zgjedhur problemet, vetëm shikoni se 50 projektligje të viteve të fundit nuk janë zgjedhur dhe kjo është krejt në saje të dembelizmit të tyre dhe inateve që kanë në mes tyre. Duhet të jenë më serioz dhe të mos bëhen qesharak se dihet se janë bërë gaz i botës, kjo nuk duhet të përsëritet dhe nuk duhet të ndodh se u ka dal boja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".