Shqiptarja maqedonase që përmes librave po e mbron muzeun dhe formimin e bibliotekës me libra të kulturës shqiptare

Shqiptarja maqedonase që përmes librave po e mbron muzeun dhe formimin e bibliotekës me libra të kulturës shqiptare
Shqiptarja maqedonase që përmes librave po e mbron muzeun dhe formimin e bibliotekës me libra të kulturës shqiptare

Agim Bajrami

  • 25 January 2023 - 10:55

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

 E reja shqiptare,nga Shkupi, me zemërgjerësinë e saj e mbushur nga  dashurin e saj e fortë ndaj historisë dhe kulturës shqiptare,po e lufton   e vetëm urrejtjen dhe diskriminimin e qeverisë maqedonase, ndaj shqiptarëve,kur ajo me vendosmëri po angazhohet në ruajtjen dhe avancimin e trashëgimisë kulturore e historike të kombit shqiptar, ku pikërisht në Manastirin e sotëm,në të cilin është formuar, 'alfabeti i kombit shqiptar',dhe e reja shqiptare, Ermira Mehmeti, me guxim, ka marr iniciativën, të rinovojë 'muzeun e alfabetit shqip' dhe formimin e bibliotekës kombëtare gjithë shqiptare. 

Dhe karakteristikë e qytetit të Manastirit antik shqiptarë,është që maqedonasit sllav e quajnë 'Bitol' ,dhe për çudi aty gjendet vetëm një shkollë fillore në gjuhën shqipe, edhe pse në këtë qytet jetojnë mbi 15% e shqiptarëve, siç thuhet nga shumë hulumtues të pavarur shqiptarë ku shumica  prej tyre edhe janë të frikësuar që publikisht të shprehin identitetin e vetë  shqiptarë, edhe pse mbajnë emra dhe mbiemra të natyrës jo sllave . Madje, është për keqardhje, se në 'qeverisjen maqedone' , prej vitit 2001, ministria e arsimit , dhe shumë ministri tjera,  udhëhiqen nga shqiptarët , e të cilët nuk u shërbejnë të  drejtave kombëtare shqiptare,ndërsa votat i marrin nga 'komuniteti votues shqiptar' ,ndërsa e bëjnë të kundërtën, i diskriminojnë shqiptarët përmes servilizmit ndaj homologëve të tyre maqedonas,duke e ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe nëpër institucionet publike ,ndjekjen e arsimit  bazikë e deri në universitet në gjuhën shqipe,punësimin e tyre në mënyrë të barabartë me maqedonasit , nëpër institucionet publike qeveritare.

Nuk ka angazhim të qeverisë , që të ndalojë, migrimin e shqiptarëve  dhe qytetarëve tjerë, për në botën e jashtme,dhe barazimin kushtetues e të drejtave shqiptare, me ato të maqedonasve. Hiq më mirë nuk qëndrojnë, as shteti i Kosovës, dhe Shqipërisë ,të cilat,do të duhej që me ashpërsinë më të madhe të  kërkohej tek bashkësia ndërkombëtare, dhe qeveria maqedonase, të ndërmarrin të gjitha veprimet shtetërore të menjëhershme, dhe në kuadër të kornizës  kushtetuese e ligjore,duke i  harmonizuar aktet e nevojshme ligjore, që përmes përdorimit praktik të tyre,të vënë në funksion, 'mbrojtjen e muzeut e të alfabetit të kombëtar shqiptarë' dhe  mundësimin e  hapjes së bibliotekës në këtë muze, ofrimin e arsimimit të  shkollave shqipe për shqiptarë banorë të Manastirit antik shqiptarë, i shndërruar në Bitolin maqedono- sllav. Dhe sipas kësaj, shteti i Maqedonisë, mund të ekzistojë vetëm në kuadër të konstituimit kushtetues të dy entiteteve: të shqiptarëve autoktonë  dhe maqedonasve sllav. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".