Zgjimi i drejtë i shteteve të perëndimit me presion kundër Serbisë dhe politikës mashtruese rusofile me të kaluarën e pa pastruar të krimit

Zgjimi i drejtë i shteteve të perëndimit me presion kundër Serbisë dhe politikës mashtruese rusofile me të kaluarën e pa pastruar të krimit
Zgjimi i drejtë i shteteve të perëndimit me presion kundër Serbisë dhe politikës mashtruese rusofile me të kaluarën e pa pastruar të krimit

Skender Mulliqi

  • 25 January 2023 - 15:04

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Nëse për shumë kohë ju bë presion Kosovës, presion është duke ju bë Vuçiqit, i cili edhe ka filluar shumë të djersitët pas takimeve të fundit, më përfaqësuesit special të BE-së, dhe të Amerikës. Ai ka marrë duket edhe ultimatum. Hetimi që do të bëhet ndaj deklarimeve pro serbe të Varheley, të besojmë së do të rezultojnë pozitivishtë . Shpesh deklarimet e zyrtarëve të më lartë të BE-së, kanë qenë edhe mendime individuale të të tyre , se sa qëndrim zyrtar i shtetit nga kanë ardhur, pos kuptohet nga katër shtetet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përfaqësuesit tanë më të lartë të politikës në të kaluarën,ju krijuan shumë favore, Serbisë, e cila edhe na i caktojë agjendat.

 

Struktura evropiane e BE-se, deri në kohën e fundit ishte e ngurtë pa ndonjë qasje konkrete e koherente, së si do të përfundon dialogu Kosovë-Serbi. Në këtë kontest patëm edhe shumë deklarata kontradiktore si të Borell, Lajçak, por edhe të Oliver Varhelyi, Komisionarit te BE për Fqinjësi dhe Zgjerim. Madje , këta për çudi më qëndrimet e tyre bukur pro-serbe më shumë i bënë presion Kosovës së sa Serbisë. Borell , Lajçak dhe së fundi edhe Varheley, në një farë mënyre i mbështeten barrikadat e strukturave paralele kriminale serbe ne veri të dirigjuara nga Vuçiq dhe Putin , duke dëshiruar të futën si pykë pastaj në bisedimet e ndërsjella, duke mos llogaritur në tensionimin e situatës politike dhe të sigurisë jo vetëm në Kosovë. Vizitat e shpeshta të zyrtarëve më të lartë të Amerikës, Kosovës dhe Serbisë, shumë i kanë intensifikuar proceset e status-kuos nga BE-ja, për arritjen e shpejt të një marrëveshjeje finale, në mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare. Sigurisht së qëndrimet për zgjerim të luftës nga Ukrainë në Ballkan të Putinit, më Vuçiqin, kanë bërë që edhe epilogu i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,do të këtë përfundim fatlum. Në këtë kontest edhe doli plani franko-gjerman , të cilën plan nuk e priti mirë Serbia e Vuçiqit, si bazë të mirë për marrëveshje të qëndrueshme midis dy shteteve, pas një kohë të gjatë të bisedimeve. Zatën shovinisti Vuçiq së bashku më Putinin për të kundërshtuar planin inskenuan barrikadat më strukturat kriminale serbe , dhe më grupin terrorist rus, Vagner që qëndron e ka në Nish. Amerika, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, po e mbështesin planin franko-gjerman. Kjo u pa qartazi ne takimet e fundit që u zhvilluan më Kurtin dhe Vuçiqin, në Davos, dhe në Prishtinë e Beograd. Nëse për shumë kohë ju bë presion Kosovës, presion është duke ju bë Vuçiqit, i cili edhe ka filluar shumë të djersitët pas takimeve të fundit, më përfaqësuesit special të BE-së, dhe të Amerikës. Ai ka marrë duket edhe ultimatum. Hetimi që do të bëhet ndaj deklarimeve pro serbe të Varheley, të besojmë së do të rezultojnë pozitivishtë . Shpesh deklarimet e zyrtarëve të më lartë të BE-së, kanë qenë edhe mendime individuale të të tyre , se sa qëndrim zyrtar i shtetit nga kanë ardhur, pos kuptohet nga katër shtetet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përfaqësuesit tanë më të lartë të politikës në të kaluarën,ju krijuan shumë favore, Serbisë, e cila edhe na i caktojë agjendat. Qëndrimet e fundit të shteteve të BE-së dhe Amerikës, të cilat kanë dhënë ndihmesë të madhe në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, këtë presion janë duke e adresuar Vuçiqit , më planin franko-gjermanë siç e thash, që është një bazë e mirë , edhe pse nuk parashihet njohja e ndërsjellë. Kriza më luftë në Ukrainë, dhe hegjemonia serborusomadhe ne rajon, po bën që të përshpejtohet përmbyllja e procesit të bisedimeve, si dhe po shfaqët bukur shumë dëshira që Kosova të bëhet më shpejtë anëtare e NATO-së. Rrjedha e ngjarjeve të politikave ndërkombëtare, edhe pse ishin bukur skeptike me vendosjen e barrikadave, ndërkombëtarët janë duke i bërë më shumë presion Serbisë , pikërisht pse me barrikada tentojë ndarjen mbi baza etnike, të Kosovës, dhe tentojë edhe destabilizimin më luftë të Ballkanit Perëndimor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".