Koha e duhur për të mos u vonuar, krimet serbe të luftës në tavolinë të dialogut me serbin për ti ndëshkuar dhe për ti kompensuar

Koha e duhur për të mos u vonuar, krimet serbe të luftës në tavolinë të dialogut me serbin për ti ndëshkuar dhe për ti kompensuar
Koha e duhur për të mos u vonuar, krimet serbe të luftës në tavolinë të dialogut me serbin për ti ndëshkuar dhe për ti kompensuar

Gani Qarri

  • 26 January 2023 - 07:25

Shkruan: ANALIST - Gani Qarri

Pas deklarimit të presidenti serb Vuçiq, se më në fund është detyruar për ti thënë po, planit franko-gjerman, tanimë është momenti vendimtar, që nga Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, akademinë e shkencave dhe ekspertët e fushës, të përgatitet urgjentisht, për ta kompletuar dosjen e krimeve serbe në Kosovë dhe deponuar atë si pjesë të pakos së bisedimeve, në draft marrëveshjen franko gjermane.

-Krimet dhe dëmet e luftës në Kosovë, janë tema më e dhimbshme që jo rastësisht është anashkaluar, si nga faktori ndërkombëtar në periudhën para shpalljes së pavarësisë jo vetëm duke e penguar, por mbase edhe sabotuar këtë temë, ashtu edhe pas shpalljes së pavarësisë, nga politika e inkriminuar dhe politik bërësit e shantazhuar në pushtet, të cilët në marrëveshje të fshehta me regjimin në Beograd, e kanë penguar edhe sistemin e drejtësisë të trajtoj këtë temë.

Madje udhëheqësit dhe qeveritë e inkriminuara, kanë provuar edhe ta anashkalojnë përgjithmonë këtë çështje, jo vetëm duke e prolonguar në kohë, por edhe duke u devalvuar dëshmitë dhe zhdukur faktet, vdekur dëshmitarët etj, në mënyrë që nga kushdo, që provohet të shpaloset kjo temë, të devalvohet deri në atë masë çështja, sa askush të mos jep përgjegjësi, për të relativizuar dhe pamundësuar gjykimin e krimeve serbe, në mënyrë që të bllokohet e drejta e palëve të dëmtuara për procedurat e dëmshpërblimit!

Në fakt deri më tani, vetëm Qeverisë Kurti ka treguar qëndrim konsistent dhe të pa luhatshëm, i e cila ka shënuar edhe hapin e parë, duke detyruar nën presion, presidentin Vuçiq që ta pranojë planin franko gjerman, por që edhe ky plan, si i tillë nuk mundë të sigurojë perspektivë të pajtimit pa e adresuar në të njëjtën kohë me garanci ndërkombëtare edhe përgjegjësin ndaj krimit, si dhe matjen dhe vlerësimin e nivelit të dëmeve të luftës me të drejtën ndërkombëtare të kompensimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".