Tash e kemi momentin historik për krimet e luftës, ta mbështesim Serbinë për muri si Krishtin në Kryq

Tash e kemi momentin historik për krimet e luftës, ta mbështesim Serbinë për muri si Krishtin në Kryq
Tash e kemi momentin historik për krimet e luftës, ta mbështesim Serbinë për muri si Krishtin në Kryq

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 26 January 2023 - 15:44

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

 

Koha nuk pret dhe moment më të volitshëm nuk kemi pasur se deri më tani që Qeveria e Kosovës dhe jo vetëm, ajo që të përgatitën dhe kompletojnë dosjet se çka ka bërë Serbia fashiste në Kosovë, krim kundër njerëzimit që nuk mbahet mend askund në botën e qytetëruar. Pra, Dosjet e gjenocidit serbian që ka bërë në Kosovë dhe me fakte të pakontestueshme nuk ka si mos ti pranoj faktori ndërkombëtar, edhe pse i dinë të gjitha, por fjalën e kam që s´ka qare pa e pranuar edhe snajperisti, vrastari Aleksandër Vuçiq sepse faktet janë mbi të gjitha.

 

Na ka ardhur momenti që mund ta mbështesim për muri dhe jo vetëm atë por mund ta gozhdojmë Serbinë fashiste si Krishtin në kryq. Me besoni se edhe disa miq tanë po na përgatitin terrenin, dhe, në qoftë se edhe tani nuk e shfrytëzojmë këtë rast nuk do të na e falë historia kurrën e kurrës!

Dorën në zemër në këtë derexhe të vdekjes; deshëm apo s´deshëm ne duhet të pranojmë por edhe ata që nuk e pranojnë do të zbardhen të gjitha se këtij zullumi i kanë kontribuar edhe ata faqezinj që luftonin për pushtet, ata që për interesa të tyre personale  takoheshin me kriminelët më gjakësor serbian nëpër hotelet më luksoze të botës duke bërë dyzen ahengu dhe ata që është më zi me buxhetin e shtetit dhe djersën e taksapaguesve, kjo ka për tu vërtetuar.

Sido që të jetë, do të thosha të lihem me një anë inatet se do vihen më vonë në sofër, por tani ose kurrë është momenti që së bashku të mblidhemi bashkë si në kohën e Gjergj Kastriotit dhe ta gjunjëzojmë me fakte Serbinë fashiste dhe këtë meritë tani që e kemi në prag mos ta gënjej askush veten se është meritë e tyre , kjo është meritë e miqve tanë që e kanë shpinën e fortë dhe ne nuk ditëm të luftojmë atëherë na morri lumi, e ata qelbësirat që kanë punuar prapa kurrizit të popullit do t´i dënon historia, pra tani nuk është koha me ta, ata do ti rrahë koha që ditë të bardhë nuk do të shohin, do të mbesin të lëçitur me damkën e tradhtisë se nuk është mirë të vjedhësh buxhetin e shtetit, të vjedhës djersën e popullit e aq më keq tí biesh hanxhar e sakicë prapa krahëve popullit që të ka dhënë ujë e bukë e të ka rritur, pra kush e kupton dhe kush e ka përcjell me kohë kjo nuk është vetëm lëshim por kryekëput është tradhti.

Vetëm merreni me mend kush i futi hundët në këtë marifet, njeriu i UDB-es me librezë zyrtare, Batoni i Fazli Qelit-Haxhiu, që nuk kishte as integritet, nuk ishte as institucion, pos i ndërsyer nga serbianët se për atë punë paguhej dhe ja ku na solli bashkë me atë që ky spiun i UDB-ës, i ka kullotur si bagëti ata faqezinjtë që pajtoheshin me këtë.

Dhe, kush mendon se ky djali i Fazli Qelit, Baton ka qenë rastësisht aty, jo ishte i futur nga qarqet shoviniste serbe, për ta shkatërruar si krimbi brenda mollës që nuk e sheh dhe e kafshon. Këtë edhe ajo bagëtia që i shkonin rrotull e dinin mirë këtë zullum, mirëpo ju konvenonte atyre për tu arsyetuar, se merrnin para me thasë dhe e dyta ja kishin zënë bishtin me derë dhe pastaj hajde mace, luaje kryet e buallit.Këtë e thash krejt për atë se nuk i interesonin faktet për t´i mbledhur, por e dobësuan sistemin e drejtësisë, e penguan dhe tani erdhëm këtu ku jemi. Dhe, merreni me mend erdhëm në atë gjendje që thua se ne ishim agresori e jo viktima. Ç´është e vërteta, edhe pse kishte dhe ishin mbledhur shumë fakte mirëpo, atyre kopilëve nuk ju interesonte kjo dhe bile nuk e merrnin seriozisht dhe nuk e besonin se do vjen kjo ditë dhe ky rast që nuk duhet humbur. Ishin shkurt pamës dhe më e keqja ishin të verbuar se i kishte verbuar pushteti dhe hajnia. Sido që të jetë, jam i mendimit që ne tani duhet mbledhur të gjitha fakteve për t´ia përplasur në fytyrë Serbisë fashiste para faktorit ndërkombëtar, ndërkaq aty që u pajtuan nëpër hane (Bujtina me... ku*va) e hamame do vjen dita që do të përgjigjen për tradhtinë që ia kanë bërë vendit. Qofsha i gabuar se mendoj se së shpejti do të plas bomba, vetëm nuk dihet akoma se cila palë; po nuk e pranuan ose do vendos i forti ose do dorëhiqet dikush, por prapë se prapë mundohen t´ia lënë kopilin në derë njërës palë sepse janë të zier safi në kazan këta kopilë të llojit të ati çunit të Fazli Qelit dhe ata bisha tjerët që e ndiqnin pas.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".