Gjendja nga vërshimet mundë të sanoheh edhe me ndihma të jashtme

Gjendja nga vërshimet mundë  të sanoheh edhe me ndihma të  jashtme
Gjendja nga vërshimet mundë  të sanoheh edhe me ndihma të  jashtme

Muhamet Kelmendi

  • 29 January 2023 - 11:04

SHKRUAN: ANALISTI- Muhameti Kelmendi

Nga vërshimet që e kanë përfshirë Kosovën, sidomos Drenicën dhe Rrafshin e Dukagjinit, kanë krijuar dëme të mëdha materiale. Bujqësia ka pësuar dëme të rënda. Të mbjellat vjeshtore janë shkatërruar. Rrugët janë dëmtuar dhe shtëpitë e banimit kanë pësuar dëme të mëdha. Kanalizimi e shumë objekte përcjellëse për jetë janë shkatërruar. Qytetarët e Kosovës pa ndihma të shtetit, ndoshta edhe nga jashtë, nuk mund t'i tejkalojnë dëmet e pësuara. Gjendja kërkon mjete financiare për ta bërë sanimin. Qeveria e Kosovës është e rrugës të veproj në disa drejtime: 1. Të verifikoj gjendjen e dëmeve të pësuara nga vërshimet. 2. Të krijoje Fond të veçantë për vërshimet. 3. Të ndaj mjete urgjente dhe afatgjata për tejkalimin e gjendjes dhe; 4. Të kërkojë ndihmë nga BE e vendet tjera demokratike për gjendjen në vend. Rruga e tillë siguron deri në një masë mjete të nevojshme për sanim të gjendjes dhe ndoshta jep impulse për zhvillim ekonomik të viseve të dëmtuara. Vetëm për vetëm nuk ka mjete Republika e Kosovës për ta shëruar situatën e rëndë. Për gjendjen e tillë të katastrofave natyrore ka fonde në BE. Atje duhet të konkurrohet për financim. Kështu arrihet te sanimi i gjendjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".