Si është e mundur të ndryshohet kursi për formimin e një Srpska Republikë në Kosovë

Si është e mundur të ndryshohet kursi për formimin e një Srpska Republikë në Kosovë
Si është e mundur të ndryshohet kursi për formimin e një Srpska Republikë në Kosovë

Shefik Shkodra

  • 30 January 2023 - 14:44

Shkruan:ANALISTI- Shefik Shkodra

Formimin e Asociacionit të komunave me humicë serbe po e ndihmojnë edhe opozita e jonë. Nuk ka munguar asnjëherë nëpër epoka bashkëpunimi i një pjese të shqiptarëve me armikun. Thjesht, për interesa të ngushta. Kjo pamje paraqet kundërshti të vetvetes. Kjo është vetëvrasje e kësaj pjese të shqiptarëve.

Shpallet Republika e pavarur. GJND e pranon aktin. E pranojnë pjesa më e madhe e vendeve të Evropës dhe botës. Është shumë e pabesueshme për formimin e AKSHS (asociacioni i komunave me shumicë serbe). Është tejet kundër produktive me mundin që është bërë, kur ishim të orientuar për një marrëveshje reciprociteti, e një pranimi të Republikës së Kosovës nga Serbia. Tash, menjëherë kërkesat edhe nga aleatët tanë janë, konkretisht - nga SHBA, për formimin e Asociacionit një etnik serb në këtë vend. Një shtet në shtetin tjetër. Një shkatërrim dhe dështim i shtetit të Kosovës. Një ndryshim edhe i vijave kufitare. Madje edhe ndryshim i gjeo-strategjisë. Me Serbinë nuk ka kurrfarë garancioni.

Formimi i një shteti serb në Kosovë, është njësoj si Republika Srpska në Bosnje. Kjo është krejtësisht e pajustifikueshme për shqiptarët e Kosovës, por edhe e dëmshme për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe fund i veprës së krijuar, për një Republikë, e cila është pranuar nga shumica e vendeve, e justifikuar edhe nga GJND, edhe nga vetë amerikanët dhe të tjerët. Është kthim, ynë po mendoj, në një gjendje më të keqe se ajo para viteve 1999. Formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe po e ndihmojnë edhe opozita e jonë. Nuk ka munguar asnjëherë nëpër epoka bashkëpunimi i një pjese të shqiptarëve me armikun. Thjesht, për interesa të ngushta. Kjo pamje paraqet kundërshti të vetvetes. Kjo është vetëvrasje e kësaj pjese të shqiptarëve. Nuk ka pse të krenohet askush për sakrificën dhe luftën që është zhvilluar me shekuj për çlirim definitiv nga Serbia. Për Republikën, përveç viktimave tona, iu kemi falënderuar, më parë, SHBA-ve dhe vendeve të tjera demokratike. Por tash, kursi ka ndryshuar. Dhe s'është gjendja sa duhet e qartë, veç asaj që po shihet. Nënshkrimi i këtij Fantomi nga shqiptarët është dhe do të mbetet akt kombëtar i ndytë dhe i dënueshëm historikisht na ky popull. Është përsëritje shekullore e këtyre pazareve me Serbinë. Nuk kam besuar se në këtë shekull do të nënshkruajmë për të saten herë Fatin tonë tragjik. Nuk kam menduar se, rishtas ne shqiptarët, do të jemi një monetë e pa vlerë dhe për kusuritje!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".