Kujdes, puna e mbrapsht kurrë ne histori nuk ka sjell fryte as rezultate të mira

Kujdes, puna e mbrapsht kurrë ne histori nuk ka sjell fryte as  rezultate të mira
Kujdes, puna e mbrapsht kurrë ne histori nuk ka sjell fryte as  rezultate të mira

Dr. Hysni Aliu

  • 31 January 2023 - 11:02

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Po e filloj me një thënie timen: ”Njeriu i mençur, në momentin që bën budallallëqe, në realitet do të thotë që është budalla, kjo sepse po të ishte i mençur s’do bënte budallallëqe”! Z. Kurti, ka qenë, është dhe do të mbetet i mençur, andaj nuk pranon që as nën presionin e më të mëdhenjve të botës të bënë budallallëqe që do ju kushtonin gjeneratave që vijnë dhe shtetit të Kosovës por edhe miqve tanë perëndimor.

Tensionet rreth temës së formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe veç sa po shtohen. Ne momentin që z. Kurti nuk është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshje të dëmshme për vendin e vetë, bashkësia ndërkombëtare ka aktivizuar të gjithë bud0zherët e vetë për të gërmuar nëntokën, në mënyrë që të gjen njeriun adekuat i cili do të nënshkruante atë që i kërkohet në emër të ruajtjes së marrëdhënieve të mira me aleatët ndërkombëtar.

Është një rregull e thjeshtë, që thotë, njeriu të kupton nëse dëshiron të kupton, të kupton edhe kur është interesi i njëjtë, të kupton edhe kur ke nivelin intelektual përafërsisht të njëjtë, por edhe e kundërta e tyre. Bashkësia ndërkombëtare nuk po e kupton z. Kurtin, sepse nuk po donë ta kupton, dhe sepse kanë interesa që në një masë kryqëzohen, ndërsa sa i përket dijes, nuk ju mungon, as njërës palë e as tjetrës. Nuk ka qenë e rastësishme që kohë të gjatë kam kërkuar komision hetimor të Kuvendit të Kosovës, pikërisht për marrëveshjet e vitit 2013, e sidomos vitit 2015, sepse në ato marrëveshje haptas vjen era tradhti. Askush nuk më ka dëgjua fatkeqësisht. Tani Kosova është në situatën merre ose leje.

Po thuhet nga emisarët e huaj që marrëveshja për asociacionin është nënshkruar dhe duhet të plotësohet, edhe atë para bisedimeve për planin franko gjerman, por po harrohen disa gjera:

Përse Serbia nuk e plotësoj kurrë pikën 14 të po të asaj marrëveshje, dhe 12 marrëveshjet tjera të cilat i potencoj presidentja Osmani kur komentoj deklaratat e z. Borrel para një kohe. Në rregull, tani asociacioni i komunave serbe nuk po shkelka kushtetutën e Kosovës, dhe këtë po e garantojnë Eskobar dhe të tjerët, por a kanë këta zotërinë ndonjë përgjigjeje se çka do ti jepet Serbisë në fazën e bisedimeve për plani franko gjerman, sepse edhe aty do kërkohet një kompromis nga Kosova, serish si kompromis për kompromisin e Serbisë. Çka do të ndodhë me asociacionin që nuk po e shkelka Kushtetutën e Kosovës, pas këtyre dy fazave të kompromiseve, ku qysh ja ka fillua deri tek njohja e ndërsjellët do vjen pas nja 5 fazave, a do të thotë se një shtet i vogël serb do kërkohet në fund nga Kosova si kompensim për shtetin e vogël të Kosovës. Përse serbët e Malit të Zi nuk paskan të drejtën e federalizmit të Malit te Zi, përse Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk e paskan të njëjtën të drejtë duke qenë me 35 % të popullatës në Maqedoni, përse Boshnjaket e Sanxhakut e shqiptarët e Luginës nuk paskan të njëjtat të drejta, përse rusët e Ukrainës, vendeve baltike, apo pakicat tjera anë e mbanë botës nuk paskan të njëjtat të drejta sikur serbët në Kosovë. A thua, çka po na bojka neve shqiptarëve aq të këqij sa që serbët e Kosovës po paskan nevojë për tretman më special në botë, apo çka paskan serbët që po i bojka më të veçantit në botë, madje edhe për armiqtë e tyre.

Përse nuk e lejuat z. Kurtin që të implementonte të gjitha marrëveshjet e Brukselit një nga një, duke filluar nga dokumentet e udhëtimit, pastaj tabelat, energjia, arrestimi i kriminelëve, shpërbërja e institucioneve paralele serbe, pranimi në organizatat ndërkombëtare ashtu siç ka nënshkrua Serbia në vitin 2015, dhe për ta lejuar kështu Kurtin që dalëngadalë të vjen te faza e formimit të Asociacionit të komunave serbe, ku atëherë do ishte shumë më lehtë ti thuhej, ja pra ti i realizove të gjitha ato që shtetit të Kosovës i përshtaten, tani nuk mundesh ti ikësh Asociacionit. Përse e penguat në këtë proces të cilin ai e filloj shumë sinqerisht ta realizon. A do të thotë kjo që kërcënimi i Serbisë me luftë, nëse Kurti lejohet ti zbatoj këto pika të marrëveshjes ju ndali dhe presioni i kthye kah z. Kurti, duke e fajësuar atë si jo bashkëpunues

A do të thotë kjo që ju dhe bash ju nuk lejuat z. Kurtin që të ndryshoj gjendjen faktike në teren, në mënyrë që pozicioni i Serbisë mos të dobësohet para bisedimeve për planin franko gjerman. Çka do të bëni ju kur të merrni shantazhin e radhës nga Serbia, ose në lidhje me Bosnjën ose me Malin e Zi ose me Kosovën prapë. Çka i thoni ju heshtjes së Rusisë për situatën e tanishme, a do të thotë kjo që ju jeni duke punuar me vetëdije apo pa të në favor të zhvillimeve të ardhshme në kufirin e Rusisë ku preken pakicat Ruse. Çka ju thoni ju shqiptarëve, kur ne themi që Rusia edhe kur është në luftë me gjysmën e botës, nuk po e tradhton aleatin e vet Serbinë ndërsa ju po bëni aleancë me dreqin duke dëmtuar një shtet që doli nga kthetrat e Milosheviqit dhe Vuçiqit duke ju falënderuar edhe ndihmës nga ju. Kush jeni dhe kujt i shërbeni? Historia do të tregon. Një punë e di dhe jam i sigurt, puna e mbrapsht kurrë në histori nuk ka sjell fryte të mira e as rezultate të mira, përkundrazi, në afat më të shkurtër çrregullime e në afat më të gjatë kaos. Ju e tradhtuat besimin e popullit afgan para dy viteve, e tradhtuat besimin e popullit Sirian, popullit të Libisë, Irakut, e tani po e tradhtoni besimin e popullit me pro-amerikan në botë!! Nuk besoj që është mirë, as në sy të Ukrainasve të cilët po mbështeten në ndihmën dhe përkrahjen tuaj. Ata me të drejte do pyesin, kur do na tradhtojnë edhe ne si të tjerët. Po e përfundoj edhe me një thënie timen, ” gjërat e pa mundshme bëhen të mundshme, nëse prapa tyre qëndron një logjikë e shëndoshë, por, edhe gjërat mundshme në dukje të parë, bëhen të pamundshme , nëse ato udhëhiqen nga logjikë e sëmurë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".