
Lexoni edhe:
'Hala jam e përparshmja' thotë Monika Salihu
Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi
Edhe pesimistet më të mëdhenj nuk e kanë besuar një zhvillim të tillë të ngjarjeve .U sollëm në atë mënyrë sikur mos të ekzistonte e nesërmja e jonë! Mos të flasim për ndërgjegjen dhe moralin politikë , të cilat ishin në nivelin më të ulët. Elitat politike në pushtet, u dehen nga sefaja, nga paratë e taksapaguesve, u dehën tepër shumë, elita e mëhallës ballkanike. U dehen si më raki rrushi , të cilët Kosovës ja lanë veç eshtrat.
'Hala jam e përparshmja' thotë Monika SalihuLexoni edhe:
Pushtetet 20 vjeçare , ne vend të ardhmes , si pasqyrë kishin dhe zgjodhën shekullin e kaluar. E dihet së ai shekull nuk ishte shembull i mirë për shqiptarët, e okupuar nga Serbia. Ne liri dhe në pavarësi,në vend që të hapërojmë më kohën, u kthyen mbrapa më logjikë të te menduarit dhe të vepruarit. Kjo logjikë e shtet ndërtimit u tregua e mundimshme , së shumë i mundojë qytetarët. Ishte logjikë e kthimit mbrapa të proceseve , jo e kohës së modernitetit. Vizionet jo të qarta , u treguan të dëmshme për zhvillimet shoqërore dhe politike në Kosovë. Ende nuk krijuam shtet sa duhet të zhvilluar e demokratik. Në Kosovë , u sunduam gjatë nga ata, të cilët shumë çka rrënuan para vetit, duke e pru për shumicën varfërinë dhe mjerimin social të dera. Jetuam sikur mos të kishin , ujë, rrymë , sikur të ishim pa sapunë, pa antibiotikë, e që të gjitha këto sjellin sëmundje të rënda. Ikëm nga shekulli i ri, duke u kthyer në shekullin e kaluar, sigurisht ndër më të mbrapshtit në historinë e shqiptarëve .Edhe pesimistet më të mëdhenj nuk e kanë besuar një zhvillim të tillë të ngjarjeve .U sollëm në atë mënyrë sikur mos të ekzistonte e nesërmja e jonë! Mos të flasim për ndërgjegjen dhe moralin politikë , të cilat ishin në nivelin më të ulët. Elitat politike në pushtet, u dehen nga sefaja, nga paratë e taksapaguesve, u dehën tepër shumë, elita e mëhallës ballkanike. U dehen si më raki rrushi , të cilët Kosovës ja lanë veç eshtrat. Kthimi në pushtet i të gjithë atyre të cilët bënë zullume të mëdha e të vogla, do të ishte tragjedi tjetër politike dhe ekonomike për qytetarët e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".