Opozitarët e maskuar rrejshëm me pro amerikanizëm në aksioni për ta marr pushtetin, po e rrezikojnë seriozisht edhe shtetin

Opozitarët e maskuar rrejshëm me pro amerikanizëm në aksioni për ta marr pushtetin, po e rrezikojnë seriozisht edhe shtetin

Hajrullah Tërnava

  • 02 February 2023 - 07:43

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Opozita si opozitë, dihet çfarë rroli luan për të ardhur në pushtet, dhe qëllimi i sajë është i qartë sa të gjendet në këtë pozitë, por megjithatë në tërësi opozita duhet ta ketë lojën e sajë gjithnjë korrekte e të pastër dhe të lejueshme që i përngjanë realitetit, qoftë edhe kur e akuzon pozitën, sepse vetëm në këtë mënyrë ajo mundë të vjen në pushtet e që më së miri për këtë elektorati do ta jep vlerësimin e saje në zgjedhjet e radhë.

Nëse opozita shërbehet me thashetheme, apo me akuza të paskrupullta dhe të pakuptimta, elektorati do ta ketë këtë parasysh dhe nga ato akuza të pabaza mundë t’ia zgjat vetes opozitarizmin e mëtutjeshëm sepse elektorati din me i vlerësua më së miri pikëpamjet e tyre dhe qëllimet që synon opozita me i arrit për me ardhur në pushtet, prandaj është i turpshëm lobimi i opozitarëve në SHBA kundër qeveris së shtetit të tyre që po zhvillohet tani, duke shfrytëzuar edhe kontaktet me zyrtarët e lartë të departamentit të shtetit, gjatë pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit, duke e akuzuar drejtpërdrejtë qeverinë Kurti për mos bashkëpunim dhe madje pengim në realizimin e marrëveshjes finale me Serbinë.

Kreu i AAK-s Ramush Haradinaj ka deklaruar se Serbia dhe Kurti, po e përdorin Asociacionin për ta penguar marrëveshjen e madhe finale në mes këtyre dy shteteve të cilën e kanë prezantuar dhe po mundohen ta shtyjnë përpara SHBA dhe BE! Për në SHBA, me një mal kritikash për të adresuar kundër Qeverisë Kurti, ka udhëtuar edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi. Ndryshe nga LDK-ja në SHBA, për lutjet e mëngjesit ka udhëtuar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pozicionimi i tij në raport me Qeverinë Kurti dhe akuzat për mos bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar në arritjen e shpejtë të marrëveshjes për normalizim me Serbinë janë të njëjta, vizavi me PDK dhe AAK. Para nisjes për në SHBA, Hoti ka thënë se Kosova është në pozitë të pafavorshme në dialog me Serbinë për shkak të veprimeve të pamatura të Kurtit. Sipas tij, vendi tani është në qorrsokak dhe kërkesa e partnerëve ndërkombëtarë është që të themelohet menjëherë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të cilën po e refuzon Qeveria Kurti.

“Besoj se qasja e gabuar e kësaj qeverie, qysh në fillim e ka sjellë këtë situatë, ku tash kërkesa e partnerëve tanë ndërkombëtarë është për të themeluar menjëherë Asociacionin. Në qeverinë paraprake, ne e patëm dakordu një kornizë të dialogut me partnerë tanë ndërkombëtarë që nuk i prekin këto temat dhe nuk hynë edhe temat e integritetit territorial, të sovranitetit që marrëveshja përfundimtare duhet të jetë për normalizim dhe njohje reciproke, që duhet të jetë marrëveshje brenda kushtetutës së Kosovës dhe që nuk akordohemi për asgjë, derisa nuk akordohemi për të gjitha. Çfarë bëri kjo qeveri kur e mori pushtetin?

Hoqi dorë nga ajo kornizë e dialogut dhe dolën me disa pika që u kthyen para një shekulli e gjysmë, dhe e futën vendin dhe veten në qorrsokak, i kanë bërë një dëm të madh vendit”, ka deklaruar Hoti, duke harruar se pikërisht Asociacioni është ajo barra e rëndë që po peshon mbi shtetin e Kosovës e të cilën ja kanë ngarkuar në qeverisjen e kaluar, në vitet 2013 dhe 2015, PDK dhe LDK, subjekte politike që kanë bashkë qeverisur dhe e kanë nënshkruar, madje duke pasur shumicën e votave ne parlament me deputet serb, edhe e kanë ratifikuar. Gjithsesi se ky bashkërendim kritik opozitar flet kundër Qeverisë Kurti dhe akuzat e tyre tek faktori ndërkombëtar, se janë duke u koordinuar dhe bashkëpunuar për të gjetur mënyra e mjete që ta rimarrin pushtetin dhe ta realizojnë atë që e kanë nënshkruar, në emër të marrëveshjes me Serbinë, pavarësisht çmimit të madh që rrezikon Kosova për ta paguar me sovranitet te cunguar.

Gabimet e nënshkrimi të Asociacionit si në vitin 2013 nga ana e Hashim Thaçit si dhe të vitit 2015 nga ana e Isa Mustafes, edhe sot po i kushtojnë shumë Kosovës, sepse sikur mos të ekzistonin ato nënshkrime të të marrëveshjeve për Asociacionin nga ajo kohë, tani dihet që edhe bisedimet e Kryeministrit Kurti, do të ishin më liberale dhe më të lehta me faktorin ndërkombëtar, dhe nuk do ta kishte një dyshim të një nënshkrim si ata të mëhershmit që i përngjajnë Srpska Republikës në Bosnje, prandaj sjelljet e Kurtit në bisedimet me ndërkombëtarët janë të kuptueshme sepse ato gabimet e bëra nga periudha e më hershme, nga ata që u përmendën, tani Kurti po mundohet me i përmirësua dhe kurrsesi nuk po donë për ta lejuar një asociacion mbi kushtetues që Kosovës kishte me i kushtua shumë, dhe me që ato gabimet e mëhershme i takojnë opozitës së tanishme, tani opozita po përdorë metoda të çuditshme për me ardhur në pushtet, sa që ato metodat e tyre herë herë po përngjajnë si më të afërta me qëndrimet serbe, edhe që të vetmen mbështetje në të cilën thirren e përdorin gjithnjë Amerikën, dhe me këtë donë që elektoratin ta bindin se e tërë opozita është pro-amerikane, kurse partia në pushtet antiamerikane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".