Qeveria e Kosovës ka vepruar drejtë me koeficientet për ligjin e pagave edhe në sistemin e drejtësisë, paga reale përkrah zhvillimit ekonomik dhe gjendjes së përgjithshme sociale

Qeveria e Kosovës ka vepruar drejtë me koeficientet për ligjin e pagave edhe në sistemin e drejtësisë, paga reale përkrah zhvillimit ekonomik dhe gjendjes së përgjithshme sociale

Hajrullah Tërnava

  • 06 February 2023 - 07:39

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Me vetë faktin që KGJK dhe KPK nuk po e pranojnë Ligjin e pagave për të cilin edhe kanë vendosur për kontestuar dhe dërguar në Gjykatën Kushtetuese, KGJK dhe KPK po tregohen lakuriq se përtej interesi të funksionimit të pa varur profesional nga politika, dhe shkëputjes nga avokatia që janë duke ja bërë nëntokës së krimit të organizuar, interesimi i tyre jetik është përfitimi nga pagat e majme, pa i dhënë përgjegjësi askujt dhe për asgjë, prandaj edhe kanë vendosur për të mos e pranuar Ligjin e pagave, të cilin kanë vendosur për ta kontestuar dhe dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

- KGJK dhe KPK i janë drejtuar Avokatit të Popullit që ta dërgojë Ligjin për Paga në Kushtetuese një ditë pas publikimit zyrtar të koeficientit të pagave, sipas të cili pagat në sistemin e drejtësisë racionalizohen, shkurtohen ato duke u përgjysmuar për dallim nga ngritja të cilën e gëzonin sipas vendimit të qeverisë së kaluar. Pagat në sektorin e drejtësisë me ligjin e ri dhe koeficientet e caktuar do të jenë si vijon:Kryetari i Gjykatës Supreme – 1785 euro, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës – 1732.5 euro, gjyqtar i Themelores nga 1260 deri në 1396.5 euro, kryeprokurori – 1785 euro, kryesuesi i Këshillit Prokurorial – 1732.5 euro, prokurori nga 1344 deri në 1260 euro. Kjo ulje e pagave në sistemin e drejtësisë është konsideruar kundër kushtetuese dhe e pa pranueshme edhe nga KPK edhe nga KGJK. Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe gjithë administrata gjyqësore, shprehin shqetësim që as Kuvendi dhe as Qeveria nuk kanë respektuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për sigurimin e pacenueshmërisë së pagave të sistemit gjyqësor, prandaj ftojmë Avokatin e Popullit që të veproj në kuadër të kompetencave ligjore duke kundërshtuar këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i vendosur që të ndërmerr të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore për të mbrojtur dhe promovuar pavarësinë institucionale dhe funksionale të sistemit gjyqësor”, thuhet në reagimin e tyre.

Në përgjithësi duhet ta kemi parasysh se rrogat e qytetarëve tonë, që punojnë punë të ndryshme nëpër institucione të ndryshme, duhet të ekzistoj proporcionaliteti, e jo në disa institucione rrogat të jenë në nivele më të larta shumë fish se në disa vende të punës që rroga sillet rreth 300 euro. Një dallim i tillë ku në institucionet e drejtësisë sikur që ishin rrogat tepër të larta dhe me u krahazua me nivele të ndryshme të rrogave zyrtare të institucioneve tjera, dallimi është tepër i madh, prandaj veprimet e kësaj qeverie për zvogëlimin e të ardhurave me Ligjin mbi Pagat është një ballansim i kuptueshëm e jo si qeveritë e mëparshme që i rriten rrogat në mënyra enorme, dhe ato rritje qysh nga atëherë kanë ngrit shqetësime te shtresat tjera të punëtorëve, që me pagat e tyre nuk mundeshin ta përballojnë muajin me harxhimet që i kanë nëpër shtëpitë e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".