Kryeministri Kurti sfidon me planin 6 pikësh për asociacionin, tash fjalën e ka kuvendi, debat dhe diskutim për vendim koncensual në interesin nacional

Kryeministri Kurti sfidon me planin 6 pikësh për asociacionin, tash fjalën e ka kuvendi, debat dhe diskutim për vendim koncensual në interesin nacional

Hajrullah Tërnava

  • 07 February 2023 - 15:29

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

 

Në këto momente vendimtare për shtetin,  partitë politika duhet të jenë të unifikuara, të  bashkuara, duhet të jenë shumë kompakte në qëndrimet e tyre që mos ti bëjnë dëme shtetit të Kosovës, prandaj propozimi 6 piksh i kryeministrit Kurti për komunat me shumicë serbe, është e domosdoshme dhe urgjente që kjo ofertë, si projekt për shtetin të diskutohet në nivel politik në seancë të veçantë parlamentare, pas hapit të parë, deklarimit dhe publikimit në Kuvend të propozimit 6 pikësh për modelin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga kryeministri Kurti.

 

 

Çështjet kaq serioze për shtetin e Kosovës, e kur janë  në pyetje çështje të rëndësishme kushtetuese, të gjitha partitë politike duhet të bashkohen dhe të bëjnë vlerësime dhe analiza në detaje për sidomos tani kur kemi një kërkesë “ultimative” për Asociacionin serb, që është në propozim, që të miratohet sa më shpejtë,  e që është po ky faktori ndërkombëtar që po insiston për tu jetësuar ky Asociacion.

Në këto momente vendimtare për shtetin, partitë politika duhet të jenë të unifikuara, të bashkuara, duhet të jenë shumë kompakte në qëndrimet e tyre që mos ti bëjnë dëme shtetit të Kosovës, prandaj propozimi 6 piksh i kryeministrit Kurti për komunat me shumicë serbe, është e domosdoshme dhe urgjente që kjo ofertë, si projekt për shtetin të diskutohet në nivel politik në seancë të veçantë parlamentare, pas hapit të parë, deklarimit dhe publikimit në Kuvend të propozimit 6 pikësh për modelin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga kryeministri Kurti. Gjithsesi se është e domosdoshme dhe urgjente që kjo ofertë, projekt, të diskutohet në nivel politik në seancë të veçantë parlamentare, për ta marr koncenzusin gjithëpërfshirës të pozitës dhe opozitës, duke vepruar ngjashëm me atë që ka bërë edhe pala serbe në parlamentin e tyre, dy ditë debat të zgjedhur për planin franko gjerman dhe raportin e punës së prezantuar nga presidenti serb Vuçiq, i cili sado që ka krijuar atmosferë të tensionuar, me votat e shumicës në parlament është miratuar dhe kështu presidenti ka marr dritën e gjelbër të parlamentin për të vazhduar dhe negociuar në vazhdim, më palën kosovare dhe faktorin ndërkombëtar që është në ndërmjetësim. Analisti politik  Daniel Server ka deklaruar se  është e dobishme politikisht dhe ne aspektin diplomatik, që kryeministri Albin Kurti të ketë deklaruar qartë se cilat janë kushtet e tij. Kjo është shumë më mirë sesa thjesht të refuzosh Asociacionin. Ndryshe Server po ashtu thekson se Server nuk e sheh ndonjë arsye për ndryshime në Kushtetutën e Kosovës, e cila mund të akomodojë një Asociacion që është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sa më shumë të jenë unik partitë kosovare mes veti, dhe ti mbrojnë interesat e shtetit të tyre, e sidomos edhe nëse miratohet Asociacioni i komunave serbe, ky Asociacion mos ti kaloj kompetencat kushtetuese të shtetit te Kosovës, por të jetë në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës, i ngjashëm me asociacionin e komunave shqiptare, e sidomos të merret parasysh se popullata kosovare është mbi 95% shqiptare prandaj këto asociacione duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".