Gjendja alarmante në shëndetësi, urgjentisht të intervenohet e të shërohet

Gjendja alarmante në shëndetësi, urgjentisht të intervenohet e të shërohet
Gjendja alarmante në shëndetësi, urgjentisht të intervenohet e të shërohet

Gani Qarri

  • 09 February 2023 - 16:21

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Qeveria e Kosovës, dhe Ministria e shëndetësisë të veprojnë urgjentisht, për krijimin e kushteve më të mira për punë dhe sistem të avancuar të pagave, që mundë të jetë kushti i vetëm i stabilizimit dhe ndërprerjes së migrimit të profesionistëve shëndetësor jashtë vendit.Sektori i shëndetësisë në Kosovë,mbetet fusha me sfiduese për ta stabilizuar dhe mirë trajtuar nga qeveria e tanishme këtë sektor jetik, kur dihet mirëfilli se pavarësisht zotimeve e premtimeve të qeverive të kaluara, ky sektor që është kryefjala e shëndetit të popullatës së shtetit, është lënë tërësisht pas dore dhe në harresë.

 

 

Ky Sektor përveçse është injoruar, për aq më keq edhe është degraduar, duke u shfrytëzuar për tu pasuruar me zhvatje të qytetarëve nga grupe mafioze të interesit. E mos trajtimi adekuat, ka ndikuar edhe në trendin e largimit të stafit mjekësor,përtej kufijve të shtetit, gjë që dëshmon se në Kosovë, po përgatiten kuadro specialistësh për ti eksportuar në perëndim. Ndërsa gjendja edhe më alarmante ka filluar të bëhet me stafin mbështetës dhe siç raportohet vetëm gjatë vitit të kaluar, 2022, mese 700 infermierë kanë kërkuar vërtetime për t’u larguar nga Kosova, shifër kjo 7 herë më e madhe se në vitin paraprak 2021.

Prandaj është koha e fundit që Qeveria e Kosovës, dhe Ministria e shëndetësisë të veprojnë urgjentisht, për krijimin e kushteve më të mira për punë dhe sistem të avancuar të pagave, që mundë të jetë kushti i vetëm i stabilizimit dhe ndërprerjes së migrimit të profesionistëve shëndetësor jashtë vendit. Përndryshe kjo mundë të merr përmasa edhe më alarmante në fund të këtij viti nga moment i liberalizimit të vizave dhe fillimi i zbatimit në praktikë të lëvizjes së lirë edhe për qytetarët e Kosovës, gjë që duhet ta kenë fort përsysh Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".