Lexoni edhe:
Ja si po e aktron Serbia skenarin e krizës së brendshme politike për ta dështuar dialogun dhe marrëveshjen me Kosovën
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Në Kosovë ka pasur nëpunës, gjyqtar dhe prokurore. Kemi pasur police dhe çka jo. Pra, ka qenë një terren i përshtatshëm dhe i rëndë. Shumë i mirë për krijimin e veglave që i kemi tash. Pas luftës u futen shërbime dhe shërbime.! Nga aktualiteti nuk është vështirë të kapen elementët e tillë dhe të dihen me siguri veprat e çdo kujt.
Lidhur me këtë çështje ka mendime të shumta. Disa mendimtar e fusin padijeninë në funksion të rrezikshmërisë. Ca të tjerë gjendjen e rëndë ekonomike dhe një grup i mendimtarëve e lidh këtë çështje me diktaturë. Këtu nuk do të futem në këto probleme. Do të përcjelli te lexuesit mendimin analitik të mendimtarëve mbi elementet më të rrezikshëm për shtet dhe komb. Në këtë anë dalin pesë ( 5) kategori të spiunëve (bashkëpunëtorëve) të armikut që radhiten në kuadrat më të dëmshëm për shtet dhe komb, pavarësisht rendit politik dhe shoqëror. Si duket kjo: 1. Bashkëpunëtorët (spiunët) e vendit: Këtu bëjnë pjesë njerëzit të cilët vijnë nga vendi që pretendon armiku për të pushtuar, që kanë lindur, punojnë dhe jetojnë në vendlindje. Ata kërkohen në mënyrë shoqërore dhe me afërsi njerëzore, si dhe me para në emër të ndihmës humanitare etj., të ofrohen dhe futen në shërbim në llogari të armikut që pretendon pushtimin. 2. Bashkëpunëtorët (spiunët) e brendshëm: Në këtë kategori të spiunëve bënë pjesë një numër i madh i kategorive të të punësuarve dhe të njerëzve, që janë të punësuar në punë të ndryshme, apo vijnë nga ish regjimi, të cilit i kanë shërbyer.
Këtu llogariten: - Nëpunësit e ish-regjimit në pushtet; - Ish-shërbyesit e sigurimit të shtetit; - Pjesëtarët e kategorisë shoqërore që ishin të lidhur me klasën në pushtet në kohën e ish-regjimit; - Ish-gjyqtarët dhe prokurorët; - Zyrtarët e tashëm të regjimit; - Punonjësit e organizatave humanitare; - Njerëzit me vlerë të lartë në ish-regjim, po që tash në këtë sistem politik e juridik, janë të degraduar; - Kriminelët e dënuar; - Dashnoret e ashtuquajtura që jetojnë në perëndim; - Kategoria e njerëzve, të cilët kanë humbur pozitat dhe kanë rënë në kategorinë e ultë shoqërore dhe politike dhe - Pasanikët e rijnë apo ata të vjetër, të ardhur nga ish regjimi, që shumë lehtë, si dhe vetëm për interesa pasurore jetojnë e punojnë, prej nga e vënë veten nën regjim të spiunit kundër shtetit të vetë.
3. Bashkëpunëtorët (spiunët) që kaluan nga ish regjimi në këtë pushtet: Këta janë spiunët më të rrezikshëm që regjimi pushtues nuk i lëshon kurrë dhe që i futë në veprim duke i kërcënuar me publik dhe vrasje nëse nuk veprojnë. 4. Bashkëpunëtoret (spiunë) e fushës së medieve elektronike dhe të shkruara: Në këtë kategori bëjnë pjesë elementët (spiunët) të cilët kanë për qëllim që nëpërmjet TV, radiove dhe gazetave për të krijuar pakënaqësi midis subjekteve dhe në popull për regjimin, duke u thirrur në gjoja në të mirat e regjimit të më hershëm. 5. Bashkëpunëtorët (spiunët) që punojnë drejtpërdrejtë në llogari të armikut: Këtu bëjnë pjesë ata që armiku nga skena e vetë e kaluar apo e tashme i ka futur në kuadër të regjimit aktual dhe që në emër të patriotizmit bëjnë punë antikombëtare dhe antishtetërore, duke u mbështetur gjëja në interes të paqes dhe sigurisë. I përmenda këto forma të spiunazhit (bashkëpunëtorëve) dhe të punës për të parë vetë lexuesi gjendjen që e kemi në Kosovë dhe rreziqet nga vijnë. Kosova vije nga një ish regjim që ka pasur mbi 70 mijë komunistë jugosllav, një numër të madh të UDB-së dhe të shërbimit që kanë punuar për shtetin okupues. Në Kosovë ka pasur nëpunës, gjyqtar dhe prokurore. Kemi pasur police dhe çka jo. Pra, ka qenë një terren i përshtatshëm dhe i rëndë. Shumë i mirë për krijimin e veglave që i kemi tash. Pas luftës u futen shërbime dhe shërbime.! Nga aktualiteti nuk është vështirë të kapen elementët e tillë dhe të dihen me siguri veprat e çdo kujt.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".