Ja si po e aktron Serbia skenarin e krizës së brendshme politike për ta dështuar dialogun dhe marrëveshjen me Kosovën

Ja si po e aktron Serbia skenarin e krizës së brendshme politike për ta dështuar dialogun dhe marrëveshjen me Kosovën
Ja si po e aktron Serbia skenarin e krizës së brendshme politike për ta dështuar dialogun dhe marrëveshjen me Kosovën

Agim Bajrami

  • 11 February 2023 - 09:18

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Skenari politik i zgjedhjeve të jashtëzakonshme serbe, për ti ikur presionit ndërkombëtar, në arritjen, e marrëveshjes së normalizimit me Kosovën. Presidenti Vuçiq, ka deklaruar në një emision televiziv serb, se partneri i tij qeverisës,"Partia socialist" ish parti e Millosheviqit , tani e drejtuar nga kosovari prizrenas serb, Ivica Daçiq , i cili më së shumti është i njohur për shqiptaro fob' në Serbi ,ka treguar apo ka inskenuar, në seancën e fundit të parlamentit serb kundërthënie politike, me partinë e Vuqiçit.

Ky i fundit, Aleksandër Vuçiq deklaroj se ka vetëm pak opsione të qeverisjes së përbashkët ,dhe shpallja e zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe atë nga pjesa e dytë e këtij viti, është opsioni më real, për tejkalimin e kësaj situate kundërthënëse me partnerin e deritanishëm qeverisës. Dhe siç duket,edhe mund të jetë, skenari i lojës së brendshme i politikes serbe ,për ti ikur presionit ndërkombëtar, në arritjen e marrëveshjes së normalizimit, në mes të Kosovës dhe Serbisë,pasi Qeveria Kurti, në ' episodet e fundit politike', e luajti lojën mirë me ndërkombëtarët, edhe pse loja e Kurtit ,nuk e kënaqi opozitës destruktive kosovare duke u deklaruar se në parim e pranoj negocimin e planit evropian, për marrëveshjen Kosovë- Serbi.

Tani topi u hedhë në fushën serbe, dhe politikë bërësit serb po e përdorin skenarin e lojës politik të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, vetëm për të ju ikur obligimeve ndërkombëtare, me gjasë me shpresën, në ndryshimet e rrethanave politike ndërkombëtare, dhe ngjarjet e luftës në Ukrainë, në favor të interesave kombëtare serbe. Dhe edhe siç kam shkruar më herët, nuk ka marrëveshje me Serbinë,dhe si rrjedhojë nuk ka edhe asociacion të etnisë serbe, por mund të ketë konflikte të përmasave ballkanike dhe më gjerë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".