A ka lind nana djalë që serbit rrymën ja ndalë!?

A ka lind nana djalë që serbit rrymën ja ndalë!?
A ka lind nana djalë që serbit rrymën ja ndalë!?

Florim Zeqa

  • 11 February 2023 - 12:34

Shkruan: Florim Zeqa

Pas shpërndarjes së librit tim monografik në gjuhen italiane "Gli Anni Dell'Orgoglio Nazionale" (Vitet e Krenarisë Kombëtare), është shtuar interesimi i shtetasve italian për leximin edhe të shkrimeve të mia autoriale në internet.

 A del dikush që ua këputë rrymën serbëve në veri!?

 Si zakonisht pas orarit të punës shkojë në lokalin “Locanda La Loggia” që të takohem me miq për të pirë kafe. Atye ishte edhe një zyrtarë komunal, i cili pas përshendetjes së zakonshme, duke ju referuar shkrimit të fundit “A hyri edhe Albini në “grushtin” e ndërkombëtarëve!?”, m’u drejtua më këto fjalë: "Veramente sono bastardi i serbi che non pagano né lucé né niente, perché non tagliate"!?, që në shqip i bie, “Me të vërtetë serbët qenkan bastardë, si nuk e paguajnë rrymën dhe asgjë tjetër, pse nuk po ua këputni rrymën!?”

Në atë moment ia ktheva këtë përgjigje: "Po kush me ua këput rrymën atyre!?

Ai ma kthej, shteti.

Cili shtet, kur nuk është funksional në tërë territorin e vendit!

"Keni presidente, kryemistër, keni institucione shtetërore; parlament, polici, prokurori dhe gjykata", ma kthejë përseri zyrtari komunal.

Thënë të vërtetën, në këtë moment u ndjeva tepër keq!

As që mendohet, në një shtet funksional, demokratik dhe ligjor dikush t’iu ikë obligimeve të pagesës së rrymës, ujit, mbeturinave, gasit, tatimit në pronë, etj.

Megjithatë i ktheva përseri përgjigje, “I kemi të gjitha në aspektin figuartiv, por në atë funksional, asnjë! Në fakt, presidencë, qeveri dhe parlament i kemi përfaqësitë diplomatike të akredituara në vendin tonë, ata që vendosin për çdo gjë”!

 Milionat e buxhetit për qytetarët që shtetin nuk e pranojnë

 Dukuria e ndarjes së milionave për pagesën e rrymës për serbët në veri është nga paslufta, e në veçanti pas shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008, ku të gjitha qeveritë pa dallim, të gjithë kryeministrat nga i pari e deri tek ky i fundit, për çdo muaj dhe për çdo vit ndanë miliona për pagesën e rrymës për serbët në veri të vendit, të cilët janë konsumatorët më të mëdhenjë të energjisë elektrike përgjatë 12 muajve të vitit. Përderisa serbët në veri, gjatë dimrit ngrohen vetëm me termo elektrike, gjatë periudhës së verës freskohen me kondicionatorë nga rryma e prodhuar në Kosovë, të cilën vetëm e shfrytëzojnë, ndërsa pagesat ua kryejnë qeveritë e Kosovës nga tatimpaguesit e pjesës jo serbe të Kosovës jugore!

Shpresat e qytetarëve ishin tek kjo qeveria e fundit, e ardhur në pushtet pas 14 shkurtit 2021, e cila kishte premtuar shumçka, ndër to edhe pagesën e rrymës edhe nga qytetarët serbë të pjesës veriore dhe shtrirjen e plotë të sovranitetit të shtetit në atë pjesë.

 Humbja e shpresave të qytetarëve

 Mirëpo, për fatin e keq, edhe kjo qeveri po vazhdon me avazin e keq të ndarjes së milionave nga buxheti i shtetit për pagesën e rrymës për qytetarët jolojal ndaj shtetit të Kosovës.

Andaj, edhe pse nuk munda t’ia themë të gjitha zyrtarit italian, për lexuesit e këtyre rreshtave po e shtrojë një pyetje sa hipotetike, po aq dashamirëse për shtetin e Kosovës; “A ka lindë nana djalë serbit rrymën që ja ndalë!?

Nga ajo që unë e shohë në horizont, nuk e di, nëse ka lindur ende ai trim që ua ndalë edhe serbëve dhe grupeve kriminale rrymën në Kosovë!!!

E lehtë është me ua ndalë rrymën qytetarëve të ndershëm dhe mërgimtarëve qoftë edhe për 100 euro të papaguara, por kur janë në pyetje pagesat prej dhjetramijëra dhe qindramijëra euro të serbëve, të cilat në total bëhen shuma milionëshe, shteti dorëzohet, inkasantët e KEDS-it as që guxojnë të lajmërohen, sikurse që nuk guxojnë të lajmërohen as tek të fortët e politikës në Kosovë, të cilëve zyrtarët komunal ua shlyejnë borgjet e papaguara (“Azzerano i debiti”) për rrymë, ujë, mbeturina dhe tatim në pronë.

 Në fund të këtij shkrimi e kam një pyetje publike për kryeministrin Albin Kurti, a është edhe subvencionimi i energjisë elektrike për serbët në veri të vendit obligim ndërkombëtar apo jo? Nëse jo, pse ‘Qeveria e Kosovës’ nu kua këputë rrymën, por paguan miliona euro të rrymës së shpenzuar në veri nga paratë e taksapaguesve të rregulltë shqiptarë dhe jo serbë të Kosovës!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".