Gjykata Speciale në Den Hag po bënë edhe disa shkelje të rënda të ligjeve në fuqi!

Gjykata Speciale në Den Hag po bënë  edhe disa shkelje të rënda të ligjeve në fuqi!
Gjykata Speciale në Den Hag po bënë  edhe disa shkelje të rënda të ligjeve në fuqi!

Muhamet Kelmendi

  • 11 February 2023 - 15:40

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Ka kohë, që nga fillimi i zhvillimit të procedurës hetuese, si dhe tash në para procedurë paraprake, që nga Gjykata Speciale në Dene Hag po bëhen shkelje të renda të ligjeve dhe të akteve ndërkombëtare. Në fakt, kemi shkelje të ligjeve të vendit, mbi të cilat kjo gjykatë duhet të punoj, atyre kontinentale dhe edhe të drejtës anglo sanksione. Veprimet e kësaj gjykate nuk mbulohen me asnjë normë juridike dhe konventë. Shkeljet kanë filluar me hapjen e procedurës hetimore. Kanë vazhduar me arrestime pa prova dhe me stërzgjatje të procedurës paraprake. Dyshohet se çdo provë dhe dëshmi e kësaj gjykate po vjen nga shteti serb. Kjo është e ndaluar. Pse? Sepse, Serbia ishte dhe është armike e betuar e Republikës. Serbia ishte okupatore e kësaj pjesë të kombit shqiptar. Mbi këtë vërehet se edhe çdo personalitet a subjekt juridik a fizik në Kosovë që akuzohet me prova të shtetit serb janë të pa baza në aspektin juridiko-penale.

Ky fakt mjafton që provat e Prokurorisë të hidhen poshtë nga gjykatësi i procedurës paraprake. Kjo nuk u bë. Po ku janë shkeljet: 1. Arrestimi është bërë pa dëshmi dhe prova, gjë që provohet me stërzgjatje të procedurës paraprake gjyqësore. 2. Provat dhe dëshmitë nuk janë nxjerr në mënyrë origjinare nga prokuroria, por janë marrë nga okupatori serbomadh dhe mbi to po bëhen akuzat. 3. Provat dhe dëshmitë, mbi të cilat po zhvillohet procedura dhe po akuzohen palët në gjykatë, para shqyrtimit kryesor, i dorëzohen me kohë edhe të akuzuarve, përkatësisht avokatëve. 4. Mbajtja në fshehtësi e dëshmive dhe provave tregon pabarazinë në shqyrtim kryesor, sepse të akuzuarit nuk kanë dijeni mbi dëshmitë dhe natyrisht se stërzgjatet shqyrtimi kryesor ose dëshmitarët ndërrojnë jetë nga pleqëria, pasi që janë të vjetër.

Të akuzuarit dhe avokatët kërkohet që me kohë, para shqyrtimit kryesor të njoftohen me dëshmitë dhe të përgatiten për mbrojtje të të akzuarëve. 5. Paraburgimi është tepër dhe jashtë çdo norme juridike i stërzgjatur, kur dihet se brenda një periudhe të shkurtër disa mujore pas arrestimit fillon shqyrtimi kryesor, e jo pas dy a tri viteve. 6. Stërzgjatja e paraburgimit është akt i ndaluar ndërkombëtarisht dhe shkon në kundërshtim edhe me Konventën e OKB-së mbi të drejtat dhe detyrat e palëve në gjykim etj. Faktet e dhëna tregojnë se politika po luan një rëndësi të madhe në gjykatë. Mbi ligjin dhe të drejtën, aktet normative dhe konventat ndërkombëtare, po është politika. Kjo e ka dëmtuar shumë gjykatën dhe prokurorinë. E ka humbur besimin te qytetarët e Kosovës dhe ka rritur besueshmërinë e ndërlidhjeve të Prokurorisë Speciale të kësaj gjykate me shtetin serb. Kështu e humbi karakterin e marrjes në përgjegjësi të të dyshimtëve dhe tash po konsiderohet se u shndërrua në një gjykatë që po mbron të pa drejtën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".