Kjo është e tepërt, dy dekada mjerim në shtetin e uzurpuar nga krimi i organizuar

Kjo është e tepërt, dy dekada mjerim në shtetin e uzurpuar nga krimi i organizuar
Kjo është e tepërt, dy dekada mjerim në shtetin e uzurpuar nga krimi i organizuar

Skender Mulliqi

  • 11 February 2023 - 17:29

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

Qe dy decenie po jetojmë si ne filma traxhiko komik, ku profiterët e politikës dhe të biznesit, krijuan kumari me krimin e organizuar, korrupsionin, nepotizmin , klientelën. Pakica në pushtet u bë më e rëndësishme së shumica të cilët po jetojnë dobët.

-Rrëfimin për shtetin e ri të Kosovës , e qitën në bisht të lahutës. Me fjalë të bukura , e me punë të mbrapshta nuk bëhet shteti. Seriozisht dhe në mënyrë dramatike u rrezikua karakteri qytetarë i Kosovës. Qe shumë kohë nuk kemi unitet politike dhe as institucional për gjërat madhore shtetërore dhe kombëtare, dhe as kur bëhet fjalë për Serbinë hegjemoniste.

Pikërisht e që është turp që nuk lahet, po dëshirohet të përfitohet në temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për tu ngjitur në pushtet. No koment, që nëse e zbërthejmë është diçka shumë e keqe për të gjithë ne. Është shumë skandaloze, të bëhet shteti mjet përfitimi .Kosova më shumë u bë kockë e patriotizmit të rremë . Të qenit shtet sovran dhe i pa varuar është madhore. Ka ardhur koha për një jetë të rregulluar, ka ardhur koha për një Kosovë të rregulluar, ka ardhur koha që ta rregullojmë fatin tonë si shtet dhe si komb në Ballkan. Ka ardhur koha për një jetë më të mirë për të gjithë, për paga solide , ka ardhur koha për barazi …E jo shtetin ta shkelmojmë si të ishte top futbolli! Këtë gjë nuk do ta lejojnë kurrë shqiptarët , nuk do ta lejojnë forcat përparimtare. Këtë shkrim të shkurtër do ta përmbyllë më thënien e Sokratit “Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".