Në Shqipëri kudo ka  mafi, është koha për një dorë të fuqishme të pastrimit në politikë me drejtësi 

Në Shqipëri kudo ka  mafi, është koha për një dorë të fuqishme të pastrimit në politikë me drejtësi 
Në Shqipëri kudo ka  mafi, është koha për një dorë të fuqishme të pastrimit në politikë me drejtësi 

Rexhep Shahu

  • 12 February 2023 - 08:40

Shkruan: ANALISTI-Rexhep Shahu

 

Pak individë frymëzues ka në skenë opozita dhe nuk ngjallin besim e shpresë, nuk frymëzojnë se nuk vijnë si produkte ballafaqimesh por konjukturash politike e nepotike. Zyrtarët e djeshëm pak të korruptuar nuk fitojnë dot besim të ri për të heqë nga skena këtë qeveri të super korruptuar me imazhin me të keq të mundshëm.

 

Është kaq e ndyre, kaq e korruptuar jeta politike në Shqipëri sa vështirë të ngjallë ndokush optimizëm e shpresa se do të bëhet më mirë. Gjithçka është blerë e shitur, nuk ka vlerë e morali, ndershmëria, dinjiteti, patriotizmi. I mirë, i pranueshëm është veç hajni, i korruptuari, ai që vjedh e abuzon me shume. Shqipëria është shitur, është dhënë çdo gjë me koncesione korruptive një duar njerëzish të lidhur me komunizmin e djeshëm e mafien e sotme politike. Kudo ka mafie, por shteti e mund, e bën zap, e ndalon, por në Shqipëri shteti vetë është mafie mbi gjithë mafiet e tjera. Nuk ka vlerë asgjë në Shqipëri as vota as nderi as besimi as besa, ka vlerë veç korrupsioni politik që fatkeqësisht ka arrite të korruptoje edhe individë në sfera të larta të shërbimeve sekrete amerikane. Opozita shqiptare është anemike sepse edhe eksponentë te saj janë zgjatim e apo bashkëpunëtorë të segmenteve mafioze. Pak individë frymëzues ka në skenë opozita dhe nuk ngjallin besim e shpresë, nuk frymëzojnë se nuk vijnë si produkte ballafaqimesh por konjukturash politike e nepotike.  Zyrtarët e djeshëm pak të korruptuar nuk fitojnë dot besim të ri për të heqë nga skena këtë qeveri të super korruptuar me imazhin me të keq të mundshëm.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".