Lufta ndaj dukurive negative është imperativ i kohës, nevojë sociale, dhe premisë fondamentale për ngritje të themeleve shtetërore

Lufta ndaj dukurive negative është imperativ i kohës, nevojë sociale, dhe premisë fondamentale për ngritje të themeleve shtetërore
Lufta ndaj dukurive negative është imperativ i kohës, nevojë sociale, dhe premisë fondamentale për ngritje të themeleve shtetërore

Arsim Aziri

  • 13 February 2023 - 07:31

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Krejt çka e ka determinuar vendin tonë, pikërisht institucionet e vendit, është niveli i lartë i zhvatjes dhe formave të ndryshme të korrupsionit, dhe kjo qasje ka qenë faktorë thelbësorë për minimin e shëndetit multi disiplinar. Shëndeti institucional gjithnjë ka qenë i ngulfatur dhe në mungesë të mirëqenies dhe funksionimit të lirë, ka ndodhur gjithherë diskriminimi, mos barazia dhe format e ndryshme të zhvatjes, dhe një logjikë e tillë radhazi ka quar në humbje të mëdha të kapaciteteve shtetërore.

-Korrupsioni gjithnjë ka qenë një prej shkaqeve thelbësore pse vendi ynë është përcjell me mungesë të madhe të mirëqenies, dhe degradim të madhe të sferës publike! Kjo anomali me zanafillë politike, asnjëherë nuk është parë si sfidë me të cilën është dashur të merren institucionet vendit. Pasoja e saj kanë qenë multidimensionale, njëherit edhe arsye bazike pse vendi është zhvendosur në një pozicion të zymtë të funksionimit. Pra gjithë pajtohemi se ky fenomen negativ ka zanafillë të hershme që në kohën e tanishme ka përbë sfidë të madhe, por pavarësisht kësaj situate qeveria e tanishme I ka shpallur luftë të hapur duke u marr seriozisht më këtë.

Pushteti i ri vjen në institucionet e vendit pikërisht duke e pasur si elemente luftimin e kësaj dukurie dhe sipas parametrave ndërkombëtarë mbi matjen e kësaj dukurie, po bën që vendi ynë ka shënuar progres në minimizimin e tij dhe kjo se natyrisht përbën lajm dhe mundësi për vendin tonë. Reformat e ndryshme ndër institucionesh dhe standardi i ri i politikë bërjes shënojnë epokë të re të funksionimit të shtetit tonë, po ashtu shërben edhe për rritje të optimizmit sa i përket ngritjes së mirëqenien sociale në nivel nacional. Kjo qeveri po e kapitalizon pragmatisht premtimin e saj, njëherit edhe nevojën imediate për sferën publike, kjo qeveri po e implementon nevojën për barazi, drejtësi dhe mos diskimin, komponenti unikal për ngritjen e nivelit të mirëqenies. Lufta ndaj korrupsionit tashmë është kauzë serioze e kësaj qeverie dhe një emergjencë e tillë, përbën shpresë për rikthim të shpresës së thyer.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".