Zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore të Kosovës, me forca të siguruara kundër ndërhyrjes nga shërbimi sekret serb me porosi të Vuçiqit  

Dardan Grapci

  • 13 February 2023 - 15:47

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci 

Këto zgjedhje do të duhet të monitorohen direkt nga ambasada amerikane në Prishtinë, KFORI dhe Policia e Kosovës, duke e ditur që mundë të ndërhyjnë në këto qendra grupe kriminale serbe  për të manipuluar apo kërcënuar qytetarët Serb, grupe këto që mundë të organizohet nga vetë  kriminelët e Aleksandër Vuçiqit.

Nganjëherë po duket sikur faktori ndërkombëtar po luan shume me Kosovën dhe me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës. 
Ne e dimë që  zgjedhjet për komunat me shumicë serbe që mbetën pa kryetarët e tyre pas dorëheqjeve të instrumentalizuara nga qeveria e Beogradit,  është dashur të mbahen vitin e kaluar, por për shkak të problemeve që janë krijuar në Veri të Mitrovicës, këto janë anuluar dhe janë shtyrë deri më sot, për muajin prill të këtij viti.

Faktori ndërkombëtar i cili ishte vendimtar për të ndikuar që zgjedhjet e planifikuara në komunat serbe për fundvitin e kaluar, të shtyhen për një kohë më të përshtatshme, duhet të merr rol dhe përgjegjësi serioze  ndikimi tek qeveria në Beograd për të mos penguar dhe mos provokuar situatë krize e cila edhe aftin e prillit do ta kishte dështuar. Shtyrja eventuale e sërishme e këtyre zgjedhjeve të planifikuara për pjesën e parë të pranverës, mundë të ndikoje negativisht në institucionet e Kosovës, dhe për këtë uroj që me 23 Prill të këtij viti të mbahen zgjedhjet në ato katër komunat me shumicë Serbe.

Serbët që kanë jetuar edhe para viteve 99 në Kosovë, por edhe ata që kanë ardhur pas vitit 99, kanë vendos qysh vitin e kaluar për ti respektuar ligjet e Kosovës, por për shkak të politikës së Aleksandër Vuçiqit dhe grupeve kriminale serbe , ata janë ndjerë të frikësuar dhe shantazhuar.

Këto zgjedhje do të duhet të monitorohen direkt nga ambasada amerikane në Prishtinë, KFORI dhe Policia e Kosovës, duke e ditur që mundë të ndërhyjnë në këto qendra grupe kriminale serbe  për të manipuluar apo kërcënuar qytetarët Serb, grupe këto që mundë të organizohet nga vetë kriminelët e Aleksandër Vuçiqit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".