Kjo është opozita e gërditshme e Kosovës!

Kjo është opozita e gërditshme e Kosovës!
Kjo është opozita e gërditshme e Kosovës!

Agim Bajrami

  • 14 February 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Opozita kosovare edhe për çështjet serioze të vendit është arrogante, tallëse me interesin e përgjithshëm, dhe e pa përgjegjshme ndaj interesave të qytetarëve dhe të vendit.

-Në Kuvendin e Kosovës ,nuk e dëgjon nga opozita ndonjë fjalë të mençur, e lëre më të japin opsione të zgjidhjes të problemeve, të cilat kërkojnë zgjidhje. Opozita, ankohet se kryeministri nuk është transparent sa i përket negociatave me Serbinë. Kur Kryeministri del dhe e shpjegon qasjen e qeverisë ndaj 'planit evropian' , në lidhje me marrëveshjen e mundshme, me Serbinë, dhe me qëndrimet e qeverisë rreth ecurisë së deritashëm, opozita, bënë zhurmë,nuk e dëgjon kryeministrin,dhe e ndërpret elaborimin e Kryeministrit!

Kryeministri ,opozitës i ofron që në zyrën e kryeministrit, të takohet kur të donë opozita, dhe të bisedojnë për hapat e hollësishëm rreth planit evropian për marrëveshjen me Serbinë,apo opozita të thirr një seancë të veçantë, edhe pa praninë e medieve, të diskutojnë për planin evropian rreth arritjes së marrëveshjes me Serbinë. Opozita kosovare edhe për çështjet serioze të vendit është arrogante, tallëse me interesin e përgjithshëm, dhe e pa përgjegjshme ndaj interesave të qytetarëve dhe të vendit. Si tani që është në rolin e opozitës, e që është vazhdimësi e pa përgjegjësisë dhe veprimeve të saja abuzive ishte edhe gjatë kohës së qeverisjes së saj ,të cilat pasoja sot po i bartin sot e kësaj dite, qytetarët e Kosovës, dhe po përfiton Serbia, për shërbimin që ja ka bërë dhe po ja bënë opozita e Kosovës Serbisë. Ky është roli i opozitës së Kosovës, që po e tregon për ditë rolin e vetë destruktiv, e cila synon të vjen në pushtet, dhe për llogari të kujt, dhe pa dyshim, për llogari të Serbisë, dhe kundër interesave të Kosovës, dhe qytetarëve të saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".