Edi Rama duhet të ik sa më shpejtë, është faqja e zezë e kombit shqiptar!

Edi Rama duhet të ik sa më shpejtë, është  faqja e zezë e kombit shqiptar!
Edi Rama duhet të ik sa më shpejtë, është  faqja e zezë e kombit shqiptar!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 14 February 2023 - 07:31

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhuriani

Më në fund, erdhi koha dhe u zbardhen të gjitha të zezat antikombëtare të faqeziut, babëziut dhe gjakziut, djalit të Kristaqit, Edi Rama. Ky edepzës jo vetëm që i ka bërë zullum Shqipërisë, por thika e këtij kasapi ka prekur mish e asht të gjitha trojet shqiptare. Ky tradhtar pa më të voglin dyshim përpos që tradicionalisht e ka në gjak tradhtinë dhe atë me tradita të moçme, ky është kamur edhe nga Serbia fashiste i paguar me para me thasë për t´i ra sakicë e hanxhar kombit shqiptar.

- Ky faqezi qëllimisht dhe i ndërsyer nga gjaksorët serbian të Drazh Mihajlit, që në Kosovë, njihet si çetnik Drazha, dhe që kishte lënë amanet:"...të lëshohet kosa e vdekjes në kokat shqiptare...", i joshur nga spiuni i UDB-es serbe me librezë zyrtarisht, kylshi i krye udbashit, Jovica Stanishiqit,Baton Fazli Qeli Haxhiu, e kapi bajrakun e spiunazhit për të copëtuar për të disatën herë dhe prerë me gërshërë hartash Kosovën.

Baton Haxhiu, ishte dënuar me vdekje nga UÇK-ja për tradhti dhe vendimi u mor në Likoc të Drenicës, nuk pushoi kurrë për të ndihmuar Serbinë fashiste kundër Kosovës e ndërseu jo vetëm këtë pis, por mjerisht i kishte aty rrotull edhe disa langoj nga Kosova, po e përsëris dhe ripërsëris edhe disa langoj nga Kosova dhe bile këtë tradhtar e dekoruan me "ÇIN" kinse ka kontribuar për Kosovën. Ndaluni dhe mendoni esëll se në cilën dorë faqezinjsh kishte mbetur vendi ynë. Kjo bandë kusarësh e tradhtarësh nuk lanë hotel të shtrenjtë të botës, pa bërë dyzen ahengu me parat e popullit, duke e sakatosur buxhetin e shtetit dhe duke vjedhur edhe taksapaguesit e vendit tonë.

A e dini ju se ky pjella e zeze e Kristaq Rames, spiunin e UDB-es, Baton Haxhiun, e morri edhe në Pekin të Kinës, nuk la vend pa shkuar bashkë dhe krejt në dëm të kombit shqiptar. Pra, vetëm mendoni se kujt i ka rend bile të flas edhe kinse në emër të Kosovës, Batoni i Fazli qelit, që në kohen e trazirave që ndodhi në Beligrad, që e kallen Kuvendin asnjë gazetar shqiptar nuk guxoi të hynte atje, por hyri më fedellëk Batoni, unë do të thosha jo se shqiptar po Shqiptarshitur. Narkomani, Edvin Kristaq Rama, nuk la vend ne Ballkan për t´i trazuar për t´iu bashkangjitur planit SERB për të gëlltitur Kosovën dhe këta zagar shitur mendonin se i mashtronin shqiptarët dhe ne do fitonim kundër Serbisë në këtë projekt që quhej Ballkani i hapur, që unë do ta quaja plani i Vasa ÇUBRILOVIQIT. Dhe, të del ndonjë bir none dhe të thotë se kur ka fituar Kosova me Serbinë fashiste me fjalë. Kurrën e kurës! Përse thash më lartë se këta e kanë në gjak hajnin, tradhtinë,sajimet,mashtrimet..? A doli në sipërfaqe edhe kjo e fundit se si futi në grackë edhe një hajvan të FBI-së, duke na hasmuar neve shqiptarët me Amerikën. A mjafton kjo që na çiti hije të zezë si emër në botën e qytetëruar.

Ne duhet t´i jemi falënderues Gjermanisë që nga fillimi e kuptoi hilen dhe tradhtinë e kësaj kopeje hajnash dhe shpirtshiturish që në fillim i tha jo Ballkanit te hapur dhe merreni me mend i kishte mbetur hatri asaj kopeja tradhtarësh që hiri i tyre dilte nga zezenaja Serbi fashiste. Dhe, krejt në fund për mos t´ra muhabetit më tej rrotull, kupa u mbush dhe ka ardhur koha që për të liruar jo vetëm Shqipëria por i tërë kombi shqiptarë në përgjithësi jo vetëm që duhet të shkojnë në shtëpi kjo kope hajnash,narkomanësh, tradhtarësh,shpirtshiturish, duhet të burgosen dhe të japin përgjithësi para popullit dhe në fund të ikin me damkën e zezë, sepse dora e tradhtisë do t´i ndjek kudo që të shkojnë.

A e keni vënë re ju se si ju vjen fundi këtyre faqezinjve, hajnave, tradhtarëve, spiunëve...me marre të zezë. Dhe, a dini pse? Ju tregoj unë. Sepse fati i tyre është i shkruar kështu. Në këtë shkrim nuk e kam ndërmend ta mbroj Sali Berishën se edhe ai ka gjynahe e tradhti sa të duash. Nuk i përkas asnjë krahu të këtyre bandave, që dikush prej jush i quan tradhti, unë mendoj se jam korrekt dhe i shkruaj ashtu si janë faktet dhe jo nuk shkruaj për një asht që të gjuajnë patronët sa për të gërzhyer. Komentimi i mëtejmë për sot është i panevojshëm!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".