Procesi i shtetndërtimit të Kosovës dhe kërkesa për Asociacionin serb, Kosova në udhëkryq!

Procesi i shtetndërtimit të Kosovës dhe kërkesa për Asociacionin serb, Kosova në udhëkryq!
Procesi i shtetndërtimit të Kosovës dhe kërkesa për Asociacionin serb, Kosova në udhëkryq!

Agim Bajrami

  • 14 February 2023 - 22:23

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

Unë me kohë  paralajmëroja , për rrezikun e Kosovës, nga politikë bërësit e Kosovës, dhe kuazi klasa intelektuale. Në 2014,botova librin, ' Ankthi i 14 qershorit të 2014' , dhe përcolla alarmin e rrezikut nga hyrja në bisedime me Serbinë ,dhe diskutimi i statusit të Kosovës ,kur shteti i Kosovës, ishte i konfirmuar nga vendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. 

 

Në vitin 2007, ishte propozimi ndërkombëtar i ish-presidentit Ahtisaari për statusin e Kosovës. Në 2008, shpallja e Pavarësisë me mbështetje ndërkombëtare. Në 2010, shpallet vendimi konfirmues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë. Në 2012, Grupi Drejtues Ndërkombëtar i përbërë nga 25 shtete, pajtohet për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur.  Kur, dhe pse , u bënë të drejtat e minoritet serb të pamjaftueshme që në 2023 të ketë Asociacion?

Unë me kohë  paralajmëroja , për rrezikun e Kosovës, nga politikë bërësit e Kosovës, dhe kuazi klasa intelektuale. Në 2014,botova librin, ' Ankthi i 14 qershorit të 2014' , dhe përcolla alarmin e rrezikut nga hyrja në bisedime me Serbinë ,dhe diskutimi i statusit të Kosovës ,kur shteti i Kosovës, ishte i konfirmuar nga vendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë: - Nga shkuarja e ngjarjeve ndërkombëtare,  drejt ndryshimeve të rrethanave gjeostrategjike dhe gjeopolitike si të pa favorshme për Kosovën ;

- Nga pa aftësia intelektuale ,dhe mungesa e dijes  për të bërë, shtetin funksional , mbi bazën e demokracisë funksionale, sundimit të ligjit ,nga mungesa e aftësisë së klasës politike, për qeverisje moderne,nga mungesa e vetëdijes së popullatës për përgjegjësi shoqërore, dhe të funksionimit të shtetit të së drejtës,  në mungesë të ofrimit të mundësive intelektuale, politike e shoqërore, për ndërtimin e shoqërisë multi etnike. Të gjitha këto dhe shumë të tjera, të shënuara në librin tim,  ",Ankthi i 14 Qershorit 2o14", janë rrjedhojë e kërkesës amerikane, për formimin e Asociacionit një etnik serb ,si hap drejt ndarjes së Kosovës. Dhe kush është fajtori këtu;  kuazi klasa intelektuale, politikë bërësit e Kosovës ,dhe vetë shoqëria kosovare.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".