Për të përfunduar një marrëveshje me Serbinë nuk duhet të ngutemi, asgjë jashtë Kushtetutës së Kosovës

Për të përfunduar një marrëveshje me Serbinë nuk duhet të ngutemi, asgjë jashtë Kushtetutës së Kosovës
Për të përfunduar një marrëveshje me Serbinë nuk duhet të ngutemi, asgjë jashtë Kushtetutës së Kosovës

Shefik Shkodra

  • 16 February 2023 - 07:32

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Po shihet, kërkesat për pranimin e një marrëveshje edhe nga aleatët janë me këmbëngulje, për shumë shkaqe. Ndoshta edhe pala kosovare do të duhej të mendojë për të bërë diçka lidhur me këtë çështje. Megjithatë, nuk duhet të ngutemi. Gabim është që të ndizemi, sa më shpejt, sa më shpejt. Një parullë e ricikluar edhe nga opozita: koordinim me vendet aleate. Pse jo. Koordinimi duhet, por jo krejt si thotë dikush, pavarësisht çfarë do të jetë e ardhmja e Kosovës.

-Çfarëdo marrëveshje që do të bëhej, nëse bëhet, do të ishte më e dëshirueshme të bëhet shumë partiake e ndoshta edhe një numër pjesëmarrës jashtë partiak. Një ekip i formuar dhe i konsoliduar për dialog dhe marrëveshje, në emër të të gjithëve. Kjo është një lehtësi për qeverinë aktuale. Nuk do të ishte e preferueshme që ta marrë barrën një parti e dhe një kryeministër. Duke pasur parasysh se, kjo marrëveshje është çështje kombëtare shumë delikate, dhe jo vetëm shënim i një date, por edhe përgjegjësi historike, prandaj është i domosdoshëm një spektër i gjerë dhe një unitet politik.

E dyta, paraqitja publike e këtyre opozitarëve është një paradoks shqiptar. Është një asgjë hiç. Është pengesë në përfundimin e kësaj marrëveshje. Dhe është herë kështu e herë ashtu. Duke u përpjekur veç për ta ngarkuar kryeministrin dhe presidenten. Le ta shijojnë edhe ata me pjesëmarrje këtë vepër dhe le të binden vetë. E treta, këta opozitarët e sotëm veprojnë kundër me inat, kjo shihet qartë edhe me mobilizimin e medieve, të cilat janë të fëlliqura nga paraja e huaj, por dy partitë që do kohë sa ishin në pushtet, me siguri, kanë bërë do marrëveshje aspak të favorshme për Kosovën, tash kanë frikë se do të mbesin si me damkë, po qe se arrihet një marrëveshje më ndryshe (sigurisht më ndryshe do të duhej) dhe këta e lënë çështjen Kosovës, veç Albin Kurti do të ngarkohej e etiketohej, ashtu siç dëgjohen për çdo ditë, arsye e asnjëherë me ndonjë arsye.

Cila do qoftë ajo marrëveshje, kryeministri dhe qeveria, bashkë me të tjerët, duhet pasur kujdes: nuk ka marrëveshje të përhershme me këtë politikë të Serbisë, pa një garanci të SHBA, NATO-s dhe BE. Serbia, në momentin që mendon se është pak në formë, niset në aventurat e zakonshme shekullore. Nuk vlejnë protokollet për të. Ata që ecën me një politikë hegjemoniste, qe nga shekulli i XIX, ndjekin rrugën e gjyshërve të tyre. Për okupimin e tokave dhe pasurive shqiptare atë qëllim kanë. Duhet përpjekje maksimale, cila do qeveri që është në pushtet dhe do të jetë, Forcën ushtarake që ta ngritim, investime gjithnjë e më shumë për këtë. Derisa të jetë e mundshme anëtarësimi në NATO për ta siguruar shtetin për një kohë të gjatë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".