Kosova nuk i shpëton dot presionit për bërjen e asociacionit, është zbatim me detyrim

Kosova nuk i shpëton dot presionit për bërjen e asociacionit, është zbatim me detyrim
Kosova nuk i shpëton dot presionit për bërjen e asociacionit, është zbatim me detyrim

Blerim Burjani

  • 16 February 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Një lloj asociacioni do të bëhet. Tash duhet pritur përfundimet që do të dalin për këtë temë. Insistimi për themelimin e asociacionit është i çuditshëm. Ajo çfarë është më e keqe, edhe me këtë nuk do të zgjidhet asgjë por vetëm do të komplikohet edhe më shumë situata.

-Serbia do ta zgjeroj ndikimin edhe më të madh me këtë asociacion. Është e mundshme dhe e pritshme që do të ketë edhe barrikada pa u ndal dhe lloj lloj problemesh. Ideja e bërjes së asociacionit është e ngjashme, identike si ajo që ishte në Krajinë. Njëherë serbët fituan status special i quajtur z4 e pastaj e kërkonin që ta ndanin nga Kroacia territorin me shumicë serbe Krajinën, por pastaj ndodhi kundërveprimi i shpejtë i mirë organizuar i Olujes kroate dhe sot serbët atje janë qetësuar, janë integruar në institucionet e shtetit kroat.

Fatkeqësisht me asociacionin në Kosovë do të tentohet ndarje e komunave dhe territoreve serbe. Plani franko gjerman nuk i zgjidh përfundimisht problemet ekzistuese por i ngrin ato në një lloj status kuoje afatgjatë, dhe ia len të ardhmes si proces në zgjidhje. Bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk ka qenë më e ngathtë kur është fjala në angazhimin e saj për ti dhënë zgjidhje këtij problemi shumë serioz dhe po aq i ndërlikuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".