Letër e hapur për Ministrin e Financave Hekuran Murati!...

Letër e hapur për Ministrin e Financave Hekuran Murati!...
Letër e hapur për Ministrin e Financave Hekuran Murati!...

Ismail Muçiqi

  • 17 February 2023 - 11:20

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi

I nderuari Ministër: Sot pensionistët kontributdhënës të Republikës së Kosovës filluan ti marrin pensionet për muajin Janar. A mund tu thuhet atyre pensione?! Apo më mirë të thuhet ndihmë sociale minimale e cila nuk mjafton as për sigurimin e barërave dhe të nevojave personale të individit pensionist. I nderuari Ministër: Nuk di sa je në rrjedhat e ngritjeve të çmimeve po thuajse të gjithë artikujt ushqimor duke filluar nga buka deri tek kripa. Mëkati dhe padrejtësia e institucioneve të shtetit ndaj kësaj kategorie të qytetareve të cilët janë në përfundim të jetës, e të cilët punuan dhe kontribuan duke e shpenzuar gjysmën e jetës për ta ndërtuar dhe zhvilluar Kosovën, kamë frikë se ligjet e natyrës do tu mallkojnë.

Sot profesori, mjeku, gazetari, inxhinieri, polici, minatori, dhe të gjitha profilet tjera të cilat i dhanë shumë Kosovës kanë mbetur të përbuzur dhe të anashkaluar pafundësisht. I nderuari Ministër: Një shtet i cili i shkel vlerat kulminante të kësaj kategorie qytetare duke i lënë në mëshirën e kohës pa mbështetje financiare ai shtet nuk mund të ec para!. Këto i ka dëshmuar koha gjatë historisë të njerëzimit. Mosrespektimi i paraardhësve [i prindërve] është lajmë ogurzi për një shoqëri dhe shtetin. I nderuari Ministër: Pensionistëve të Kosovës vite me radhë u janë mbyllur dyert në institucionet e shtetit të cilat janë themeluar me kontributin punën dhe dijen e mu të këtyre pensionistëve kontributdhënës. Në prag të 17 Shkurtit kur do ta festojmë 15 Vjetorin e Pavarësisë të Kosovës pensionistët një numër i pensionistëve të Kosovës nuk është më në jetë. Numri i kësaj kategorie po zvogëlohet përditë e më shumë duke kaluar në Botën e amshueshme, ndërsa djersa dhe kontributi i tyre nuk u shpërblye asnjëherë nga ana e institucioneve të shtetit.

I nderuari Ministër: Unë si Gazetar Opinionist shumë vjeqarë përmes shkrimeve të mija ju kamë përkrahë ju duke besuar se do të jeni më të përkushtuar për hallet e qytetareve përkatësisht për jetën dhe kushtet me të cilat jetojnë pensionistët e Kosovës. Por kjo që po ndodh është e pafalshme dhe e papranueshme dhe e padrejtë ndaj kësaj kategorie e cila po tretet edhe për shkak të kushteve të rënda ekonomiko sociale, shëndetësore, familjare e jo sa duhet të respektueshme që nga familja deri tek institucionet e shtetit. I nderuari Ministër: Kamë edhe shumë për të thënë dhe për të shkruar por ka qenë e ndershme dhe njerëzore që në këtë muaj për nder të 15 Vjetorit të Pavarësisë të Shtetit të Kosovës pensionistëve kontributdhënës tu ndahet edhe një pension plus. Dyshoj që deri në Pavarësinë e ardhshme një numër i tyre nuk do të jetë më në jetë. Kjo përgjegjësi të takon ty personalisht dhe gjithë Qeverisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".