Republika në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë  është  në gjendje të rëndë,  Asociacioni veç qe nuk është krijuar

Republika në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë  është  në gjendje të rëndë,  Asociacioni veç qe nuk është krijuar
Republika në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë  është  në gjendje të rëndë,  Asociacioni veç qe nuk është krijuar

Muhamet Kelmendi

  • 17 February 2023 - 16:50

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Politika e zhvilluar në Kosovë është tipike koloniale dhe nënshtruese ndaj interesave të ndryshme, që e kanë dëmtuar Kuvendin në kompetencat e veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Të tri këto kompetenca iu kanë nënshtruar interesave politike të njërës a partisë tjetër, që kanë ardhur në pushtet. Kështu është ndërtuar sistemi me njerëz inkompetent, megalloman, frikacak dhe tipik keqpërdorues të pushtetit.

 

Kosova gjendet para një situate të rëndë. Kjo është e shkaktuar nga dy faktor dominant, sepse ka shumë elemente tjerë që e kanë dëmtuar vendin, por dy janë më themelorët në çështjet që po shqyrtohen. Këtu mendoj: 1. Në politikën ekonomike dhe juridike dhe 2. Në politikën e jashtme. 1. Faktorët e parë janë dominant në gjendjen e brendshme dhe ata ndahen në nën faktor. a. Politik, b. Ekonomik dhe c. Juridik. Politika e zhvilluar në Kosovë është tipike koloniale dhe nënshtruese ndaj interesave të ndryshme, që e kanë dëmtuar Kuvendin në kompetencat e veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Të tri këto kompetenca iu kanë nënshtruar interesave politike të njërës a partisë tjetër, që kanë ardhur në pushtet. Kështu është ndërtuar sistemi me njerëz inkompetent, megalloman, frikacak dhe tipik keqpërdorues të pushtetit. Së këndejmi kemi Kuvend jo funksional, një partiak, që fare nuk përpiqet në gjetjen e realitetit. Edhe pushteti ekzekutiv u burokratizua. Qeveria nuk ka frik nga Kuvendi, sepse Kuvendi nuk analizon punën e Qeverisë,por me anim dhe shumicë të votave vendos çfarë dëshiron. Ana ekonomike është e ndërtuar mbi një lidhje të ashpër eksploatuese dhe mbi baza të grupeve informale politike dhe ekonomike. Edhe tash po kështu është. Kjo ka bërë dhe ka rritur eksploatimin dhe mundësinë e ikjes nga vendi. Të ardhurat personale janë nën nivel të çdo shteti në Evropë. Me të ardhura 200-300 euro nuk jetohet. Shteti hetizon. Nuk vepron dhe lejon pozitën skllavëruese. Edhe me ligj të ri nuk ka përmirësim. Me të ardhura 250 euro nuk përmirësohet gjendja. Duket se ky ligj rregulloj të ardhurat e ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve etj.,ndërsa edhe punëtorin e vuri në gjendje më të rëndë ekonomiko-sociale, duke rritur skllavërinë. E tërë kjo e përcjell me pushtet juridik të mbështetur në keqpërdorim dhe në ndërtim mbi kërkesa përfituese e thelloj gjendjen e rëndë. Askush në Kosovë nuk ka sigurim shëndetësor. Sigurimi pensional dhe invalidor nuk ekziston. Vdesin njerëz në punë dhe familja nuk merr pension. As policët që janë të ballafaquar me vdekjen nuk kanë sigurime. Shteti heshtë. Kështu zgjidhje e vetme mbeti ikja nga vendi. 2. Raportet me jashtë janë në pozite null. Me Serbinë nuk po dinë të dialogojnë dhe të veprojnë në raport me BE-në dhe me SHBA-të. U bllokua 20 ditë veriu i Kosovës nga bandat kriminale serbe dhe bandat e vrangelit e shteti qe në pozitë indiferente, pa marrë masa konkrete në ruajtjen e territorit. U bë barazimi midis shtetit të ndërtuar mbi baza kushtetuese dhe kriminelëve banditesk të  Vuçiqit. Tolerohen bllokimet. Sulmohen me armë organet e rendit. Veprohet me armë për të ndarë e copëtuar Kosovën. Janë krijuar njësi kriminale të armatosura serbe dhe tash po ruajnë rrugët në veri. Shteti po i toleron qendrat e tilla të krimit nëpër rrugët e veriut të Kosovës. Po veprojnë tamam si forca paramilitare serbe. Veriu është i ndarë. Edhe në raportet me shtetet, sidomos me SHBA-të, janë shkatërruar dukshëm. Nuk kemi asnjë njohje të re të shtetit të pavarur të Kosovës. Kemi pasivizim të njohjeve të shtetit. Ka edhe të dhëna të tërheqjeve të njohjeve. Pozita e Kosovës në Bruksel, në Londër, në Uashington e në Berlin është dëmtuar shumë. Republika gjendet në gjendje të rëndë. Asociacioni veç që nuk është krijuar. Tash iu dha Kosovës marrëveshja me kërkesën:"merre ose lëre ". Po futet shpata e ndarjes së Kosovës. Republika po ndahet e po copëtohet. E keqja është se copëtimi do të përfshij edhe brendinë e Kosovës. Mundë të vije edhe te konfliktet luftarake. Viti 2023 është viti me qenë ose jo si Republikë sovrane.

.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".