
Lexoni edhe:
Republika në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë është në gjendje të rëndë, Asociacioni veç qe nuk është krijuar
Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava
Kosova tani mbas 23 viteve te çlirimit e mbas 15 viteve te shpalljes se pavarësisë, është ende në situatë të vështirë dhe të pa qartë me këto ndërmjetësime aq të shpeshta nga ndërkombëtarët, prandaj suksesi ende është i pa qartë për të ardhmen. Republika e Kosovës po e pret përvjetorin e 15 të shpalljes së saj shtet i pavarur me njohje ndërkombëtare, me një ankth që po ia imponon vetë situata shumëvjeçare e që zgjati deri më tani.
Gjithsesi se pengesë e zhvillimit të Kosovës për këto 15 vjet pavarësi është dialogu i stërzgjatur me Serbinë, dhe një mal marrëveshjesh të nënshkruara mes dy palëve pa efekt pozitiv për ulje tensionesh dhe lëvizje drejtë normalizimit dhe njohjes. Këto janë ajo ana e errët e diplomacisë kosovare, por edhe e dështimit të faktorit ndërkombëtar për të ndihmuar, në këtë dekadë e gjysmë të shpalljes së pavarësisë. Situatën e krijuar me këto peripeci me të cilat po ballafaqohet tani Kosova, është duke e ngarkuar pikërisht tema e Asociacionit, e nënshkruara para plotë një dekade nga ish kryeministri Thaçi. Kjo pra është problemi bosht i krijuar që është duke e bllokuar procesin e shtet ndërtimit dhe ecjes përpara të Kosovës në rrugën ë zhvillimit dhe integrimit në BE. Shteti i Kosovës në këtë përvjetor të një dekade e gjysmë në pavarësi e qe po sfidohet deri me tani, nga mungesa e ndjenjës së dashurisë së përbashkët për shtetin, nga partitë politike inatçore e lakmitare për pushtetin, të cilat në emër të kompromiseve me Serbinë, kanë shkuar aq larg sa ta rrezikojnë në substancë edhe pavarësinë, duke dështuar ta argumentojnë dhe përforcojnë akoma më shumë vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, për ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit të Kosovës, i cili 15 vite më parë e shpalli deklaratën e Pavarësisë. Tani është koha që përfundimisht kjo çështje njëherë e përgjithmonë të kryhet ashtu si e parasheh kushtetuta e Kosovës, në harmoni me shtetin që na ndihmoj të çlirohemi e që është Amerika, dhe Kosova ta vazhdoj rrugëtimin e sajë drejtë shteteve të BE-së, që në këtë shtete tonin të ndodhin investime për hapjen e vendeve të reja pune, që të rinjtë mos të ikin nga Kosova, si arsyetim të kërkimit të vendeve të punës, sepse nëse kështu vazhdohet Kosovën e pret një e ardhme e trishtë me zbrazjen e sajë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".