Pjesëmarrja e Nikola Sanduloviqit, kandidatit për president të Serbisë në  festën e pavarësisë së Kosovës dhe homazhet në Prekaz goditje fatale për Vuçiqin

Pjesëmarrja e Nikola Sanduloviqit, kandidatit për president të Serbisë në  festën e pavarësisë së Kosovës dhe homazhet në Prekaz goditje fatale për Vuçiqin
Pjesëmarrja e Nikola Sanduloviqit, kandidatit për president të Serbisë në  festën e pavarësisë së Kosovës dhe homazhet në Prekaz goditje fatale për Vuçiqin

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 19 February 2023 - 08:52

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

 

Pjesëmarrja e kandidatit opozitar serb për president të shtetit, Nikola Sanduloviq,  i lindur në zemër të Beogradit, në manifestimin dhe ceremonitë shtetërore të Republikës së Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë, për mua personalisht do të thotë shumë. Unë, do ta quaja me plot kuptimin e fjalës Dimitrije Tucoviqi i dytë.

 

 

Natyrisht se ka shumë kuptim kjo pjesëmarrje e një njeriu që është kundër kandidat për shtetin serb, pastaj kërkim falja në emër të shtetit serb dhe sidomos mbi të gjitha kur në vendin legjendar të botës shqiptare në Prekaz, aty ku i ka rrënjët shteti ynë, ku i bënë thirrje faktorit ndërkombëtar për të akuzuar krimet e luftës  në Kosovë. Do të thotë shumë edhe për një arsye të madhe që pati guximin, për mua njerëzit e guximshëm i kam përkrahur tërë jetën dhe jo qyqarët, sepse guximtari e llogarit vetveten të humbur, të burgosur, maltretuar bile edhe vrasjen, pra likuidimin fizik. Dhe, këtë Serbia fashiste e ka një të veçantë se këto që bëri Nikola Sanduloviq në Kosovë i merr seriozisht dhe jo si jashtëqitjet tona që i merrnin shkel e shko, sepse ishin verbuar për pushtet dhe mbi të gjitha për hajni. Por, edhe hajnin nuk e bënë në mënyrën profesionale se së shpejti dolën në sipërfaqe si kërpudhat pas shiut. Dolën se i njihte populli, se deri para lufte nuk kishin as çorapë, brekë dhe lëre që uzurpuan pronat e shtetit, këta zagar dhe langonj pos që zdrypen në shehër ndërtuan shtëpi 20 herë më të mira se të Bill Clintonit. Pra, dolën hajnit se vrapuan si zagarët pas kufomave të vdekura. Prania e këtij serbi politikan në Prekaz, i ka goditur në zemër bandën terroriste shtetërore të Beogradit, u ka hyrë frika në palcë se ata tani do të lëshojnë gjahun e shtrigave, se a do t´i shkon pas dhe të përhapet si vaji në lakra. Krye terroristët e Beogradit, në publik do të paraqiten se askush nuk i´a vë veshin, se nuk ka folur në emër të shtetit dhe popullit serb, pra si i thonë fjalës do të mundohen ta izolojnë këtë rast, por, veni re dhe pritni pak se do të e kërcënojnë me vrasje dhe bile edhe familjen e tij. Së shpejti do të del vet ky njeri dhe të bëjë publike, që ndoshta e kërcënojnë me yrnekin e Oliver Ivanoviqit. Serbia fashiste dhe ajo Kisha e faqes së zezë, do ta quajnë edhe tradhtar dhe do e zgjasin dorën e zezë deri në Rusinë cariste dhe maniakut dhe spiunit të KGB-së, Vladimir Putinit. Pra, Serbia kriminale do sajoj shumë gjëra që të mos bëhet e madhe kjo që bëri Nikolla Sanduloviq.

Ju nuk do ta besoni se këtë nuk do e përkrahin as bandat politike në Kosovë, për këtë gjë, se Albini morri një potes që nuk mund ta bëjë  askush nga bandat politike në Kosovë, se këto banda kanë drojën e madhe se do i gjuan në shpinë këtyre faqezinjve faktori ndërkombëtar, sepse atyre ju pëlqen të respektohet fjala,mendimi i lirë dhe shumëçka tjetër. Ndaj, këto banda në fakt rreshtohen aty rrotull Aleksandër Vuçiqit, por ndërsejnë tinëzisht dhe mundohen të kafshojnë helmueshëm. Këtyre bandave opozitare, nuk ju interesojnë fare këto gjëra, këtyre bandave ju intereson vetëm se si të vijnë edhe njëherë në pushtet, atë e kanë sëmundje dhe më pas vjen hajnia se e kanë në gjak. Në këtë aspekt unë, do t´i ndihmoj që të mos sëmuren mentalisht, t´i marrin ilaçet dhe të mos mendojnë kot një gjë të tillë se këta kanë vdekur politikisht nuk janë gjë tjetër pos xhenaze të gjalla.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".