Si rrjedhojë e asaj që Amerika ende po e përkëdhel Serbinë, Kosova ka vështirësi të orientimit

Si rrjedhojë e asaj që Amerika ende po e përkëdhel Serbinë, Kosova ka vështirësi të orientimit
Si rrjedhojë e asaj që Amerika ende po e përkëdhel Serbinë, Kosova ka vështirësi të orientimit

Dr. Hysni Aliu

  • 19 February 2023 - 08:47

Shkruan: Dr. Hysni Aliu 

Deklarata e fundit e kryetarit të komisionit  për politikë të  jashtme në senatin amerikan Robert Menendez, ku ai e kritikon deklaratën e Derek Choletit për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e mundshme,  dhe kur zotëria Menendez thekson që njohja duhet të  vjen së pari nga Serbia e pastaj të  tjerat, më ka bërë edhe mua të dyshoj edhe më shume në politikën amerikane që udhëhiqet nga disa individ, siç ishte Grenell e tash Eskobar e Hil. Madje z. Grenellin e dekoroi kryetari i Serbisë si një njeri që bëri shumë për Serbinë.

 

 

SHBA dhe Serbia janë armiq ende, dhe armikun kur e dekoron, ajo do të thotë  që ke kaluar në anën e tij.

Unë jam tepër i shqetësuar që nuk po kemi kujt ti besojmë. Ne as s’ po mundemi ti besojmë nënës Shqipëri e as nënës Amerikë,  kemi mbetur praktikisht me Britaninë, Gjermanin dhe Francën e Italinë. Si rrjedhojë e asaj që Amerika po e përkëdhel Serbinë, Kosova ka vështirësi të orientimit.

 

Unë besoj që skandali me ish agjentin e FBI-së tregon se në çfarë bote të korruptuat po jetojmë. Besoj shumë që duhet të formohet një Gjykatë Speciale Evropiane e cila do ti hulumtonte këta njerëz të lidhur me oligarkët rus sepse ata janë të shumtë dhe gjenden për mendimin tim në çdo institucion evropian. E njëjta gjykatë duhet të formohet edhe në SHBA për ta pastruar vendin nga oligarkët  rus dhe serb, dhe blerja e njerëzve me ndikim në politikën amerikane. Unë si individ i besoj vetëm asaj që e thotë z Biden, të tjerëve për arsyet e lartpërmendura s’ju besoj.

Pastaj i besoj  z. O laf Shoölc, apo kryetarit Makron ose kryeministrit britanik apo kanadez. Kjo do të thotë që shteti i Kosovës, qeveria e  presidenca më së shumti duhet të kërkojnë kontakte dhe biseda me njerëz nga këto vende, pra me presidentët, në mënyrë që pikëpamjet për marrëveshje finale të akordohen me ta. Çdo gjë tjetër duket se është e përlyer dhe jo e besueshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".