Mjaftë me pushtete të burokratizuara dhe të korruptuara që vendin e izoluan dhe popullin e varfëruan

Mjaftë me pushtete të burokratizuara dhe të korruptuara që vendin e izoluan dhe popullin e varfëruan
Mjaftë me pushtete të burokratizuara dhe të korruptuara që vendin e izoluan dhe popullin e varfëruan

Skender Mulliqi

  • 20 February 2023 - 15:28

Shkruan: Analisti-Skënder Mulliqi 

 

Me njerëzit e kaluar në pushtet nuk mbahet në këmbë të forta shteti dhe as nuk kemi mirëqenie të përgjithshme. Duhet të shkëputet hallka e ish komplotistëve të privilegjuar .Klasa e re politike të kërkon akumulime të reja politike për ti lënë mbrapa krizat politike, krizat ekonomike dhe sociale, të cilat e kanë ngulfatur shumë jetën në Kosovë.

 

Ne që po jetojmë në Kosovën e vogël, e nuk kemi tjetër vendlindje, duhet të ruajmë dhe kultivojmë atë si sytë e ballit. Ne, konsiderohemi nga të tjerët dhe jemi si racë njerëzore e veçantë dhe më e bukura në botë. Nëse u çliruam më luftë nga Serbia në vitin 1999, na nevojitet një mobilizim tjetër që të mbrojmë Republikën nga ekspanzioni ruso serbë në Ballkan. Nëse klasa e vjetër politike nuk e mbrojti dhe kultivojë shtetin më të ri në botë sa duhet, klasa e re politike detyrimisht këtë ta bëjë. Na duhet një Kosovë, më ndryshe , shumë më e zhvilluar dhe e përparuar. Na duhet një Kosovë në strukturën e BE-së dhe në NATO. Na duhet që më metoda demokratike ta revolucionalizojme shoqërinë tonë . Mjaftë është bërë më pushtete të burokratizuara dhe të korruptuara që vendin e izoluan dhe e varfëruan. Me njerëzit e kaluar në pushtet nuk mbahet në këmbë të forta shteti dhe as nuk kemi mirëqenie të përgjithshme. Duhet të shkëputet hallka e ish komplotistëve të privilegjuar .Klasa e re politike të kërkon akumulime të reja politike për ti lënë mbrapa krizat politike, krizat ekonomike dhe sociale, të cilat e kanë ngulfatur shumë jetën në Kosovë. Të kthejmë kohën kur do të kemi punësime të te rinjve tanë , të cilët ende po vazhdojnë të largohen nga vendlindjet e tyre. Të kthehet ajo që ka qenë pronë e shtetit dhe të gjithë qytetarëve , dhe e tillë të mbetet përgjithmonë. Të krijohet një ambient tjetër i sigurisë për qytetarët tanë, të cilët nuk po jetojnë shumica mirë. Të kthehet në vendin e vet liria bukur shumë e humbur personale. Mjaftë gjatë ka shkuar më malverzime. Njerëzit më predispozicione idioteske dhe banditeske nuk i duhen Kosovës. E kemi prekur më shumë çka fundin, dhe një ri ngritje gjithsesi duhet të ndodhë. Kjo elitë politike nuk ishte dashur të dështojë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".