Kosova është lodhur me pushtete të burokratizuara e të korruptuara

Kosova është  lodhur  me pushtete të burokratizuara e të korruptuara
Kosova është  lodhur  me pushtete të burokratizuara e të korruptuara

Skender Mulliqi

  • 21 February 2023 - 15:33

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi 

Si duket të rinjtë tanë edhe për një kohë duhet të jetojnë më frikë për të nesërmen e tyre. Kjo gjeneratë relativisht e re e skenës tonë politike , e cila ka ardhur në pushtet, ishte dashur të krijon besim më të madh te njerëzit e politikës. Ata mund të japin shembuj të mirë , duke ju ndihmuar dhe duke ju ngritur moralin, së perspektivën e kanë në vendlindjen e tyre, e jo duke i braktisur masivisht ato. Kthimi i besimit të humbur, e kthen edhe perspektivën për të ndërtuar jetë më të lumtur në vendin tënd. Duhet eliminuar negativitetet e shumta shoqërore dhe politike në kuptimin e gjerë të fjalës. Me të rinjtë tanë duhet pasur një qasje krejt më ndryshe , së sa e patën njerëzit e deri dje të politikës .Të rinjve duhet dhënë hapësirë për veprim. Duhet dhënë hapësirë shumë më të madhe edhe në jetën publike…! Të rinjtë janë perspektiva e çdo shteti dhe kombi.

 

Në situatën kur njerëzit e politikës garojnë bllanko, garojnë më ofendime , zënka, rrena të përditshme , manipulime, nuk i mbajnë premtimet, nuk është çudi së sot shumica e të rinjve nuk po ju besojnë. Si prurës të ligjeve dhe të shumë vendimeve politike për të rregulluar jetën tonë, politika duket së edhe për një kohë nuk do të këtë shumë perspektivë në Kosovë. Veprimet e tyre janë kurruptive, janë veprime të nepotizmit, klientelës, të punësimeve familjare, e të ilakave dhe të punësimit mbi baza partiake e hajnive të ndryshme…Politika sot në Kosovë është pa përmbajtje , e nisur më ndasi të mëdha, në trivialitete, ofendime dhe më sjellje bandititeske midis Kuvendit si institucioni më i lartë i shtetit, dhe në mjetet e informacionit publik. Pasojat e politikave të tilla , po ndihen tepër shumë , së jetën na kanë bërë të keqe. Situata ku më shumë po sillemi në rrethin vicioz, është jashtëzakonisht e dëmshme për shoqërinë e re të Kosovës. Të rinjtë tanë po të kishin nga kush të mësonin dhe të edukoheshin, së kjo punë nuk bëhet vetëm gjatë shkollimit, do të kishin krijuar shumë gjera të mira për veten dhe për shtetin. Si duket të rinjtë tanë edhe për një kohë duhet të jetojnë më frikë për të nesërmen e tyre. Kjo gjeneratë relativisht e re e skenës tonë politike , e cila ka ardhur në pushtet, ishte dashur të krijon besim më të madh te njerëzit e politikës. Ata mund të japin shembuj të mirë , duke ju ndihmuar dhe duke ju ngritur moralin, së perspektivën e kanë në vendlindjen e tyre, e jo duke i braktisur masivisht ato. Kthimi i besimit të humbur, e kthen edhe perspektivën për të ndërtuar jetë më të lumtur në vendin tënd. Duhet eliminuar negativitetet e shumta shoqërore dhe politike në kuptimin e gjerë të fjalës. Me të rinjtë tanë duhet pasur një qasje krejt më ndryshe , së sa e patën njerëzit e deri dje të politikës .Të rinjve duhet dhënë hapësirë për veprim. Duhet dhënë hapësirë shumë më të madhe edhe në jetën publike…! Të rinjtë janë perspektiva e çdo shteti dhe kombi. Ne që po jetojmë në Kosovën e vogël, e nuk kemi tjetër vendlindje, duhet të ruajmë dhe kultivojmë atë si sytë e ballit. Ne, konsiderohemi nga të tjerët dhe jemi si racë njerëzore e veçantë dhe më e bukura në botë. Nëse u çliruam më luftë nga Serbia në vitin 1999, na nevojitet një mobilizim tjetër që të mbrojmë Republikën nga ekspansioni ruso serbë në Ballkan. Nëse klasa e vjetër politike nuk e mbrojti dhe kultivojë shtetin më të ri në botë sa duhet, klasa e re politike detyrimisht këtë ta bëjë. Na duhet një Kosovë, më ndryshe , shumë më e zhvilluar dhe e përparuar. Na duhet një Kosovë në strukturën e BE-së dhe në NATO. Na duhet që më metoda demokratike ta revolucionarizojmë shoqërinë tonë . Mjaftë është bërë më pushtete të burokratizuara dhe të korruptuara që vendin e izoluan dhe e varfëruan. Me njerëzit e kaluar në pushtet nuk mbahet në këmbë të forta shteti dhe as nuk kemi mirëqenie të përgjithshme. Duhet të shkëputet hallka e ish komplotistëve të privilegjuar . Klasa e re politike të kërkon akumulime të reja politike për ti lënë mbrapa krizat politike, krizat ekonomike dhe sociale, të cilat e kanë ngulfatur shumë jetën në Kosovë. Të kthejmë kohën kur do të kemi punësime të te rinjve tanë , të cilët ende po vazhdojnë të largohen nga vendlindjet e tyre. Të kthehet ajo që ka qenë pronë e shtetit dhe të gjithë qytetarëve , dhe e tillë të mbetet përgjithmonë. Të krijohet një ambient tjetër i sigurisë për qytetarët tanë, të cilët nuk po jetojnë shumica mirë. Të kthehet në vendin e vet liria bukur shumë e humbur personale. Mjaftë gjatë ka shkuar më malverzime . Njerëzit më predispozicione  idioteske dhe banditeske nuk i duhen Kosovës. E kemi prekur më shumë çka fundin, dhe një ri ngritje gjithsesi duhet të ndodhë. Kjo elitë politike nuk ishte dashur të dështojë!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".